LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohen detajet/ Kush e përgatiti shkresën skandaloze për shkatërrimin e zgjedhjeve

25 Qershor 2019, 09:25, Aktualitet CNA
Zbulohen detajet/ Kush e përgatiti shkresën skandaloze për

Mbrëmjen e djeshme, një dokument pa firmë dhe pa vulë, një shkresë thuajse si trakt u publikua në shumë media.

Fillimisht shkresa u duk e pabesueshme, për shkak të mungesës së vulës dhe një numri të protokollit zyrtar, sikur të ishte një dokument i shkruar kudo apo një fake news i përdorur si opozitë.

Në fakt pas disa verifikimeve të shpejta, CNA.al mundi t?a konfirmojë nga disa burime zyrtare brenda Partisë Demokratike.

Ajo shkresë më pas u publikua edhe në emsionin Real Story të Sokol Ballës, i cili fillimisht tentoi të krijonte alibinë e një Fake News, por më pas e pranoi që ishte e vërtetë dhe do të ishin misionet diplomatike ato që do të bënin verifikimin e saj letre.

Sot në mëngjes, e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses Ones është takuar me kreun e PD-së, Lulzim Basha, menjëherë pas asaj që tha dje vetë Sokol Balla, apo publikimit të dokumentit jo zyrtar të PD-së, në media.

Në fakt vështirë që Lulzim Basha ta pranojë atë shkresë, por burime zyrtare nga PD-ja, thanë se ajo është e pamohueshme.

Dokumenti është përgatitur nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Gazment Bardhi dhe ajo ka qënë në dorë të të gjithë anëtarëve të kryesisë. Shumica prej tyre kanë qarkulluar me të, por u është dhënë edhe drejtuesve të PD-së në rrethe si dhe ish-deputetëve, të cilët më tej ua kanë përcjellë kryetarëve të degëve dhe kryetarëve të bashkive, si një letër udhëzuese dhe qëndrim final që Partia Demokratike do të mbajë ditën e zgjedhjeve.

Edhe një herë dje është konfirmuar ajo që Basha ka thënë shpesh, se zgjedhje me 30 qershor nuk do të ketë. Dhe ajo që e konfirmoi dje edhe Dashamir Shehi, i cili pas takimit me aleatët, në një prononcim për mediat tha se do të bënin gjithçka që të mos ketë një proces zgjedhor.

Të njëjtën gjë e kanë paralajmëruar edhe kryetarët e bashkive, që i përkasin aleancës së PD-së dhe LSI-së, ku nuk kanë lejuar në shumicën e bashkive të mëdha, si në Shkodër, Mallakastër, Kamëz apo Lezhë që të ketë zyra për KZAZ-në, apo si në Kukës që kanë bërë spstimin e tyre, apo kanë kundërshtuar që të zhvillohen zgjedhjet.

Për më tepër ata kanë dalë edhe me një deklaratë zyrtare, ku kanë theksuar se nuk do të lejojnë zgjedhjet, por do të zbatojnë vendimin e presidentit.

Mesa duket nga 61, në të paktën 27 prej tyre po tentohet të prishet procesi zgjedhor.

Por, nga 27 bashki të drejtuara nga opozita jashtë parlamentit, të cilat një pjesë e madhe janë të drejtuara nga PD, dhe 13 nga LSI të mbështetur dje nga Partia Socialiste, kur ishin së bashku në koalicion në 2015-ën. Por janë edhe në disa zona që tradicionalisht njihen si të majta, si Mallakastra, apo edhe Pogradeci, ku po tentohet që me kryebashkiakët të prishet procesi, por me sa duket është më e vështirë.

Gjithësesi vizita mëngjesin e sotëm e Leyla Moses Ones në zyrën e Lulzim Bashës është një shenjë tjetër e qartë e diplomacisë perëndimore, se opozita nuk ka mbështetje në aksionin e saj kundër zgjedhjeve të 30 qershorit./ CNA.al

Udhëzimi i Bashës për degët e PD/ Shkatërroni KZAZ, prishni zgjedhjet, përballuni me Policinë

?Shkatërroni procesin zgjedhor?/ Përfaqësuesja e SHBA urgjent në zyrën e Bashës

?Shkatërroni procesin zgjedhor?/ Përfaqësuesja e SHBA urgjent në zyrën e Bashës

Lajmet e fundit nga