LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Votimet, pasiguri juridike"/ Akademiku: Rrezikojmë konflikt me përmasa të gjera

25 Qershor 2019, 20:05, Aktualitet CNA
"Votimet, pasiguri juridike"/ Akademiku: Rrezikojmë konflikt me

Dita e diela, kur me këmbëngulje të kryeministrit Edi Rama dhe kundër çdekretimit të datës së mbajtjes së zgjedhjeve nga Presidentit, do të mbahen votimet për pushtetin vendor, është në fokus edhe të emisionit “Tempora” të mbrëmjes së sotme. Ku temë qendrore diskutimi është “30 qershori shansi i fundit”.

Midis të ftuarve në emision është dhe akademiku  Artan Fuga, i cili  30 qershorin e sheh si një arenë konflikti me përmasa të gjera dhe jo si ditë votimi..

“E diela është moment kur për herë të parë procesi elektoral dhe zgjedhjet, si një akt politik,  janë në një moment krize, përfaqësojnë krizë shumë të madhe. Sigurisht do të ketë një pjesë të popullsisë që do veprojnë në mënyrë dhe një pjesë e elektoratit që do bëjë një mënyrë tjetër. Është e natyrshme që Basha të kërkojë që zgjedhjet të bojkotohen, por mua më shqetëson fakti që ne si komb ndodhemi përpara një moment që quhet pasiguri juridike. Sepse votimet  mbështeten në dy baza juridike që janë kontradiktore me njera-tjetrën

Kemi shpallur një datë zgjedhjesh, mbi këtë bazë partitë e maxhorancës janë regjistruar, ndërkohë opozita është larguar. Presidenti ka anuluar Dekretin e parë dhe të dyja palët janë në atë që quhet pasiguri juridike. Kjo pasiguri juridike, nga pikëpamja juridike, sjell konflikt social. Ne jemi dhe rrezikojmë një konflikt social, me përmasa shumë të gjëra.

Sot unë i qëndroj një ligji që në statistikë dhe shkendca sociale është ligjit i” Meet Calfit”,që thotë në qoftë se supozohet teorikisht që një gjë e keqe mund të ndodhë, ajo gjë mund të ndodhë”, ka artikuluar akademiku Artan Fuga./CNA.al

Lajmet e fundit nga