LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Udhëzimi për zgjedhjet/ PD akuza të forta Arta Markut

25 Qershor 2019, 12:06, Aktualitet CNA
Udhëzimi për zgjedhjet/ PD akuza të forta Arta Markut

Partia Demokratike ka reaguar pas udhëzimit të kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku për  menaxhimin e zgjedhjeve, para dhe pas mbajtjes së tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, thotë se udhëzimet e Markut janë humbje kohe.

Gjithashtu ai thotë se Marku ka në tryezë dosje si 184 dhe 339 që kanë lidhje me dyshimet për shitjeblerje votash në 2016-ën në Dibër dhe në zgjedhjet parlamentare në 2017-ën, të cilat sipas tij nuk po zbardhen.

“Përfaqësuesja e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme Arta Marku i ka mbi tavolinë dy dosje të krimeve mostruoze zgjedhore, nr. 184/2016 dhe nr. 339/2017. Po humb kohën kot me udhëzime e shkresa pa vlerë! Boll pengove hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të hajdutëve të zgjedhjeve, të kapur me përgjime të ligjshme të prokurorisë për krime të rënda.

Krime zgjedhore të rënda janë blerja e votave, kanosja e votuesve, presioni mbi administratën apo përdorimi i administratës për zgjedhje. Këto krime duhen ndëshkuar, pavarësisht nëse janë kryer nga Ulsiu, Damiani apo Vangjushi. Pa u ndëshkuar hajdutët e zgjedhjeve, nuk mund të ketë zgjedhje të tjera në Shqipëri. Boll më me lojra dhe propagandë. Kohë për drejtësi është tani!”, shkruan Bardhi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga