LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Udhëzimi i Gazment Bardhit Fake News?/ Dy pyetje për Lulzim Bashën

25 Qershor 2019, 10:44, Aktualitet CNA
Udhëzimi i Gazment Bardhit Fake News?/ Dy pyetje për Lulzim

Kreu i Republikës së re, Lulzim Basha ka folur për gazetarët pas takimit me të dërguarën e SHBA-ve në selinë e PD, Leyla Moses Ones.

I pyetur nëse ka kërkuar nga të zgjedhurit në pushtetin lokal që të krijojnë incidente në 30 qershor, kreu i PD tha se ky është një mashtrim.

?Ku e keni marrë këtë informacion. Natyrisht që është një prodhim i mercenarëve mediatikë të Edi Ramës. Mashtrim total dhe shërbim që i bëhet Edi Ramës dhe klikës së tij.?-tha Basha.

Pra, ashtu sikurse ka mohuar aleancën me Edi Ramën, aleancën me Ilir Metën, siç ka ka mohuar financimet në SHBA dhe çdo gjë tjetër, sot Lulzim Basha mohoi edhe udhëzimin për të shkatërruar procesin zgjedhor, sepse është një gënjeshtar dhe një mashtrues publik.

Por, tani dy pyetje kemi.

E para, kur do të dalë udhëzimi zyrtar për degët e PD-së, që nuk do të shkatërrojnë proçesin zgjedhor, që nuk do të sulmojnë KZAZ-të dhe nuk do konfrontohen me policinë?

Dhe e dyta, A do ta mohojë shkresën Lulzim Basha, në rast se publikohen dokumente dhe prova që ky dokument është shpërndarë nga Gazment Bardhi, sekretariati i PD-së, anëtarët e kryesisë, kryebashkiakët në detyrë dhe të deleguarit në qarqe?

Këto janë dy rrugët, të nxjerrë udhëzimin e ri, dhe t?jua shpërndajë personave të mësipërm, ku të deklarojë që letra e publikuar është Fake dhe nuk reflekton qëndrimin zyrtar të PD-së./ CNA.al

Shkatërrimi i zgjedhjeve/ Basha mohon udhëzimin e Gazment Bardhit

Zbulohen detajet/ Kush e përgatiti shkresën skandaloze për shkatërrimin e zgjedhjeve

Udhëzimi i Bashës për degët e PD/ Shkatërroni KZAZ, prishni zgjedhjet, përballuni me Policinë

Analizë/ Pse dokumenti me 6-pika për shkatërrimin e zgjedhjeve është i vërtetë

Lajmet e fundit nga