LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘Rilindjen’ do ta kishte zili dhe Erdogani/ Andi Bushati: Jemi përballë një regjimi

25 Qershor 2019, 18:09, Aktualitet CNA
‘Rilindjen’ do ta kishte zili dhe Erdogani/ Andi Bushati: Jemi

Analisti Andi Bushati ka folur mbi krizën politike në vnedin tonë, për palët politike dhe rolin që duhet të ketë opozita në datën e zgjedhjve.

Mbajtja e zgjedhjeve më 30  qershor do të vendos vijën ndarëse mes demokracisë dhe regjimit ka thënë Bushati ndërsa ishte i ftuar në News 24.

Bushti thekson se modelin e qeverisjes së mazhorancës do ta kishte zili edhe  Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

?Datën e zgjedhjeve nuk e vendos një ambasador, por e vendos Presidenti i Republikës. Mbështetjen e ndërkombëtare, qeveritë shqiptare e kanë pasur edhe kur kanë patur Sorosin kundër. E para e punës unë mendoj se nëse Rilindja zhvillon zgjedhje, presidenti duhet të japë dorëheqjen. Presidenti ka dy rrugë: ose të dalë me nder nga kjo situatë, ose të mbetet një kukull në dorë të qeverisë. Ky është një shtet, të cilin sot edhe Erdoganin do ta kishte zili pasi vepron vertikalisht. Opozita ka bërë një gabim të madh, që kur dogji mandatin, ka përkundër në mëndje të njerëzve se kjo do të jepte një zgjidhje shumë të shpejtë.

Nuk ka regjime që bien me dekrete presidenciale. Kjo është një betejë e gjatë për të kuptuar se njerëzit të ndërgjegjësohen se jemi përballë një regjimi.  30 qershori është një vijë ndarëse mes demokracisë dhe regjimit.  Ata janë aq të fortë, sepse ata të mbytin që në vatër. Nuk mund të zihet një luan me një shpend të vogël.Gjëja më e mirë që mund të bëj opozita janë fotografitë, kamerat, celularët para çdo qendre votimesh, që të identifikojë sa po hyjnë dhe sa nuk po hyjnë. Gjithmonë për t?u fokusuar tek pjesëmarrja?-tha Bushati ndër të tjera./CNA.al

Lajmet e fundit nga