Connect with Us

PD e shqetësuar për pozat e Gazment Bardhit/ Ja foto që duhet të përdorni

Aktualitet

PD e shqetësuar për pozat e Gazment Bardhit/ Ja foto që duhet të përdorni

Publikuar

-

Video-“Landfilli i Sharrës frymëzim për filmat me mafiozë”/ Paralajmëron Gazment Bardhi: Në fund…

Partia Demokratike ka shprehur sot shqetësimin lidhur me pozat e sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi që qarkullojnë në media.

Pëmes një njoftimi në rrjetin social Whatssap, PD  adreson një thirrje ndaj medias që të mos përdorë fotografi të vjetëra por një pozë ku Bardhi duket më këndshëm.

Shqetësimi i PD lidhet edhe me faktin që herë pas here figura të ndryshme të medias dhe politkës hedhin dyshime lidhur me orientimin e tij seksual, ku rasti i fundit që e kanë vënë në dukje kanë qenë deputetët Myslim Murrizi dhe Kujtim Gjuzi.

Urojmë që me fotografinë e re, PD të shuajë të gjitha zërat./ TemA

LEXO EDHE:  “Pushkatim në pritë demokratëve”/ Berisha: Basha ka hequr njerëz që kishin një jetë në PD

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Moti i keq “mbërthen” Shqipërinë/ Shemben ura, përmbyten lagje e banesa

Publikuar

-

Nga

Sipas të dhënave të raportuara nga emergjencat civile, reshjet e shumta kanë sjellë disa problematika në zona të caktuara të vendit. Situata konkretisht paraqitet si më poshtë:

Qarku Tiranë. Si rezultat i reshjeve të shiut ka pasur prezencë uji në rrugën “5 Maji”, ku janë rrezikuar disa banesa. Ekipet e punës së bashkisë Tiranë kanë punuar për normalizimin e situatës.

Në vendin e quajtur Ura e Maqedonasit, bashkia Rrogozhinë, Lumi Shkumbin ka rritje të prurjeve dhe lumi ka filluar të dalë nga shtrati. Në vendngjarje kanë shkuar përfaqësues të bashkisë Rrogozhinë si dhe Prefekti i qarkut Tiranë Z. Afrim Qëndro. Situata po mbahet në monitorim.

Qarku Shkodër. Ka patur reshje shiu me intensitet mesatar. Në aksin rrugor Tamarë- Qafa e Bërdalecit ka pasur rënie gurësh dhe inerte. Firma kontraktore ka punuar për pastrimin e saj.

Qarku Durrës. Si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë ka një fryrje të lumit Erzen në zonën e Sukthit. Situata po monitorohet nga Prefekti i qarkut Durrës.



Qarku Dibër. Në fshatin Vinjoll, njësia administrative Lis, është dëmtuar Ura e Kaçes, e cila është rrëmbyer nga prurjet e zallit dhe është bërë e pakalueshme. Rreth 10 familje janë të izoluara dhe nuk komunikojnë dot me qendrën e fshatit dhe as me qendrën e njësisë administrative.

LEXO EDHE:  Kush e pengon integrimin/ Laura, Basha apo gjermani i fundit?

LEXO EDHE:  Selami në grupin e PD-së/ Na keni futur në kurthin e sherrit me ndërkombëtarët

Qarku Elbasan. Si pasojë e reshjeve që vazhdojnë dhe e prurjeve të mëdha të ujit ka dalje të ujërave të përroit të Gurrës në njësinë administrative Shushicë dhe dalje të lumit Shkumbin në Malasej, njësia administrative Gjergjan, bashkia Elbasan, ku janë nën ujë gati 1 ha toka bujqësore.

Në aksin rrugor Librazhd-Zgosht ka pasur rënie të gurëve në trupin e rrugës.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk janë raportuar probleme për shkak të kushteve të motit.

Të gjitha strukturat, qoftë të pushtetit vendor, ashtu dhe ato qendrore u bëjnë thirrje banorëve të zonave ku janë shfaqur probleme, të bëjnë kujdes dhe garantojnë se janë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë në çdo rast të nevojshëm.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reshjet intensive të shiut/ Problematika në disa prej askeve rrugore

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Reshjet e dendura të shiut dhe të borës, kanë bllokuar disa aske rrugore, duke e bërë shumë të vështirë qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se moti i keq ka shkaktuar rënie gurësh, drurë, si dhe materiale inerte në rrugë.

Sipas abc news, disa prej akseve më problematike janë:

Bajram Curri–Valbonë

LEXO EDHE:  Udhëtimi i Bashës drejt “thesarit” dhe përdhosja e simboleve të PD-së

LEXO EDHE:  Selami në grupin e PD-së/ Na keni futur në kurthin e sherrit me ndërkombëtarët

Kukës–Ura e Zapodit

Kukës–Bushtricë



Elbasan-Gjinar

Librazhd-Steblevë

Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi

Librazhd–Përrenjas

Elbasan–Qafë Thanë dhe Llogaraja./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foltorja e Berishës në SHBA/ Ky është përfaqësuesi i Republikanëve që do marrë pjesë

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha do të mbajë Foltoren e tij me demokratët që jetojnë në SHBA në 5 dhjetor.

Aktivistja Evi Kokalari përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se pjesë e Foltores do të jetë edhe përfaqësuesi i Republikanëve amerikanë.

Ajo shkruan se Rick Loughery do t’i bashkohet lidhjes virtuale të Berishës.

Në datë 5 Dhjetor do jem e pranishme në Foltoren me Diasporën që do mbahet në Neë Jersey, në adresën që vijon:

Marriott Hotel



LEXO EDHE:  “Pushkatim në pritë demokratëve”/ Berisha: Basha ka hequr njerëz që kishin një jetë në PD

LEXO EDHE:  Kush e pengon integrimin/ Laura, Basha apo gjermani i fundit?

138 Neë Pehle Avenue,

Saddle Brook, Neë Jersey, 07663

Në lidhje virtuale do jenë:

Dr. Sali Berisha & Rick Loughery, Kryetar i Federates të Republikanëve të Rinj të Amerikës.

#DiasporaFlet”, shkruan Kokalari./CNA.al

LEXO TE PLOTE