Ndahet nga jeta themeluesi i PD/ Basha: Sejdi Peka, luftëtar i paepur demokracisë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Ndahet nga jeta themeluesi i PD/ Basha: Sejdi Peka, luftëtar i paepur demokracisë

Publikuar

-

Kreu i PD -së Lulzim Basha, i ka shprehur ngushëllimet familjes së themeluesit të PD-së Sejdi Peka, i cili një ditë më parë u nda nga jeta.

“Mësova me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të Sejdi Pekës, themeluesit të Partisë Demokratike, Pishtarit të Demokracisë, luftëtarit të paepur kundër diktaturës komuniste dhe aktivistit shumëvjeçar në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Sejdiu ky pinjoll i një prej familjeve të mëdha që kurrë nuk u pajtuan me diktaturën dhe bënë çmos që t’ja shkurtonin jetën asaj, i dha dinjitet qëndresës 50-vjeçare të shoqërisë shqiptare kundër një prej regjimeve më të egra të planetit. I biri i luftëtarit të njohur të kompanisë famëmadhe 4000, Iljaz Pekës, Sejdiu e kaloi gjithë fëmijërinë e vet në kampe internimi dhe u rrit me atdhedashurinë e panjollosur nga propaganda e diktaturës:, thuhet në mesazhin e Bashës.

Mesazhi i plotë:

Mësova me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të Sejdi Pekës, themeluesit të Partisë Demokratike, Pishtarit të Demokracisë, luftëtarit të paepur kundër diktaturës komuniste dhe aktivistit shumëvjeçar në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Sejdiu ky pinjoll i një prej familjeve të mëdha që kurrë nuk u pajtuan me diktaturën dhe bënë çmos që t’ja shkurtonin jetën asaj, i dha dinjitet qëndresës 50-vjeçare të shoqërisë shqiptare kundër një prej regjimeve më të egra të planetit. I biri i luftëtarit të njohur të kompanisë famëmadhe 4000, Iljaz Pekës, Sejdiu e kaloi gjithë fëmijërinë e vet në kampe internimi dhe u rrit me atdhedashurinë e panjollosur nga propaganda e diktaturës.

Nën shënjestrën e makinerisë së dhunës që diktatura kishte ngritur në të gjithë vendin, familja e Sejdi Pekës ishte viktimë e luftës së klasave dhe vetë Sejdiu një pjesë të të rëndësishme të jetës e kaloi në kampet e internimit. Kam lexuar me mallëngjim përgjigjen që nëna e Sejdiut u dha oficerëve të Sigurimit, kur i kërkonin të thoshte se ku e kishte të shoqin dhe se si do t’i rriste fëmijët, pa patur as të drejtën e tallonit të bukës: “Fëmjët e Iljaz Pekës unë do t’i rris edhe në majën e atij lisi” ju është përgjigjur kjo heroinë e qëndresës ndaj diktaturës kasnecëve të Sigurimit.

Sejdiu nuk e njohu për së gjalli të atin, heroin e tij, por eci në gjurmët e tij dhe ishte një luftëtar i paepur për demokracinë që në fillim, në Qarkun e Kukësit.

Pishtari i Demokracisë Sejdi Peka nuk pushoi së angazhuari edhe pas 1990-s në mbrojtje të të drejtave të njeriut, duke spikatur në betejat e tij mediatike për dekomunistizimin e shoqërisë, kryesisht në apelet për hapjen e dosjeve të komunizmit si dhe largimin nga administratave të të gjithë atyre që kishin milituar në mekanizmat e diktaturës së dhunës.

Drejtues shumëvjeçar i degës së kryeqytetit të Shoqatës Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve Politikë, Sejdi Peka nuk reshti së angazhuari në të gjitha betejat e shoqërisë kundër tentativave për restaurimin e trashëgimisë diktatoriale dhe kthimin në pushtet të brezit të dytë të pinjollëve të diktaturës. Qindra shkrime botoi Sejdi Peka kundër ringjalljes së nostalgjisë për komunizmin dhe diktaturën dhe ky kontribut është një amanet që ai na lë të gjithëve, që ne të bëhemi barrikadë kundër këtij rreziku.

Me ndarjen nga jeta të Sejdi Pekës, familja humbi njeriun e dashur, Partia Demokratike një veteran të aktivizmit politik, mediat një aktivist të palodhur, kurse shoqëria një zë të pavarur. Por trashëgimia e tij publicistike do na shërbejë të gjithëve si një leksion që do t’i kthehemi sa herë metastazat e diktaturës do të kërkojnë të rifitojnë dukje publike.

U prehtë në paqen e amëshuar!

 

 

 

Aktualitet

Guardiola “detyron” PSG-në të shesë Neymar te Barcelona/ Zbuloni prapaskenën e çmendur të merkatos

Publikuar

-

Pas aludimeve dhe spekullimeve mbi ofertat e shumta të Barcelonës në adresë të PSG me qëllim rikthimin e Neymar në “Camp Nou”, tashmë ekziston një tjetër element që mund të favorizojë transferimin e brazilianit: Fair Play Financiar. PSG është i detyruar të zgjedhë nëse do të mbajë Mbappe, apo të pakënaqurin Neymar. Ylli francez ka nisur të tundohet nga Guardiola.

PSG është gati të ofrojë një rinovim prej rreth 40 milionë euro neto në sezon për fenomenin francez, por për momentin, financat nuk e lejojnë, për shkak të angazhimit dhe pagës së madhe që kampionët e Francës i detyrohen brazilianit Neymar.

Kështu, nëse qëndron Neymar, Mbappe shkon te Manchester City. Pikërisht, sipas “L’Équipe”, qëndrimi i njërit prej tyre, vendos largimin e tjetrit. Cilin do të zgjedhë Nasser Al-Khelaifi? Brazilianin e pakënaqur, apo të jashtëzakonshmin Mbappe? Mbase Guardiola mund të festojë në të dy rastet.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bayerni “çmendet” pas yllit argjentinas/ Kushton 60 milionë euro

Publikuar

-

Bayern Munich kërkon shërbimet e Giovani Lo Celso. 23-vjeçari argjentinas aktivizohet me Betis. Në klubin andaluzian ai ka bërë shumë mirë dhe e ka vendosur veten në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha evropiane.

Tottenham ka bërë ofensivën më të madhe për të. Betis kërkon 60 milionë euro, por dëshira e lojtarit për t’u larguar mund ta ulë këtë vlerë. Londinezët ishin dëshira e tij, megjithatë interesi i Bayernit mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

Betis bëri një biznes mjaft të mirë, duke e blerë për vetëm 22 milionë euro nga PSG-ja. Tani mund të fitojë të gati trefishin e shumës që pagoi për kartonin e tij. Ai luan në rolin e mesfushorit dhe për bavarezët mund të jetë alternativa e duhur për të zëvendësuar mungesën e Robben apo Ribey, të cilët u larguan në fund të sezonit të kaluar.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ngjela për Haradinaj/ “Nuk ka akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë”

Publikuar

-

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një postim në rrjetet socile Ngjela shprehet se kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë, shprehet Ngjela më tej, ndërsa shton se Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë

Ramush Haradinaj, burrë i vërtetë shteti dhe një shqiptar i madh.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër për të shkuar në Gjykatën Speciale të Hagës si qytetar i thjeshtë, duke theksuar se: “këtë e bëj për të ruajtur të paprekur dinjitetin dhe personalitetin e shtetit të Kosovës”.

Kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë.

Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending