Mbyllet sfida, Feronikeli kalon me sukses kundërshtarin në Champions League – CNA
Connect with us

Aktualitet

Mbyllet sfida, Feronikeli kalon me sukses kundërshtarin në Champions League

Publikuar

-

Skuadra e Feronikelit ia ka dalë të kalojë me sukses në finalen e turit paraeliminatore të Ligës së Kampioneve duke kaluar Linkoln Red Imps të Gjibraltarit. Kampiones së Kosovës i ka mjaftuar një gol i shpejtë për të prerë biletën për finalen e cila luhet pas pak ditësh në Prishtinë.

Hoti finalizoi me sukses një aksion që në minutën e tretë duke kaluar në avantazh Feronikelin, i cili më pas u mundua që të administronte ndeshjen e cila zhvillohej në Prishtinë, ashtu si i gjithë miniturneu i paraeliminatoreve.

Skuadra e Ramadanit ishte më e qartë në aksionet e saj dhe kishte disa mundësi të tjera për shënim, ndërsa porta e Troshupës nga ana tjetër u rrezikua rrallëherë nga skuadra e Gjibraltarit.

Në fund, ky gol mjaftoi që Feronikeli të zinte një vend në finalen e të premtes, ku do të ketë përballë ekipin e Santa Koloma të Andorrës që mundi po 1-0 Tre Pene të San Marinos.

Për fituesin është gati një vend në turin e parë të Ligës së Kampioneve ndaj TNS te Uellsit, por edhe një çek i majmë.

Kjo pasi duke llogaritur fitimet nga UEFA, skuadra që përfundon në Champions merr një çek prej më shumë se 1 miliopnë eurosh në rastin më të keq të mundshëm në ecurinë në këtë turne apo në Ligën e Europës.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Të dukesh “bombë” si Kylie Jenner! Miliarderja tregon koleksionin e rrobave të banjos

Publikuar

-

Ajo po pushon në ishujt e famshëm të Turks dhe Caicos. Duket se vera nuk po mbaron për Kylie Jenner,  e cila po ngre temperaturat me foto e saj me bikini.

Miliarderja shfaqet tejet seksi, ku përveç formave ekspozon dhe modelet e ndryshme të rrobave të banjos, pasi ajo ëhstë një nga njerëzit më të ndjekur në rrjetet sociale dhe miliona vajza frymëzohen nga veshjet e saj.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vjedhje e trafik droge/ Njëmbëdhjetë të arrestuar në Romë

Publikuar

-

Policia italiane ka arrestuar 11 persona gjatë ditës së sotme në Romë, për vjedhje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Katër vetë u arrestuan në flagrancë në stacionin Termini në Romë, nën akuzën e vjedhjes së rëndë. Hetuesit vunë re se 4 persona bënin veprime që ngjallnin dyshime dhe pas verifikimeve që kryen, arritën të dokumentojnë vjedhjet dhe arrestojnë përgjegjësit, shkruajnë mediat italiane.

Ndërkaq, arrestime u kryen edhe për tregti të drogës në Romë. Kështu, në pranga kanë përfunduar një 17-vjeçar italian nga Roma dhe 2 shqiptarë të moshave 20 dhe 21 vjeçe. Të arrestuarit dyshohet se shpërndanin lëndën narkotike në sheshet e Romës.

Karabinierët sekuestruan gjithashtu heroinë dhe kokainë. Në pranga pëfundoi edhe një grua italiane për evazion fiskal. Hetimet po vazhojnë për raste kriminale të ngjashme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zbardhet padia e PD-së për zgjedhjet e 30 qershorit/ Ja cilat ishin kërkesat

Publikuar

-

Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurori pak ditë më parë anëtarët e KQZ-së, komisionerët e PS dhe zyrtarë të lartë për krimet e kryera në procesin zgjedhor të 30 Qershorit.

Nëpërmjet një letre të datës 12 Korrik, për të cilën është vënë në dijeni edhe shefja e Misionit të ODIHR, Audrey Glover, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, vë në dukje se organi i akuzës në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm nuk po heton seriozisht dosjet e vjetra 184/2016 dhe 339/2017, por nuk ka nisur asnjë hetim për asnjë prej shkeljeve të rënda ligjore që u konstatuan gjatë procesit antikushtetues të 30 Qershorit.

Po kështu, PD i kërkon  Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, të mos pengojë hetimet për krimet zgjedhore duke i shërbyer axhendës së saj personale për t’u emëruar Kryeprokurore dhe regjimit kriminal të Edi Ramës.

“Që prej emërimit tuaj antikushtetues si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, kontrolli i qeverisë mbi prokurorinë është çimentuar, duke sjellë, njëkohësisht, çimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë. Gjatë drejtimit tuaj, asnjë zyrtar i lartë i qeverisë, asnjë politikan, asnjë funksionar i lartë publik nuk ka dalë para drejtësisë për krimin e korrupsionit apo të krimeve zgjedhore, megjithëse denoncimet publike kanë qenë me qindra.” – thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending