Kryebanditi dhe kryehajduti President/ Në burg prokurorët që aministuan “Ilirin e floririt” – CNA
Connect with us

Aktualitet

Kryebanditi dhe kryehajduti President/ Në burg prokurorët që aministuan “Ilirin e floririt”

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta, është zgjuar sot në panik. Që në orën 8 të mëngjesit ai është shfaqur në konferencë për mediat, duke akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegjin Zgjedhor që rrëzuan vendimin e tij.

Në fakt ai nuk duket i shqetësuar për rrëzimin e vendimit të tij, por për arsyen, se pas gjithë këtij kaosi ku është zhytur vendi e pret burgu.

Ngritja e SPAK-ut dhe BKH i ka futur të dridhurat Metës dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, duke bërë kështu që selia e Presidencës të kthehet në selinë e LSI-së dhe të opozitës joparlamentare.

Duke përdorur kaosin, krizën politikën kryebanditi i politikës shpreson t’i shpëtojë drejtësisë dhe të mos japë llogari për vjedhjen e pasurisë së popullit.

Nën petkun e Presidentit, Meta po tenton që ta mbajë drejtësinë larg tij, shkruan CNA.al.

Sot e tha copë, se deri në vitin 2022 nuk ka çfarë ti bëjë askush.

“Ky institucion nuk i përket Ilir Metës, por Republikës, nuk do të bjerë kurrë, nga ky institucion do të fillojë ringritja e Republikës, Shqipëria nuk do të kthehet në koloni. Bashkë do të jemi këtu deri në 24 korrik të 2022”, tha sot Meta në konferëncën për media.

Në fakt, në burg duhen çuar prokurorët që e kanë amnistuar nga hetimet, duke bërë që kryehajduti sot të jetë në krye të Presidencës, dhe duke kërcënuar se nuk do ta lëshojë atë.

Iliri i bllokut të zi dhe i 200 mijë eurove, ka guximin e bën moral, në një kohë që duhej të ishte pas hekurave.

Iliri i floririt të Krrabës

Vite më parë në tunelet e sigurisë në Krrabë u vodhën rreth 280 kg ar. Në atë kohë Qeveria kryesohej nga Ilir Meta dhe tunelet e Krrabës konsideroheshin ndër më të sigurtat, në ruajtjen e thesarit të shtetit.

Ishte Partia Demokratike në atë kohë që denoncoi vjedhjen e floririt të Krrabës, mirëpo alarmi i i dhënë nga selia blu, u quajtën sulme politike dhe asgjë më shumë.

Hetimet për këtë ngjarje nuk zbardhën kurrë sasinë e floririt të vjedhur në Krrabë, por organi i akuzës në atë kohë u mjaftua me arrestimin e disa banorëve të zonës.

Në vitin 2000, Sali Berisha në atë kohë President,  akuzonte kryeministrin e atëhershëm Ilir Meta si shkaktarin e kësaj vjedhje shtetërore.

“Nëqoftëse dikush mendon tu vjedhë shqiptarëve floririn dhe të laj duart si ponc pilati, gabon shumë rëndë, ka bërë llogaritë shumë të gabuara. Kërkoj me insistim dorëheqjen e Ilir Metës”,  ka deklaruar në atë kohë Berisha.

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Basha zbardh takimin me Metën dhe aleatët

Por ndaj Metës dhe bashkëshortes së rij, gishti akuzues drejtohet për pasurinë e përfituar nëpërmjet korrupsionit.

Nëse Prokuroria, ishte e paaftë, apo e ndikuar politikisht dhe nuk e hetoi Metën në lidhje me zhdukjen e floririt të Krrabës, për pasurinë duhej ta kishte bërë një gjë të tillë.

“Zhdukja” e vilës në Gjirin e Lalzit

Vila luksoze e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit u bë publike në një emision televiziv.

Me një hapësirë  2000 m2 oborr me ullinj dhe palma, të cilat për shkak të madhësisë së tyre ishin transportuan me helikopter, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta krenoheshin me pasurinë që dyshohet se është vënë me paratë e vjedhura nga populli.

Në brendësi të vilës kishte 11 tualete, madje njëri ishte specifik për nevojat personale të maces.

Ndërsa mobilimi i vilës kishte kushtuar mbi 400 mijë euro. Mirëpo menjëherë pas transmetimit të emisionit pamjet e vilës u zhdukën dhe tani nuk ekzistojnë askund.

CNA.al ka bërë një vëzhgim të pasurisë, së Kryemadhit që nga vitit 2003 deri në vitin 2018, ku vërehet se deklarimet e saj pranë ILDKPKI-së, kanë dhe njëfarë hije dyshimi, pasi nëse i shikojmë me kujdes, duket se vila e famshme në Gjirin  e Lalzit ka avulluar.

Pasi në lidhje me banesën dy katëshe me sipërfaqe 317 metra katror në Gjirin e Lalzit, nuk ka të dhëna të qarta se çfarë ka ndodhur.

“Kontratë sipërmarrje me kompaninë Lura shpk, pa vlerë të specifikuar, për një apartament me sip. totale 317.33 m2”, kështu deklaron Kryemadhi pranë ILDKPKI-së.

Çifti Meta-Kryemadhi, kanë tentuar të fshehin të zhdukin vilën me 11 banjo në Gjirin e Lalzit, vilën e prezantuar nga vetë Kryemadhi tek Sonila Meço.

Por, sado që të fshihen dokumentet vila është  aty, por prokuroria ka qenë edhe është inekzistente përballë Metës.

Nëse SPAK-u do të funksionojë ashtu siç thuhet, fillimisht brenda këtij institucioni nuk duhet të jenë ata prokurorë që kanë amnistuar Metën nga hetimet dhe së dyti duhen hetuar e çuar në pranga të njëjtët.

Vetëm në këtë mënyrë Meta dhe banditët e tjerë si ai do të vihen para drejtësisë./CNA.al

Shitën pasurinë për t’i shpëtuar burgut/ Meta-Kryemadhi, zhdukën vilën në Gjirin e Lalzit dhe miliona euro

Aktualitet

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Publikuar

-

By

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Tempora”, duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ankohet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Meta, reformën në drejtësi e ka quajtur ramaforma në drejtësi.

Por, sipas Gjonajt, nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Basha zbardh takimin me Metën dhe aleatët

“Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj. Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga linja e gënjeshtrave të Qeverisë.

Madje ajo guxon të gënjejë, hapur teksa deklaron se reforma në drejtësi sot nuk pengohet nga politika.

“Nëse më përpara edhe pas miratimit, kishte rrezikshmëri që të pengohej nga politika, sot nuk ka asnjë pengesë nga politika. Sot merr kohën e saj që do ti duhet çdo sistemi që ndryshon nga fillimi, me një arkitekturë dhe institucione të reja të marri periudhën e saj tranzitore që i duhet për të ringritur sistemin e ri”, ka thënë Gjonaj në emisionin”Tempora”.

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Basha zbardh takimin me Metën dhe aleatët

Faktet se politika i ka duart në drejtësi janë të shumta, duke nisur që nga emërimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, tek skandali që vitin e kaluar përfshiu Krimet e Rënda apo së fundi tek përzgjedhja e disa prokurorëve skandaloz për në SPAK./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Publikuar

-

By

Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Sot, gjatë ditës, Malaj reagoi, duke thënë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga kolegët e tij dhe drejtori gishtin ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dërvishi ka mohuar të ketë kërcënuar Malajn.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kanë kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnjë Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”, është shprehur Balla.

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Basha zbardh takimin me Metën dhe aleatët

Më tej ai ka pranuar se ka faj, por e ka lidhur me propozimin që ai ka bërë për emërimin e zotit Malaj në bordin e BSH-së.

“Unë di vetëm që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi që kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, është shprehur Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending