LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krim makabër/ Burri masakron gruan më sëpatë

25 Qershor 2019, 11:25, Aktualitet CNA
Krim makabër/ Burri masakron gruan më sëpatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës, ku një grua ka ndërruar jetë pasi është masakruar me sëpatë nga bashkëshorti i saj. Mësohet se gruaja, identiteti i të cilës ende nuk dihet, është goditur disa herë me sëpatë në fytyrë dhe kokë.

Viktima është rreth 40-vjeç, por ende nuk dihet identiteti, ndërsa mësohet se burri pasi e ka goditur gruan disa herë me sëpatë në kokë dhe pjesët e tjera të trupit e ka qëlluar me thikë në fyt.

Kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë, ndërsa pavarësisht se u dërgua me shpejtësi në spital, 40-vjeçarja kishte ndërruar jetë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga