Connect with Us

Krim horror në Vlorë/ Zbardhen detajet e reja

Aktualitet

Krim horror në Vlorë/ Zbardhen detajet e reja

Publikuar

-

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen që tronditi oponionin publik mesditën e sotme në Vlorë.

Mësohet se Lavdosh Sulo, 56 vjeç ka goditur disa herë me sëpatë në kokë dhe fytyrë dhe më pas me thikë, bashkëshorten e tij, Laureta Sulo, 44 vjeç.

Burimet bëjnë të ditur se pas krimit horror, ka qënë vetë autori i krimit ai që ka lajmëruar policinë.

Ndërkohë, gruaja është nisur nga fqinjët drejt spitalit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Mësohet se 44-vjeçarja ka mbërritur e vdekur në spitalin e Vlorës.

Gjithashtu burimet bëjnë të ditur se çifti ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, ndërsa shkak i vrasjes dyshohet të ketë qënë xhelozia./ CNA.al

Krim makabër/ Burri masakron gruan më sëpatë

Aktualitet

Lojtari më i pafat në botë/ Ja çfarë i ka ndodhur brenda 12 minutave (video)

Publikuar

-

Marian Sarr, mbrojtësi i klubit gjerman të Carl Zeiss Jena (Bundesliga 3) përjetoi një ndër ndeshjet më të hidhura të karrierës së tij. Futbollisti 24-vjeçar i dha praktikisht fitoren ekipit kundërshtar duke realizuar dy autogola në 12 minuta.

Dy autogolat përmbysën rezultatin duke i dhënë avantazhin 2 – 1 vizitorëve të Ingolstatd (ish-ekipi i Mërgim Mavraj), të cilët në fund ia dolën të mbanin rezultatin e paprekur duke u larguar me tre pikë nga kjo transfertë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Goditje e fortë për kombin shqiptar”/ Shehu bën paralajmërimin e frikshëm

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me thirrjen e Ramush Haradinajt, në Hagë.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu shkruan se procesi ndaj Ramush Haradinajt është luftë për kufijtë.

Sipas ish-deputetit demokrat, në rast se Haradinaj del i pafajshëm, kombi shqiptar do të jetë më i fortë, ndërsa nëse ndodh e kundërta, iu jepet goditje kufijve të Kosovës dhe kombit shqiptar.

Postimi i Tritan Shehut:

Ne Hage fillon edhe “lufta per kufijte”.

Haradinaj per te treten here niset ne Hage si i pafajshem.

Shpresoj dhe uroj qe te kthehet edhe kesaj radhe prej andej si i tille; kjo vlen per ate, per qeverisjen e Kosoves, stabilitetin e saj, njohjet ndaj saj.

Ne fakt vlen shume me teper, vlen edhe per terresine teritoriale te Kosoves, per mareveshjen e Ahtisarit, per vendimin e gjykates se Hages mbi Kosoven, per aktet e rendesishme mbi te cilat qendron sovraniteti i saj.

Vlen edhe per stabilitetin rajonal, rrugen tone te perbashket te integrimit, vetem nepermjet se ciles ne pa ndryshuar kufijte tane, por duke i cvleresuar ata do te jemi neser te gjithe pa te tille, pjese e Familjes sone europiane.

Pa asnje dyshim procedimi, apo akoma me keq denimi i Haradinaj do te dobesonte qendresen ndaj atyre projekteve te vjetra te Serbise se Madhe nepermjet shkembimit te territoreve, rolit te saj te aspiruar si gardian ne Rajon, qe vecse fatkeqesi te reja do te sillte per te gjithe ne, perfshi dhe per serbet vete.

Haradinaj deri tashti ka qene ne Kosove zeri i pare ne kundervenie te atyre projekteve vuciciane, por qe fatkeqesisht te prezatuara ne shqip ne Prishtine e Tirane, te sheqerosura me nacionalizma arkaike dhe te inkurajuara nga ata Lindore, qe aspirojne ta kontrollojne Rajonin duke e mbajtur ate jashte BE, behen sot ekstremisht te rrezikeshme.

Pra ne Hage nuk zhvillohet vetem beteja e Haradinajt per pafajesi…./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Arti në zi/ Ndahet nga jeta ikona e muzikës blouse

Publikuar

-

Mbrëmjen e djeshme ikona muzikore e New Orleans, Art Neville  ka ndërruar jetë pasditen e së hënës dhe lajmin e hidhur e ka bërë publike për mediat dhe fansat e tij, menaxheri nëpërmjet një deklarate zyrtare.

Ai është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij pasditen e së hënës, ndërkohë që ende nuk është zbuluar shkaku.

Art Neville ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare dhe gjithmonë do të mbahet mend nëpërmjet artit që ka lënë pas.

Neville ka qenë pjesë e disa grupeve të njohura në ShBA si ‘The Meters’ dhe ‘The Neville Brothers’ ku me të dy grupet ka pasur shumë sukses.Neville ka fituar edhe çmimin Grammy Awards dhe ka marrë një çmim nga organizata ‘Lifetime Achievement Award’ në karrierën e tij artistike mbi 50 vjet.

 

LEXO TE PLOTE