Connect with Us

Jumbo shqiptare vijon zgjerimin në Bosnje, ja në cilin shtet do të hapet në vijim

Aktualitet

Jumbo shqiptare vijon zgjerimin në Bosnje, ja në cilin shtet do të hapet në vijim

Publikuar

-

Muaji Maj u mbyll me të reja mjaft interesante nga JUMBO. Qindra qytetarë të qytetit Cazin në Bosnje dhe Hercegovinë mirëpritën JUMBO në Qendrën më të re tregtare të qytetit dhe përqafuan këtë zgjerim që u ndërmor duke plotësuar më së miri nevojat e tyre kryesisht për dekor, tekstil, lodra, kancelari, kopshtari, sport, produkte sezonale etj.

Cazin është një qytet në pjesën veri-perëndimore të Bosnjës dhe ka popullsi prej rreth 60 mijë banorësh. E pozicionuar më së miri në Qendrën më të madhe tregtare të Cazin (20.000 m2), pjesë e së cilës janë edhe shumë marka ndërkombëtare, JUMBO pritet të jetë patjetër zgjedhja e parë e konsumatorëve dhe kjo u vërejt nga interesi i madh që në ditët e para.

Aktualisht në dyqan janë të angazhuar 30 punonjës dhe rekrutime të reja pritet të bëhen së shpejti, për t’ju përgjigjur sa më mirë kërkesave konsumatore.

Dyqani JUMBO në Cazin ka një sipërfaqe prej 2.000m² dhe rreth 900m² magazinë duke siguruar stok të mjaftueshëm për të plotësuar të gjithë nevojat e qytetit dhe zonave përreth.

Pjesë e inaugurimit ishte dhe kryebashkiaku i Cazinit Z. Nermin Ogresevic, i cili vlerësoi këtë risi si dhe uroi suksese duke inkurajuar investime të tilla.

Në Bosnje tashmë Jumbo numëron 4 dyqane, me rreth 165 punonjës.

Zgjerimi i kompanisë vijon

Kid Zone (Jumbo) është një kompani shqiptare, e cila prej 8 vjetësh operon në 3 tregje të ndryshme në rajonin e Ballkanit, me mbi 600 punonjës dhe 15 dyqane të mëdha. Ajo ka një plan ambicioz zgjerimi për vitin 2019, ku pritet të debutojë edhe në tregje të tjera rajonale dhe jo vetëm dhe ta rrisë ndjeshëm numrin e të punësuarve, duke e çuar deri në rreth 800 të tillë.

LEXO EDHE:  Zgjerohet në rajon dhe debuton në Malin e Zi/ Kompania shqiptare dyfishon të punësuarit

Një tjetër plan ambicioz i Jumbo-s është edhe zgjerimi drejt Malit të Zi, ku kompania do të debutojë në Podgoricë me dyqanin e parë së shpejti, duke hapur kështu edhe 52 vende pune.

Risia e Jumbo-s në vazhdim do të jetë investimi në një treg të ri, përtej rajonit ballkanik, konkretisht në Moldavi.

Jumbo është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë minerare me AlbChrome dhe Newco Ferronikeli, në atë bankare me Tirana Bank, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR, etj.

Për më shumë informacion vizitoni www.jumbo.al, facebook “Jumbo Albania” dhe instagram jumbo_albania.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

LEXO EDHE:  JUMBO hap dyqan të ri në Banja Luka, Bosnjë-Hercegovinë/ Grupi Balfin zgjeron kufijtë e investimeve në Ballkan

LEXO EDHE:  Bashkia Tiranë dhe JUMBO sjellin “Karnavalet në Tiranë” për ditën e verës

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

LEXO EDHE:  Zgjerohet në rajon dhe debuton në Malin e Zi/ Kompania shqiptare dyfishon të punësuarit

LEXO EDHE:  Halloween po afron, ja vendi i duhur ku të gjeni kostumin më unik!

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: