LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ilir Meta si Haxhi Qamili"/ Spiropali ironizon Presidentin

25 Qershor 2019, 11:21, Aktualitet CNA
"Ilir Meta si Haxhi Qamili"/ Spiropali ironizon Presidentin

Presidenti Ilir Meta, mëngjesin sotëm ka sulmuar Kolegjin Zgjedhor, i cili një ditë më parë rrëzoi vendimin tij për çdekretimin e zgjedhjeve.

Menjëherë pas deklaratave të Metës nuk kanë munguar reagimet nga mazhoranca.

Ministrja e marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka ironizuar Presidentin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Spiropali ka thënë se po përsëritet komedia me Haxhiu e ri.

“Ilir Meta që pa gdhirë, tha se nuk ka anulluar zgjedhjet në SHBA, Itali apo Kinë, kështu që bota duhet ta mbyllë gojën se në Shqipëri vendos Ai se kur voton Populli! Dmth sa të kem Lulin&Monën me vete s?pyes për Amerikën&Europën – historia që përsëritet si komedi me Haxhiun e ri”, ka shkruar Spiropali./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga