Horoskopi ditor sipas Paolo Fox/ Zbuloni çfarë do të ndodhë sot me 12 shenjat e zodiakut – CNA
Connect with us

Aktualitet

Horoskopi ditor sipas Paolo Fox/ Zbuloni çfarë do të ndodhë sot me 12 shenjat e zodiakut

Publikuar

-

Dashi

Kjo e martë ju ofron mundësi të shumta në dashuri. Nëse jeni vetëm shihni përreth, pasi takimet janë mjaft të favorshme. Megjithatë do të keni edhe disa probleme praktike të cilat kërkojë zgjidhje.

Demi

Parashikohet një ditë mjaft pozitive, ndonëse të gjitha ndryshimet që kanë përfshirë jetën tuaj do të shkaktojnë shumë tension dhe lodhje. Mos u dorëzoni, pasi shumë shpejtë do të korrni frytet që prisni.

Binjakët

Do ju kthehet dëshira për të dashuruar, por edhe për të qenë më aktiv në raportet ndërpersonale. Ndiqini dëshirat tuaja, pasi dashuritë e reja dhe takimet janë mjaft të favorizuara.

Gaforrja

Bëni kujdes në lidhjet në çift, ku duhen shmangur tradhtitë. Gjatë këtyre ditëve do të jeni shumë të zënë me punë, me gjasë për shkak të disa ndryshimeve.

Luani

Tashmë keni lënë pas çdo mundim të fillimit të muajit në sferën sentimentale dhe ka ardhur koha për të kthyer faqe. Mërkuri do të jetë në anën tuaj dhe kjo gjë do të bëjë që të jetoni diçka të bukur.

Virgjëresha

Gjërat do të ecin më mirë gjatë kësaj të marte, për shkak të largimit të ndikimit negativ të Hënës. Situata do të vijë duke u përmirësuar më tej, edhe me kalimin e ditëve.

Peshorja

Kjo ditë do të jetë e luhatur, ku këshillohet që të mendoheni mirë para se të flisni. Në sferën profesionale situata do të jetë mjaft e favorshme, ku do të arrini që të realizoni të gjitha synimet tuaja.

LEXO EDHE:  Freskohuni në këto ditë të nxehta/ Si të përgatisni 10 koktejle të shijshme këtë verë

Akrepi

Është një moment mjaft i luhatur për gjithë ata që duan të nisin një punë të re. Do të jeni të luhatur në dyjëzime ekonomike. Nëse jeni ndjerë keq kohëve të fundit, do të rigjeni dëshirën për të dashuruar.

Shigjetari

Pas një fillim jave të komplikuar, më në fund do të arrini që të gjeni qetësinë. Dashuria mbetet ende në pikëpyetje. Nëse keni diçka për të thënë, bëni mirë që të shpreheni.

Bricjapi

Po përballeni me një ndryshim të rëndësishëm. Ndoshta po mendoni që të lini mënjanë ata persona që ju shqetësojnë. Ko gjë ka të bëjë si me punën edhe me studimet. Mbajeni parasysh mirë, personat me të cilët do të shoqëroheni dhe do të zgjidhni, do të mbeten të tillë deri në fund.

Ujori

Kjo e martë është mjaft interesante sa i takon dashurisë, ku do të ndiheni mirë, shkruan noa.al. Ndërsa sa i takon sferës profesionale dhe asaj sentimentale, do të përballeni me probleme.

Peshqit

Bëni kujdes në dashuri! Nëse sapo keni mbyllur një histori, mos mendoni se keni harruar çdo gjë, pasi keni nevojë për më shumë kohë. Tek çiftet që vijojnë të jenë ende bashkë, duhet të punohet fortë për të fituar besimin reciprok./Burimi:noa.al

Aktualitet

“Më vjen keq, por nuk jam e interesuar”/ I riu “masakron” 18 vjeçaren

Publikuar

-

Një ngjarje shokuese ka ndodhur orët e para të mëngjesit në qendër të Manchesterit, ku një vajzë 18 vjeçare është dhunuar nga një grup djemsh.

Gabrielle së bashku me shoqen e saj po ktheheshin nga një parti, teksa djemtë i kanë ngacmuar. Gabrielle e ka refuzuar djalin duke i thënë që i vinte keq, por nuk ishte e interesuar.

Djali, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, nuk ka mundur të pranojë refuzimin dhe e ka goditur me grusht duke e lënë pa ndjenja.

LEXO EDHE:  Cila është shprehja që ju përshtatet sipas shenjës së horoskopit? Zbulojeni këtu

Ndërkohë një student që është ndodhur aty pranë, ka ndërhyrë për t’i ndarë por si rezultat ka marrë një goditje të rëndë në fytyrë.

Policia ka hetuar ngjarjen dhe ka siguruar pamjet nga rruga ku ka ndodhur ngjarja e rëndë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Çunat problematikë” të Rilindjes/ Pas grabitjes Romeo Shehu drejton Hetimin Tatimor

Publikuar

-

By

Emërimi i personave të inkriminuar në administratë është kthyer në standart.

Njerëz më të kaluar të errët janë vendosur në pozicione dhe poste kyçe.

“Çunat problematikë” Rilindja nuk i do vetëm për zgjedhjet, por edhe në drejtimin e institucioneve.

Kështu në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës është emëruar, Romeo Shehu, një emër ky jo i panjohur për mediat dhe organet e drejtësisë.

Ai është emëruar në Maj të këtij viti, pavarësisht problemeve që ka pasur me drejtësinë.

CNA.al mëson nga burime të sigurta se ka qenë zëvendëskryeministri Erion Braçe që e ka dërguar në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës.

Romeo Shehu, i cili ndryshe njihet si i ish-dashuri i Çiljeta Xhilagës, në vitin 2012 është akuzuar për vjedhje në bashkëpunim.

Në atë kohë policia në një njoftim për mediat deklaroi se kishte arrestuar dy persona dhe kishte shpallur një të tretë (Romeo Shehun) në kërkim, pasi kishin vjedhur një magazinë.

LEXO EDHE:  Cila është shprehja që ju përshtatet sipas shenjës së horoskopit? Zbulojeni këtu

Sipas të dhënave të Policisë në pranga kishin rënë  shtetasit E. G. 29 vjeç dhe G. F ,31 vjeç pasi në datën 26 janar të vitit 2012,  kishin vjedhur në bashkëpunim me Romeo Shehun, duke grabitur cigare me vlerë 250 milion lekë të vjetra.
Por, sot pas 7 vitesh, Shehu, ka depërtuar në administratën shtetërore dhe jo në ndonjë punë dosido, por tejet të rëndësishme.

Tashmë si mbetet veçse të mbledhë “gjobat” për shefat dhe planin e Rilindjes.

Megjithëse në kohën kur është realizuar grabitja nuk ka qenë funksionar i shtetit, sot Shehu ka shpërblime për merita të veçanta.

Vendi i punës të cilin, dyshohet se e ka zënë nëpërmjet Braçes, është e mjegullt dhe tashme do hetoje bizneset per hesap te Rilindjes por ka edhe te tjera te dhena qe akuzojne ushtarin e zv/kryeministrit. ./CNA.al

Romeo Shehu dhe Çiljeta Xhilaga

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lidhja e re e Dua Lipës/ Dy modelet “kërcënojnë” këngëtaren shqiptare

Publikuar

-

Dy modelet Gigi dhe Bella kanë “kërcënuar” këngëtaren shqiptare Dua Lipa. Kjo e fundit pas ndarjes nga 31-vjeçari Isaac Carew, ka nisur një lidhje të re dashurie me 20-vjeçarin Anëar Hadid, i cili është vëllai i vogël i supermodeleve.

Mediat rozë shkruajnë se dy motrat janë kundër kësaj lidhje. Një person i afërt me Gigi dhe Bella Hadid është shprehur se dy supermodelet kanë frikë se vëllai i tyre i vogël, vetëm 20 vjeç, do të lëndohet nga kjo lidhje me këngëtaren 23 vjeçare Dua Lipa.

LEXO EDHE:  Cila është shprehja që ju përshtatet sipas shenjës së horoskopit? Zbulojeni këtu

“Anwar ka qenë gjithmonë i ndjeshëm, ndërsa Gigi dhe Bella e kanë mbrojtur gjithmonë atë”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending