Gavazaj, Llullaku dhe “ylli” Shkupit, Kukësi çmendet në merkato – CNA
Connect with us

Aktualitet

Gavazaj, Llullaku dhe “ylli” Shkupit, Kukësi çmendet në merkato

Publikuar

-

Kukësi ka një për ballje jo të lehtë me Debrecenin më 11 korrik, e një javë më pas verilindorët do të luajnë ndeshjen e kthimit në Shqipëri. Por, duke parë potencialin e kundërshtarit, verilindorët po mundohen të përforcohen. Nënkampionët e Shqipërisë synojnë të paktën 2-3 lojtarë të nivelit të lartë, të cilët duhet të bëjnë diferencën.

Por, për të arritur tek emra si Azdren Llullaku, Mirko Ivanovski, apo ndonjë lojtar të këtij kalibri, presidentit Gjici do t’i duhet të shpenzojë jo pak, por minimalisht mbi 100-120 mijë euro për 9 muaj, shkruan “Panorama Sport”. Përveç këtyre dy emrave të rëndësishëm, drejtuesit janë vënë në ndjekje të një mesfushori qendre. Kur disa emra janë të njohur dhe janë nën lupën e klubit nënkampion, një tjetër i ri ka dalë në skenë për qendrën e mesfushës.

RRON BROJA

Bëhet fjalë për mesfushorin shkatërrues 23-vjeçar Rron Broja, i cili sapo është liruar nga klubi i tij, Shkupi, në Maqedoninë e Veriut. Mesfushori kosovar tashmë është i lirë e drejtuesit e Kukësit sapo e kanë marrë këtë informatë, janë interesuar direkt për shërbimet e tij. Së pari, ata kanë pyetur nëse është e vërtetë që ky futbollist nuk ka më kontratë me klubin shkupjan, e më pas janë interesuar për pagën e tij, çka ai kërkon, etj.

Gazeta mëson nga burime të sigurta se verilindorët i kanë bërë një ofertë lojtarit nëpërmjet një të treti, por jo për terma konkretë, thjesht është biseduar në parim. Nëse ai do shprehë dëshirën për t’iu bashkuar Kukësit, atëherë palët do negociojnë me terma konkretë.

Afrimi i tij nuk është domosdoshmëri për Kukësin, por gjithsesi dëshira dhe interesi ekziston. Broja ka qenë pjesë e Trepçës dy vite më parë kur kaloi te Shkupi në sezonin 2017-2018 e 2018- 2019. Sezonin që sapo lamë pas, 23-vjecari u aktivizua si titullar absolut duke luajtur 31 takime e shënuar 1 gol.

MERKATO

Verilindorët kanë arritur të afrojnë deri tani 5 futbollistë, Emiljano Mustën, portierin Ilir Avdyli, Markovanvasten Çemën, Bruno Lulajn dhe e ish-mbrojtësin e Slaven Belupo në Kroaci, Tome Kitanavoskin, i cili zëvendëson Uilliam Melon. Në provë është Kamara, ndërsa i rikthyer është Roxher Xhunior, me të cilin akoma ka ngërç për kontratën dhe një çështje financiare.

Duke parë largimet, afrimet e Kukësit janë më të shumta, por vetëm në numër jo në cilësi. Janë larguar futbollistë si Arturo Rexhinaldo, Melo e Dzaria, të cilët kanë qenë shtyllat e ekipit. Me dy-tri afrime “big”, Kukësi pritet të bëjë hapat e duhur në merkato për të ndërtuar realisht një ekip me të vërtetë të fortë e konkurrues. Drejtuesit nuk i kanë humbur shpresat për të afruar Azdren Llullakun dhe Enis Gavazajn.

Me dy ish-futbollistët e Kombëtares trajneri Gjoka do ndihej i plotësuar. Situatat janë të ndërlikuara me të dy këta lojtarë, pasi të dy kanë pretendime të larta financiare, por dhe shumë oferta të tjera. Kukësi po konkurron me klubet pretendentë për të dy këta lojtarë me faktin që luan në Kupat e Europës këtë sezon e çdo sezon tjetër, plus që pretendon titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Guardiola “detyron” PSG-në të shesë Neymar te Barcelona/ Zbuloni prapaskenën e çmendur të merkatos

Publikuar

-

Pas aludimeve dhe spekullimeve mbi ofertat e shumta të Barcelonës në adresë të PSG me qëllim rikthimin e Neymar në “Camp Nou”, tashmë ekziston një tjetër element që mund të favorizojë transferimin e brazilianit: Fair Play Financiar. PSG është i detyruar të zgjedhë nëse do të mbajë Mbappe, apo të pakënaqurin Neymar. Ylli francez ka nisur të tundohet nga Guardiola.

PSG është gati të ofrojë një rinovim prej rreth 40 milionë euro neto në sezon për fenomenin francez, por për momentin, financat nuk e lejojnë, për shkak të angazhimit dhe pagës së madhe që kampionët e Francës i detyrohen brazilianit Neymar.

Kështu, nëse qëndron Neymar, Mbappe shkon te Manchester City. Pikërisht, sipas “L’Équipe”, qëndrimi i njërit prej tyre, vendos largimin e tjetrit. Cilin do të zgjedhë Nasser Al-Khelaifi? Brazilianin e pakënaqur, apo të jashtëzakonshmin Mbappe? Mbase Guardiola mund të festojë në të dy rastet.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bayerni “çmendet” pas yllit argjentinas/ Kushton 60 milionë euro

Publikuar

-

Bayern Munich kërkon shërbimet e Giovani Lo Celso. 23-vjeçari argjentinas aktivizohet me Betis. Në klubin andaluzian ai ka bërë shumë mirë dhe e ka vendosur veten në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha evropiane.

Tottenham ka bërë ofensivën më të madhe për të. Betis kërkon 60 milionë euro, por dëshira e lojtarit për t’u larguar mund ta ulë këtë vlerë. Londinezët ishin dëshira e tij, megjithatë interesi i Bayernit mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

Betis bëri një biznes mjaft të mirë, duke e blerë për vetëm 22 milionë euro nga PSG-ja. Tani mund të fitojë të gati trefishin e shumës që pagoi për kartonin e tij. Ai luan në rolin e mesfushorit dhe për bavarezët mund të jetë alternativa e duhur për të zëvendësuar mungesën e Robben apo Ribey, të cilët u larguan në fund të sezonit të kaluar.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ngjela për Haradinaj/ “Nuk ka akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë”

Publikuar

-

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një postim në rrjetet socile Ngjela shprehet se kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë, shprehet Ngjela më tej, ndërsa shton se Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë

Ramush Haradinaj, burrë i vërtetë shteti dhe një shqiptar i madh.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër për të shkuar në Gjykatën Speciale të Hagës si qytetar i thjeshtë, duke theksuar se: “këtë e bëj për të ruajtur të paprekur dinjitetin dhe personalitetin e shtetit të Kosovës”.

Kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë.

Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending