“Do me i kap si futbollist”/ Bes Kallaku “sakrifikon” për lodrat e vajzës në videon epike – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Do me i kap si futbollist”/ Bes Kallaku “sakrifikon” për lodrat e vajzës në videon epike

Publikuar

-

Aktor i humorit dhe tashmë moderator i “Be Coffe” Bes Kallaku, është tepër aktiv në Instagram ku tregon momente nga përditshmëria e tij me familjen dhe me punën.

Por së fundmi ai postoi një video nga kamerat e sigurisë në garazhin e tij, ku shfaqet sakrifica e përditshme që është i gatshëm të bëjë për Ajkën.

“Gati çuna?”, dëgjohet të thotë Besi dhe në video duket si rrëshket teksa përpiqet të kapë me këmbë një top që rrokulliset jashtë makine.

“Kur bien lodrat e Ajkës nga makina edhe baba do me i kap si futbollist”, shkruan Besi në përshkrimin e videos.

Ndërsa Xhensila i komentoi:

“Më raftë pika”

Aktualitet

Shkëlqeu në Kupën e Botës për femra/ Futbollisten shqiptare e kërkon Real Madridi

Publikuar

-

Pak ditë më parë, u zhvillua Kupa e Botës për femra ku arriti të triumfonte ekipi i Amerikës, duke mundur në finale Holandën. Sakaq, pjesë e këtij Botërori, ishte edhe Suedia, e cila në përbërje ka edhe një futbolliste shqiptare, e cila është edhe më e dalluara te Suedia.

Kosovare Asllani arriti të shënonte 3 gola duke bërë që shumë klube të nisin interesimet për shërbimet e saj. Mediat suedeze, raportojnë se edhe Real Madridi po kërkon shërbimet e Asllanit dhe vetë dëshira e saj është që të luajë në një kampionat më të madh dhe me një skuadër me emër.

Pak ditë më parë, ajo mbylli aventurën e saj me Norrkopingun dhe tashmë është një lojtare e lirë, duke i hapur derë një transferimi të mundshëm në Madrid. Ditët në vijim, pritet që Asllani të marrë edhe një vendim në lidhje me të ardhmen e saj dhe të zgjedhë skuadrën e re te e cila do të luajë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bindja Demokratike dërgon në Kolegj Zgjedhor ankimet për 30 qershorin

Publikuar

-

By

Nëse nuk hap kutitë, Rama pranon se ka vjedhur zgjedhjet

BINDJA DEMOKRATIKE dorëzoi sot në Kolegjin Zgjedhor ankimimet e saj për procesin e 30 qershorit, duke qenë e vendosur për të ndjekur deri në fund në rrugë ligjore pretendimet e saj se vota e deformua nga Partia Socialiste, e cila i administroi dhe i numuroi e vetme zgjedhjet.

Ky vendim erdhi pasi ankimimet tona në Komisionin qëndror të Zgjedhjeve u rrëzuan arbitrarisht me forcën e kartonave të përfaqësuesve të Partisë Socialiste në këtë insistucion. Në të gjitha votimet e kërkesave ankimore të BINDJES DEMOKRATIKE në KQZ rezultati ishte katër vota pro dhe një kundër. Vetëm kryetari Klement Zguri ishte dakord që të hapeshin kutitë e materialeve zgjedhore dhe ato të qendrave të votimit për listat e këshillave në ato zona zgjedhore ku BINDJA DEMOKRATIKE u lejua të konkuronte.

Ankimimi i zgjedhjeve të 30 qershorit bazohej në të dhënat dhe informacionet e vëzhguesve të BINDJES DEMOKRATIKE në të gjithë territorin, të cilët konstatuan shkelje të rënda që kanë sjellë rritjen fiktive të pjesëmarrjes së votuesve dhe deformimin e vullnetit të zgjedhësve, sidomos në listat e këshilltarëve bashkiakë.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve refuzoi të shqyrtonte dhe të merrte në konsideratë kërkesën ligjore të BINDJES DEMOKRATIKE për të pasur komisionerë dhe numurues në të gjitha zonat zgjedhore ku ajo kandidonte. Kjo i përforcoi dyshimet tona se përfaqësuesit e Partisë Socialiste donin që vetë të firmosin dhe vetë të vulosnin për të gjithë procesin e 30 qershorit, gjë që u vërtetua edhe nga gjetjet e vëzhgusve tanë në të gjithë territorin.

Tashmë është në dorë të Kolegjit Zgjedhor që të vendosë nëse është dakord që publiku të mësojë të vërtetën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ajo që kërkojmë ne është thjeshtë dhe vetëm që brenda kuadrit ligjor shqptarëve t’u jepet mundësia që të shohin se çfarë ndodhi me votën e tyre rreth dy javë më parë.

10 vjet më parë Edi Rama dhe Partia Socialiste u përfshinë në një betejë politikë me devizën “hap kutitë, ose largohu”, duke iu referuar zgjedhjeve politike të vitit 2009, në të cilat kishin humbur, por duke pasur komisionerë dhe numërues në çdo qendër votimi. Ndryshe nga atëherë, ne nuk patëm askund komisionerë dhe numërues, ndaj edhe kemi shumë herë më tepër të drejtë se Partia Socialiste në atë kohë.

Ndryshe nga ata, ne nuk po i themi Edi Ramës që të hapë kutitë, ose të largohet. Por nëse ai do të urdhërojë edhe Kolegjin Zgjedhor që të votojë si KQZ-ja, i bie që duke mos hapur kutitë Edi Rama njëkohësisht ta pranojë se ai i ka vjedhur zgjedhjet e 30 qershorit./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Casillas u tërhoq pas problemeve në zemër/ E zëvendëson gjiganti gjerman

Publikuar

-

Iker Casillas nuk do të luajë, më për shkak të problemeve në zemër, ndaj prej kohësh drejtuesit e Portos janë në kërkim të portierit të ri për skuadrën. Buffon, që ishte në krye të listës, preferoi rikthimin tek Juventusi, ndërsa tani emri i përzgjedhur është Kevin Trapp.

“Gardiani” gjerman, që sezonin e kaluar u huazua tek Eintracht Frankfurti, ka eksperiencën e duhur, sipas drejtuesve, dhe do të ishte pasuesi ideal i Casillasit, ndërsa transferimi i tij favorizohet edhe nga fakti që 29-vjeçari ka vetëm një vit kontratë të mbetur me PSG-në.

Duke mos pranuar rinovimin, drejtuesit janë të detyruar të pranojnë ofertën 5 milionë euro nga Porto, plus bonuset, në varësi të rezultateve të skuadrës së tij të ardhshme.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending