LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Demokratët i përgatisin “surprizë”/ Rama ndyshon axhendën

25 Qershor 2019, 08:15, Aktualitet CNA
Demokratët i përgatisin “surprizë”/ Rama ndyshon

Kryeministri Edi Rama pritet që pasditen e sotme, në orën 18:00 të zhvillojë një takim elektoral në Kukës.

Takimi ishte parashikuar të mbahej në sheshin e qytetit, por mësohet se ka ndyshuar vendi, për shkak të PD pritet të organizojë protesta kundër kreut të qeverisë.

Partia Demokratike Kukës me krijimin e grupit Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, ka paralajmëruar marshim protestë në kundërshtim të mbërritjes së Ramës si dhe zhvillimin e zgjedhjeve vendore me datën 30 Qershor.

Kjo ka bërë që PS-ja të ndryshojë vendin për takimin elektoral duke e zhvendosur në aeroportin e Kukësit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga