Connect with Us

“Bllokimi i 30 Qershorit”/ Kërcënon kryebashkiaku i Skraparit

Aktualitet

“Bllokimi i 30 Qershorit”/ Kërcënon kryebashkiaku i Skraparit

Publikuar

-

Kryetari i bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu i cili vjen nga radhët e LSI-së i është drejtuar me një letër KQZ-së.

Në letër ai shkruan se me datë 30 Qershor nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve dhe se nuk do të lejojnë askënd që të futet në ambientet që janë parashikuar si KZAZ apo GNV.

“Ju bëjmë me dije se ne jemi të vendosur qё të marrim nën administrim ambientet ku janë vendosur KZAZ dhe GNV, pa asnjë tolerim, pavarësisht pengesave të paligjshme që na janë krijuar nga Policia e Shtetit  dhe gjejmë rastin t’ju kujtojmë se me qëndrimet tuaja të paligjshme, jeni duke cenuar rëndë autonominë vendore dhe kompetencat kushtetuese të njësive të qeverisjes vendore”, thuhet në letër.

Letra në fjalë i është dërguar edhe OSBE-së dhe Policisë.

Letra e plotë

Ky Dekret është botuar në Fletoren Zyrtare dhe është akt me fuqi detyruese në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Nuk ekziston asnjë akt që të ketë njoftuar shfuqizimin e Dekretit nr. 11199, datë 10.06.2019 të Presidentit të Republikës. Nëse ju dispononi një akt të tillë, ju lutem na e bëni me dije. Deri atëherë, Dekreti i Presidentit është i detyrueshëm për zbatim, sepse ai është autoriteti i vetëm kushtetues që vendos kur zhvillohen  votime në Shqipëri. Datën e zgjedhjeve vendore nuk e cakton as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), as njësia e qeverisjes vendore, as Kryeministri, as Policia e Shtetit dhe as partitë politike. Ajo është kompetencë ekskluzive kushtetuese e Presidentit të Republikës, si autoriteti që përfaqëson unitetin e popullit.

Fakti që KQZ ka vendosur të marrë tagrat e Gjykatës Kushtetuese, apo sistemit gjyqësor, dhe në shkelje të Kushtetutës e ligjit, të veprojë sipas urdhrave politik, nuk nënkupton që edhe njësitë e qeverisjes vendore të ndjekin KQZ-ne  në këtë absurd kushtetues, ligjor e logjik, që po cenon sigurinë në vend dhe stabilitetin demokratik të Shqipërisë. Për pasojë, për njësinë e qeverisjes vendore zbatimi i Kushtetutës dhe Dekretit të Presidentit të Republikës, është e vetmja mënyrë për respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës dhe garantimit të ushtrimit efektiv të të drejtës për të zgjedhur

Për këtë shkak, ju bëjmë me dije se ne jemi të vendosur qё të marrim nën administrim ambientet ku janë vendosur KZAZ dhe GNV, pa asnjë tolerim, pavarësisht pengesave të paligjshme që na janë krijuar nga Policia e Shtetit  dhe gjejmë rastin t’ju kujtojmë se me qëndrimet tuaja të paligjshme, jeni duke cenuar rëndë autonominë vendore dhe kompetencat kushtetuese të njësive të qeverisjes vendore.

Një organ i krijuar me ligj, si KQZ, pavarësisht delirit që karakterizon anëtarët e tij, nuk mund t’i tregojë kufijtë e ‘ligjshmërisë’ apo ‘paligjshmërisë’, organeve kushtetuese, nga Presidenti i Republikës tek organet e vetqeverisjes vendore. Ju mund të ndryshoni Kushtetutën me vendim Qeverie, por më lejoni t’ju theksoj se KQZ nuk është “superorgani” që drejton shtetin dhe as “treni që ndalon në stacionin e duhur” për të orientuar sjelljen institucionale të organeve kushtetuese.

Gjithashtu, ju bëjmë me dije se në datat 27 Qershor 2019 – 2 Korrik 2019, në kushtet kur nuk ka një Dekret të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, në ambientet që ishin vënë në dispozicion paraprakisht për KZAZ dhe GNV, është planifikuar të jenë në dispozicion të qytetarëve për aktivitete të ndryshme artistike, kulturore dhe letrare, që do të organizohen nga njësia e qeverisjes vendore, apo për tubime që do të organizohen në përputhje me të drejtën kushtetuese të lirisë së tubimit, sipas nenit 47 të Kushtetutës.

Në të ardhmen, ju lutem na kurseni kohën me shkresa e ultimatume të kota, sepse as nuk na impresiononi dhe as nuk e realizoni dot objektivin tuaj për të na intimiduar në ushtrimin me përgjegjshmëri të përgjegjësive tona kushtetuese e ligjore. Ndryshe nga ju, për ne, Kushtetuta dhe ligji, janë aktet e vetme që orientojnë sjelljen institucionale. Është zgjedhje juaj e pavarur (për të cilën mbani përgjegjësi personale) që në vend të Kushtetutës dhe ligjit, të zbatoni urdhrat politik, duke u shndërruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Komisionin e Garancive Statutore të Partisë Socialiste.

Nga ana tjetër, në përputhje me nenin 56 dhe 62 të Kodit Zgjedhor, ju njoftojmë se:

LEXO EDHE:  Bashkia nis riparimin e shkollave/Veliaj: Deri në shtator përfundojmë 200 objekte

1-      Kam shfuqizuar/anuluar aktin administrativ me të cilin kemi dërguar listën e zgjedhësve pranë KZAZ-së përkatëse, në kohën kur Dekreti i Presidentit të Republikës ishte në fuqi për organizimin e zgjedhjeve në 30 Qershor.

2-      Kam shfuqizuar/anuluar aktin administrativ me të cilin kam caktuar vendndodhjen e Qendrave të Votimit (QV) në territorin e bashkisë. Në ambientet ku ishin planifikuar të vendoseshin QV- që janë në pronësi/administrim të njësisë së qeverisjes vendore, nuk do të lejohet vendosja e asnjë materiali zgjedhor. Ato do të ruhen me punonjës të strukturave të njësisë së qeverisjes vendore, që kanë përgjegjësinë për të mos lejuar hapjen e tyre pa autorizim paraprak nga Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore. Në datën 29-30 Qershor 2019, këto ambiente do të jenë në dispozicion të qytetarëve për aktivitete të ndryshme artistike, kulturore dhe letrare, që do të organizohen nga njësia e qeverisjes vendore, apo për tubime që do të organizohen në përputhje me të drejtën kushtetuese të lirisë së tubimit, sipas nenit 47 të Kushtetutës.

3- Kam shfuqizuar/anuluar aktin administrativ me të cilin kemi dërguar propozimet për vendndodhjen e QV në ambiente private apo që nuk janë nën pronësinë/administrimin e njësisë së qeverisjes vendore, si dhe do të njoftojmë pronarët e ligjshëm të këtyre ambienteve për këtë vendim.

Këtë njoftim po e bëjmë për efekt të detyrimit që ju keni për të mos cuar dëm materialet zgjedhore, sepse zaptimi i ambienteve tona me materiale që nuk janë të autorizuara nga ne të futen brenda, do të shkaktojë asgjesimin e tyre të menjëhershëm, në funksion të lirimit të ambienteve, për realizimin e aktiviteteve të përmendura në pikën 2 më lart.

Gjithashtu, në këto ambiente nuk do të lejohet të futet paraprakisht asnjë person pa autorizim të pronarit apo organit administrues të ambientit, që është njësia e qeverisjes vendore. Në këtë pikë, sjellim në vëmendjen tuaj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të urdhërojë përdorimin e ambienteve në pronësi apo administrim të tij, por nuk mund të shkelë Kushtetutën e ligjin dhe të kryejë veprime të paligjshme në ambientet që janë nën pronësinë/administrimin tonë.

Fakti që “njohuritë” tuaja ligjore kapërcejnë kufijtë e normales, duke na referuar për zbatim Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë (akt me natyrë jo detyruese) dhe jo Dekretin e Presidentit të Republikës (akt me natyrë detyruese për këdo), nuk nënkupton që ne të kalojmë në paligjshmëri për shkakun tuaj. Ne jemi të vendosur të zbatojmë Kushtetutën dhe ligjin, duke njohur autoritetin e Presidentit të Republikës, si organi i vetëm që cakton datën kur zhvillohen zgjedhje të përgjithshme apo vendore në Shqipëri (për shkak se ndryshe nga ju nuk jemi në gjendje dhe nuk kemi delirin të mendojmë se kemi tagër kushtetues dhe ligjor për të gjykuar/vlerësuar kushtetutshmërinë apo ligjshmërinë e akteve të Kreut të Shtetit).

Së fundmi, ju bëjmë me dije, se për shkak të abuzimit tuaj me detyrën, keni shkaktuar situata të paprecedenta të përplasjeve institucionale midis strukturave bashkiake dhe Policisë së Shtetit, si dhe midis qytetarëve të bashkisë sonë dhe Policisë së Shtetit. Kjo ka dëmtuar rëndë rendin publik dhe po rrezikon bashkëjetesën demokratike të qytetarëve. Ju sigurojmë se ju do të mbaheni përgjegjës për çdo cënim të integritetit fizik të çdo banori të bashkisë sonë, për çdo cenim të stabilitetit demokratik në vend dhe bashkëjetesës mes qytetarëve.

Duke ju uruar suksese në punën tuaj për organizimin e zgjedhjeve në datën e re që do të dekretohet nga Presidenti i Republikës, në përputhje me kompetencën e tij kushtetuese të sanksionuar në nenin 92/gj të Kushtetutës, gjejmë rastin t’ju garantojmë, që sapo kjo të ndodhë, do të gjeni të gjithë bashkëpunimin tonë institucional për përmbushjen e përbashkët të përgjegjësive sipas ligjit./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  “Jemi të armatosur”/ Artistët paralajmërojnë Bashkinë e Tiranës

LEXO EDHE:  Nga Bashkia përfundoi gjyqtare/ Zbulohet pasuria e ish vartëses së Ramës

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Zhvendosja e DAR nga Shkodra në Lezhë/ Reagon Bashkia: Kjo është çmenduri

LEXO EDHE:  PD paralajmëroi protesta në Shkodër/ “Surprizon” PS, ja vendimi i papritur

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: