Connect with Us

Basha paralajmëron Ramën/ 30 qershori është fundi i regjimit kriminal

Aktualitet

Basha paralajmëron Ramën/ 30 qershori është fundi i regjimit kriminal

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një prononcimi për mediat, pas takimit me përfaqësuesen e SHBA në Tiranë, Leyla Moses Ones, është shprehur i prerë në qëndrimin kundër mbajtjes së zgjedhjeve në 30 qershor.

“30 qershori nuk është datë zgjedhjesh, kjo nuk ka për të ndodhur. Shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë.”-tha Basha.

Gjithashtu ai i ka drejtuar edhe një paralajmërim të fortë kryeministrit Rama, ndërsa theksoi se “Sado të zgjasë kjo betejë, e ka të sigurtë fundin e regjimit të Edi Ramës. 30 qershori është dita kur nis fundi i regjimit autokratiko-kriminal të Edi Ramës. Një proces fals votimi, Rama po tenton ta shesë si zgjedhje”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Spartak Ngjela përkujton Gjergj Kastriot Skënderbeun/ Jep mesazhin e fortë

Publikuar

-

Nga

Spartak Ngjela përkujton Gjergj Kastriot Skënderbeun/ Jep mesazhin e fortë

Avokati Spartak Ngjela ka dhënë një mesazh të fortë, teksa ka përkujtuar heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun, në ditën e vdekjes.

Ngjela thotë se sa të jetë kujtimi i Skënderbeut, do të ketë shqiptarë dhe sa të ketë shqiptarë do të ketë Shqipëri e Kosovë të bashkuar rreth figurës së tij.

Më tej, Ngjela thekson se kjo ka për të ndodhur përgjithmonë, pasi kujtimi i heroit kombëtar nuk do të shuhet.

Sot, me nderim të madh, u përkujtua dita e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ishin dhjetëra mijëra shqiptarë, në Shqipëri dhe në Kosovë, ata që u përfshinë në këtë datë të shenjtë për heroin që iu dha shqiptarëve atdheun e tyre – me heroikën e tij historike.

Sa të jetë kujtimi i Tij, do të ketë shqiptarë; dhe sa të ketë shqiptarë do të ketë Shqipëri e Kosovë të bashkuar rreth figurës së Tij.

Domethënë: përgjithmonë…”, shkruan avokati në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Itali/ Treni përplas për vdekje shqiptarin

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Itali/ Treni përplas për vdekje shqiptarin

Një emigrat shqiptarë, ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi është përplasur nga një tren i linjës Venezia-Mestre, në afërsi të stacioni Actv Righi.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i viktimës, ndërsa sipas mediave fqinjë ai ka marrë dëmtime në në shpinë që i kanë shkaktuar dhe vdekjen.

Oficerët e policisë hekurudhore po kryejnë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë që mediat fqinje raportojnë se si pasojë e ngjarjes u ngadalësua trafiku hekurudhor./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alfre Cako ngre dyshimet/ Rama nuk bëri vaksinën, s’është budalla

Publikuar

-

Nga

Alfred Cako i bindur për zgjedhjet në SHBA/ Me 99% do t’i fitojë Donald Trump

Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama hapi fushatën e vaksinimit kundër Covid-19 dhe bëri edhe vetë vaksinën.

Por konspiracionisti i njohur Alfred Cako, ka ngritur dyshime të forta për vaksinimin, pasi ai pretendon se Rama nuk bëri vaksinë atë ditë.

Ai tha në Top Channel se Rama nuk është budalla dhe sipas tij, ajo që ka injektuar mund të ketë qenë ndonjë serum.

Rama u përpoq të rrëzonte idetë tonë që shkëlqejnë si drita e diellit prej të vërtetës. Rama është përfaqësues i të vjetrës. Ke parë administraatët e Trumpit të dalë dhe të mburret me vaksinat. Jo. Kryeministri e di shumë mirë, nuk i bëson ato që thotë, nuk është budalla. Edhe ujë me sheqer që mund të ketë bërë.Dyshoj shumë që këta nuk kanë bërë vaksinës. Sidomos Rama, mund të ketë marrë ndonjë serum”, u shpreh Cako./ CNA.al

LEXO TE PLOTE