LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha del blof/ Ja shkresa që vërteton dokumentin e publikuar nga CNA.al

25 Qershor 2019, 14:19, Aktualitet CNA
Basha del blof/ Ja shkresa që vërteton dokumentin e publikuar nga

Mbrëmjen e djeshme CNA.al publikoi ekskluzivisht një dokument të dalë nga PD-ja ku zbulohej plani i opozitës për pengimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit me çdo lloj mënyre.

Kryedemokrati Lulzim Basha në një prononcim për mediat ditën e sotme i pyetur rreth këtij dokumenti e ka mohuar atë.

Por pak çaste më parë doli një shkresë ku kryebashkiakët e djathtë ia dërgonin KQZ-së për moslejimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Ky dokument i dërguar në KQZ vërteton shkresën e publikuar nga CNA.al ku i kërkohet kryebashkiakëve të përdoret çdo lloj mënyre për pengimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Shkresa e dërguar nga kryebashkiakët e djathtë në KQZ dhe misionet ndërkombëtare në vend është bërë gati nga selia e PD-së, nga sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, pasi ky dokument është pa numër protokolli dhe pa emër kryebashkiaku, dokumenti është bërë gati dhe i është dërguar të gjithë kryebashkiakëve të djathtë për ta shpërndarë dhe për ta plotësuar me detaje e më pas për ta firmosur e vulosur atë.

Gjithçka nuk bëhet nga kryebashkiakët dhe drejtuesit vendor të PD-së por vjen e udhësuar nga lart, pra nga zyrat e Lulzim Bashës nëpërmjet Gazment Bardhit.

Më poshtë sjellim edhe dokumentin i cili nuk ka numër protokolli dhe as emër bashkie apo kryebashkiaku./CNA.al

Udhëzimi i Bashës për degët e PD/ Shkatërroni KZAZ, prishni zgjedhjet, përballuni me Policinë

Zbulohen detajet/ Kush e përgatiti shkresën skandaloze për shkatërrimin e zgjedhjeve

Basha akuza Gazment Bardhit: Vegël qorre e Edi Ramës

Shkatërrimi i zgjedhjeve/ Basha mohon udhëzimin e Gazment Bardhit

Analizë/ Pse dokumenti me 6-pika për shkatërrimin e zgjedhjeve është i vërtetë

Udhëzimi i Gazment Bardhit Fake News?/ Dy pyetje për Lulzim Bashën

Lajmet e fundit nga