LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A ndihmon kafeja në humbjen e peshës? Ja çfarë thotë studimi më i ri

25 Qershor 2019, 11:25, Aktualitet CNA
A ndihmon kafeja në humbjen e peshës? Ja çfarë thotë

Kafeja është shumë e rëndësishme për organizmin tonë dhe ka shumë benefite për trupin deri në një masë të caktuar. Por sipas një studimi të publikuar të hënën, kërkuesit e universitetit të Notingamit kane treguar se pirja e kafesë mund të luftoje obezitetin dhe diabetin.

Shkencëtarët nisën të testonin kafenë për të parë nëse ajo mund të stimulonte yndyrnat kafe. Pasi gjetën dozën e saktë, ata panë rezultatet tek njerëzit. Studimi është ende të fazat e hershme të tij, sidoqoftë, është në rrugë të mbarë. Pirja e një filxhani kafeje ndihmon në në humbjen e peshës.

Ka dy forma të qelizave yndyrore, ato kafe dhe të bardha, dhe secila luan një rol të ndryshëm në metabolizmin tonë. Ndërsa qelizat kafe ndihmojnë në gjenerimin e nxehtësisë, ato të bardha janë përgjegjëse për depozitimin e yndyrnave.

Burimi:https://www.cbsnews.com/news/coffee-weight-loss-study-finds-could-help-you-burn-fat/

Lajmet e fundit nga