LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor/ Manjani: Kush voton është pro diktaturës

24 Qershor 2019, 14:11, Aktualitet CNA
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor/ Manjani: Kush voton është pro

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke komentuar zhvillimet e fundit dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Manjani shkruan se të gjithë e kanë kuptuar tashmë se sistemi i drejtësisë kontrollohet nga kryemnistri Edi Rama.

Ndërsa shton se kush se kush voton të dielën tregon hapur se nuk është me demokracinë dhe ligjin, por me regjimin e diktaturës.

Postimi i plotë

Nuk e di a ka mbetur më njeri, se peshqit e kanë marrë vesh të gjithë, që se di që Drejtësinë e kontrollon Edi Rama!

Nuk jua bën syri tërrt as kur shteti është në kolaps dhe kur pushteti po bën gati grushtin e shtetit!

Le të lutemi ende që të vijë arësyeja tek të paarsyeshmit.

Të paktën të kemi paqe, se demokraci e shtet do na duhet pak kohë që ti kemi.

Ndërkohë, kush voton në votimet e çmendura që i ka thirrë pushteti dhe jo Kushtetuta dhe ligji është me diktaturën!

Mosvotimi është shpresë për demokracinë!/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga