LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të gjitha "fitoret" e Lulzim Bashës!

24 Qershor 2019, 10:49, Aktualitet CNA
Të gjitha "fitoret" e Lulzim Bashës!

Prej disa muajsh vendi është përfshirë nga kriza politike, ne qendër të së cilës qëndrojnë akuzat për vjedhje të votave.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kryefjalë të daljeve të tij mediatike, ka vjedhjen apo blerjen e votave.

Lulzim Basha artikulon çdo ditë në media, duke theksuar se kundërshtari ia ka blerë votat, në të kundërt ai është fituesi.

Por, në qoftë se do kthehemi pas në kohë dhe të analizojmë faktet, kuptohet lehtësisht se pas kësaj fshihet një lojë politike dhe frika që ka Lulzim Basha, i cili kurrë nuk ka fituar përballë të majtës.

Për më tepër, Lulzim Basha ka humbur përballë të majtës, edhe kur në krah ka pasur të gjithë Partinë Demokratike, duke filluar që nga ish-kryeministri Sali Berisha e të tjerët me radhë, deri tek i fundit.

Lulzim Basha, në vitin 2005 u zgjodh deputet  i Kuvendit të Shqipërisë, ku më shumë se fitore e tij ishte rënia e ish-kreut të PS-së dhe ish-kryeministrit Fatos Nano, ndërsa Basha në atë kohë ishte ende një emër i panjohur.

Shkojmë më tej, në vitin 2007, ku Lulzim Basha drejton fushatën e PD-së në Elbasan, por humbet.

Sërish në 2009-ën, drejton Elbasanin, ku dolën barazim në numër mandatesh.

 

Kandidon për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, në zgjedhjet vendore të 2011-ës, ku humbet me 10 vota, edhe pse nuk u blenë vota, por u sollën avionë e autobuzë me votues.

Por, Lulzim Basha shpallet fitues pasi i rinumëron Arben Ristani.

Shkojmë më tej në zgjedhjet e përgjithshme të vitit, 2013, ku Lulzim Basha drejtonte fushatën e Tiranës, dhe PD siguroi rezultatin më të dobët historik që nga viti 91.

Në vitin 2015, kryetar i PD, Lulzim Basha humbet zgjedhjet lokale në të gjithë vendin nuk rikandidon për Tiranën, të cilën ?ia dhuroi? Ristani katër vite më parë.

Rezultati kombëtar ishte më i ulti deri atë kohë, në rang kombëtar PD fitoi vetëm 14 bashki, pra diku rreth 25%.

Në zgjedhjet e 2017-ës, pasi futi demokratët në çadër, i gënjeu ata dhe bëri marrëveshje me kryeministrin Edi Rama dhe pas çadrës hyri në zgjedhje.

Siguroi një rezultat katastrofik, vetëm 450 mijë vota me gjithë aleatët në gjithë Shqipërinë janë 230 mijë më pak se në 2013-ën. Është rrezultati më i dobët i PD dhe aleatëve nga 1991.

Basha e di që nuk fiton dot prandaj nuk futet në garë, po hyri humbet e duhet të largohet prandaj ik nga gara e bën gjithçka për pushtet në tavolinë apo marrëveshje, ku t?i falen bashki e vota./ CNA.al

Lajmet e fundit nga