LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tallja e Kryemadhit: S’kam qenë në pushtet/ LSI banda e grykësve me krokodilin Meta

24 Qershor 2019, 20:25, Aktualitet CNA
Tallja e Kryemadhit: S’kam qenë në pushtet/ LSI banda e

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI dhe bashkëshortja që mohon sa herë mundet burrin e saj president Ilir Metën, sot ka bërë një deklaratë të fortë.

?Monika ska qenë asnjëherë në pushtet, ka qenë LSI-ja 8 vjet?, – tha Kryemadhi në studion e Ardian Krastës në News 24.

Një qëndrim sa qesharak aq dhe i pështirë i Kryemadhit.

Zonja që ska qenë asnjëherë në pushtet ska bërë asnjë punë në jetën e saj, por së bashku me burrin e saj janë paguar vetëm nga pushteti që kanë pasur.

Ajo ska pasur asnjë pushtet, por ka qenë deputete, grua e Kryeministrit, Ministrit të Jashtëm, zv-Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit dhe se fundmi Presidentit. Asnjë punë e asnjë profesion, por disa miliarda lekë paga për burrin dhe Monën në 30 vite nga taksat e shqiptarëve.

Këtu po flasim për borderonë zyrtare jo për vilën mbi 3 milionë euro në Gjirin e Lalzitt, as për gjobat politike të bashkëshortit të saj, as për shkollimin e fëmijëve në Angli që i kushton të paktën 150 mijë paund në vit, dhe këto akuza nuk thuhen sot për herë të parë.

Mona ska qenë kurrë në pushtet, por ka qenë bashkëshorti i saj, ministrat e saj, deputetët e saj. Ka qenë Ilir Meta që u kap me bllok në dorë, ka qenë Edmond Haxhinasto i skandaleve tek ekonomia e transportet, kanë qenë Ylli Manjani, Petrit Vasili të skandalit të byzylykëve e shumë e shumë drejtorë hajdutë në të gjitha nivelet.

LSI është Ilir Meta dhe Ilir Meta është Monika dhe Monika është LSI. Të dy bashkë drejtojnë atë parti bandë që ka qenë në pushtet me PS dhe PD, që solli Rilindjen dhe Ramën dhe ka ikur nga koalicionet nga grykësia jo parimet.

Ilir Meta i la 4 të vrarë Berishës e Bashës në bulevard dhe sot po kërkon të djegë Shqipërinë me LSI-në e Monës për të pasur pushtet, para dhe garanci, për të vjedhur e grabitur më tej Shqipërinë.

Ilir Meta është krokodili i politikës shqiptare, grykësi dhe hajduti më i madh i historisë së saj.

LSI, Meta  dhe Mona janë po aq bandë sa Rilindja dhe Edi Rama. Përtej çdo dyshimi janë kanceri i politikës që kërkon pushtet të përjetshëm, janë grykësit e çetës së pangopur që ka 30 vjet që shqyen shqiptarët./CNA.al

Lajmet e fundit nga