Connect with Us

Rama i thur lavde Sokol Olldashit nga Durrësi

Aktualitet

Rama i thur lavde Sokol Olldashit nga Durrësi

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme u ndal në qytetin e Durrësit ku zhvilloi takimin elektoral të radhës.

Gjatë fjalës së tij Rama i thuri lavde figurës së të ndjerit Sokol Olldashi.

Rama e quajti të ndjerin Olldashi si një nga figurat më të spikatura të PD-së dhe shumë të fortë në fushtata elektorale.

“A ka njeri normal që mendon se njeriu dhe partia këtu në Durrës që mundën Saliun me të gjithë skuadrën e tij me të ndjerin Sokol Olldashi që ishte përfaqësues politik këtu në Durrës, me Jozefina Topallin e të tjerë me radhë, e paska të vështirë të mundi Lulin me Gridën dhe Salianjin. E thënë ndryshe të kesh mundur Sokol Olldashin, një nga figurat më të spikatura të PD-së, një njeri i njohur për oratorinë dhe forcën në fushata elektorale, dhe të akuzohesh se ke blerë vota me Oerd Bylykbashin”,-u shpreh Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kapet me 205 kg drogë/ Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Greqi, në kërkim dy të tjerë

Publikuar

-

Nga

Kapet me 205 kg drogë/ Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Greqi, në kërkim dy të tjerë

Policia greke ka arrestuar një shqiptar, pasi e ka kapur me 205 kilogram kanabis.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se 22 vjeçari shqiptar, emri it ë cilit ende nuk bëhet me dije, u arrestua në vendin e quajtur Kineta, 20 km në veri perëndim të Athinës.

Ai e kishte fshehur drogën në magazinën e një vile luksoze ku qëndronte prej disa muajsh me qira.



Operacioni për kapjen e drogës nisi pas sinjalizimit nga qytetarët se në banesë ndodhej një sasi e madhe lënde narkotike, që dyshohet se ishte importuar nga Shqipëria.

LEXO EDHE:  Rama thumbon Bashën/ “Nga sot nuk do të ketë më djegie mandatesh”

LEXO EDHE:  Investoi 200 milionë euro në kompani offshore?/ Zbardhet pasuria e kryeministrit Rama

Mësohet se autoritetet greke kanë sekuestruar 205.4 kg lëndë narkotike, disa gjurmues GPS, disa karta SIM, telefona celularë dhe një peshore elektronike.

Gjykata e shtetit fqinj dha masën “arrest me burg” për të riun shqiptar deri në përfundimin e hetimeve. Ndërkohë u shpallën në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të tij shqiptarë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Publikuar

-

Nga

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektuan sot punimet në kantierin e ndërtimit të aksit Delvinë-Kardhiq.

CNA.al kujtoi faktin se punimet në këtë rrugë janë ndaluar kur Rama erdhi në pushtet në 2013-n, pasi ishte nisur nga qeveria e Sali Berishës.

Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri, i cili thotë se rruga Kardhiq – Delvinë është histori tjetër vjedhjeje dhe mashtrimi e Ramës.

Berisha deklaron se kjo rrugë duhet të përfundonte 6 vite më parë, ndërsa tregon edhe skemën e asaj që ai e quan vjedhje.



“Miq, sot Edvin Kristaq Hajduti inspektoi një segment të rrugës Kardhiq – Delvinë, e cila duhej të përfundonte në vitin 2014 por që u shndërrua në histori vjedhjeje dhe mashtrimi dhe sot 6 vite pas afatit të përfundimit nuk është ndërtuar as gjysma e saj. Kjo sepse Edvin Hajduti e braktisi atë deri në vitin 2018 dhe ju rikthye me një skemë vjedhjesh të hatashme.

LEXO EDHE:  Gazetarja “e vë në lojë”/Rama i lutet Zotit live, ja çfarë i kërkon

LEXO EDHE:  Nga Gjergj Bojaxhi/Veliera shkel të ardhmen, lashtësinë dhe ligjet

Kështu, në rast se loti i parë prej 7 km përfundoi brenda 7 muajve në vitin 2012 me 5,1 milion euro dhe përveç kësaj u hap traseja dhe në 8 km të tjera, Edvin Kristaq Hajduti tenderoi në vitin 2018 lotin e dytë prej 7 km por në një akt vjedhjeje të pastër me çmim të katërfishtë, 22 milionë euro dhe afat kohor për tu ndërtuar jo për 7 por për 24 muaj”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Kardhiq-Delvinë/ Rama mrekullohet me rrugën e filluar nga Berisha

LEXO TE PLOTE

Bota

“Kriminalitet i pastër” në Çikago/ Plaçkitje masive, arrestime dhe shkëmbim zjarri

Publikuar

-

Nga

“Kriminalitet i pastër” në Çikago/ Plaçkitje masive, arrestime dhe shkëmbim zjarri

Policia në Çikago shkëmbeu zjarr me plaçkitësit që vidhnin artikuj nga biznese në qytet. Sipas zyrtarëve të rendit, mbi 100 vetë u arrestuan pasi turma u vërsul në zonën komerciale me dyqane luksoze, duke plaçkitur, duke thyer xhama dhe duke u përleshur me policinë për orë të tëra.

Shefi i Policisë së qytetit, David Brown i quajti incidentet “kriminalitet i pastër” dhe Kryebashkiakja Lori Lightfoot u përpoq të theksonte dallimet mes këtyre incidenteve dhe “kryengritjes së përligjshme” pas vdekjes së George Floyd në duart e policëve në Mineapolis më 25 maj.

“Kjo nuk ishte një protestë e organizuar, por një incident “kriminalpastër,” tha zoti Brown në një konferencë për shtyp.

Të paktën 13 policë u plagosën dhe një roje sigurie si dhe një civil u goditën nga plumba, tha zoti Brown.

Në median sociale u postuan imazhe të dyqaneve të vandalizuara dhe njerëzve që futeshin dhe rrëmbenin artikuj. Pjesa më e madhe e incidenteve u regjistruan në bulevardin Miçigan, ku ndodhet edhe segmenti “Magnificant Mile” me dyqane luksoze.



Para shpërthimit të incidenteve, në median sociale u postuan një numër thirrjesh për të plaçkitur bizneset në qendër të Çikagos, pas shtimit të tensioneve që rezultuan kur një polic qëlloi me armë zjarri një person, tha zoti Brown.

LEXO EDHE:  Rama thumbon Bashën/ “Nga sot nuk do të ketë më djegie mandatesh”

LEXO EDHE:  Zbardhet paketa “McAllister+” me 20 pika/Rama kundër Vettingut!

Policët po merrnin në pyetje një 20-vjeçar, kur ai u largua me shpejtësi dhe u kthye të qëllonte në drejtim të policëve. Policët u përgjigjën me zjarr, duke e goditur të dyshuarin, i cili është në spital dhe mendohet se nuk është në rrezik për jetën.

“Pas incidentit, filloi të grumbullohet turma. Gjakrat ishin ndezur, të nxitura nga dizinformimi ndërkohë që afronte nata,” tha zoti Brown.

Pas postimeve në median sociale, autoritetet dërguan 400 policë në qendër të qytetit, ku panë një rresht makinash që po mbërrinin në zonë. Pasi policët arrestuan një person që kishte në duar kasën e një biznesi, një makinë në lëvizje filloi të qëllonte në drejtim të policëve, tha zoti Brown.

Shefi i policisë, David Brown, është betuar se policia do të përgjigjet me vendosmëri, ndërkohë që ka mobilizuar policët për turne ditore prej 12-orësh dhe ka anuluar pushimet./ VOA

LEXO TE PLOTE