LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Qëndresa është historia e Shkodrës, e jo përkulja”/ Bardh Spahia mesazh qytetarëve

24 Qershor 2019, 12:58, Aktualitet CNA
“Qëndresa është historia e Shkodrës, e jo

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i cili u arrestua pas tensioneve në KZAZ në Shkodër dhe për të cilin gjykata më pas dha masën e sigurisë ?arrest shtëpie?, ka reaguar sot, duke i drejtuar një mesazh qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Spahia ndërsa shpreh mirënjohje për mbështetjen, thekson se ?E drejta triumfon mbi çdo urdhër politik e keqpërdorim të shtetit, ashtu si vendosmëria për të bërë gjënë e duhur për këtë vend, nuk lëkundet as edhe një sekondë!?.

Gjithashtu ai shkruan se ?Nuk jam penduar për asnjë moment për zgjedhjen që të kthehem e të qëndroj në vendin tim!

Për formim e traditë familjare, besoj tek qëndresa përballë të keqes, si rruga për të merituar lirinë e demokracinë. Ajo betejë bëhet veç pastër, pa kthesa e konformizma!

Paqja pa drejtësi është diktaturë, e diktatorët veç rrëzohen! Qëndresa është historia e Shkodrës, e jo përkulja!?.

Postimi i plotë:

Të gjithëve e secilit, miq, kolegë, të njohur e të panjohur, brenda e jashtë vendit, u jam thellësisht mirënjohës për solidaritetin, vëmendjen e mesazhet!

E drejta triumfon mbi çdo urdhër politik e keqpërdorim të shtetit, ashtu si vendosmëria për të bërë gjënë e duhur për këtë vend, nuk lëkundet as edhe një sekondë!

Solidariteti njerëzor mbetet sinjali më i qartë se shpresa është e fortë në këtë vend, njëlloj si ndërgjegjësimi se beteja kundër të keqes nuk është e lehtë, por aspak e pamundur!

Nuk jam penduar për asnjë moment për zgjedhjen që të kthehem e të qëndroj në vendin tim!

Për formim e traditë familjare, besoj tek qëndresa përballë të keqes, si rruga për të merituar lirinë e demokracinë. Ajo betejë bëhet veç pastër, pa kthesa e konformizma!

Paqja pa drejtësi është diktaturë, e diktatorët veç rrëzohen! Qëndresa është historia e Shkodrës, e jo përkulja!

Jam prane cdo mbrojtesi te lirise te ndaluar padrejtesisht, jam pranë çdo qendrestari e ushtari të demokracise që mbron lirinë duke u përballur me dinjitet e kurajo kundër të keqes që po rikthehet për të mbytur e zënë për fyti demokracinë në atdheun tonë.

E aty do jem bashke me ta, mirenjohes per sherbimin qe i bejne kombit te vet, me sa te kem mundesi e sa te kem fryme!
Respekt për të gjithë qëndrestarët!#AsnjëHapPas

#Tebashkuarjadalim

#RamaIk/ CNA.al

Lajmet e fundit nga