LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Mendova se do më mbushnin me dhurata"/ 24 vjeçarja tregon "zhgënjimin" nga takimet me të moshuarit

24 Qershor 2019, 12:25, Aktualitet CNA
"Mendova se do më mbushnin me dhurata"/ 24 vjeçarja tregon

Edhe pse ishte 19 vjec, Jessica Hyer mendoi se mund t’i paguante faturat e shkollës duke kryer marrëdhënie intime me burra më të moshuar se ajo të cilët ishin shumë të pasur. Gjithashtu ajo u rrit në Burnley, një nga lagjet më të varfra në Lancashire.Jessica nisi të studionte anglisht dhe dramë në universitet, por pas vitit të parë të shkollës e gjeti veten me 1500 paund borxh tek shokët e shoqet.

Puna si kamariere nuk i dilte për të paguar faturat dhe në këtë moment pa një reklamë në Facebook, në lidhje me faqet e internetit ku vajzat regjistrohen për të krijuar lidhje me ?babushët e pasur”.

Por tani që është 24 vjeçe, ajo  paralajmëruar të gjitha adoleshentet dhe gratë, të cilat mund të bien në të njëjtin kurth.

Ajo është shprehur për “Metro” duke thënë se:

Mënyra se si dalja me ?babushët? është reklamuar, është shumë problematike. Ka shumë femra në nevojë, apo vajza të vogla, të cilat gënjejnë për moshën e tyre në ato sajte.Mos më keqkuptoni. Disa vajza e duan këtë si punë dhe krijojnë marrëdhënie shumë të mira me këta lloj meshkujsh.Mua më intereson ajo pjesë e femrave që kanë nevojë për mbështetje dhe krijojnë eksperienca jo të mira, si puna ime.Njerëzit nuk duhet të mendojnë se është shumë qejf, apo glamur kjo punë, pasi nuk është kështu?.

“Kur shikon në këto faqe, të shfaqen imazhet e meshkujve të rinj dhe tepër tërheqës. Nga fotot e tyre mund të mendosh se këta meshkuj mund të jenë mentorët e tu, ose ndoshta do të të ndihmojnë të bësh karrierë. Fillimisht nuk i shikon në mënyrë seksuale. Në fund të fundit, seksi është qëllimi dhe interesi i tyre i vetëm?.Shumë shpejt Jess mësoi se të dilte me ?babushët? ishte shumë më larg imazhit që ajo kishte krijuar në kokën e saj, i cili është i përbashkët tek të gjitha të rejat.Ato mendojnë se këta burra do t?i mbushin me dhurata dhe do t?i mbështesin gjihmonë.”

Jessica tregon se është paguar 150 paund vetëm për të takuar një burrë, por më vonë, kur vijonte të kishte nevojë për para, u detyrua të pranonte të kryente marrëdhënie me ta, për të pasur shumat në dorën e saj.

Burimi:https://metro.co.uk/2019/06/24/sugar-daddy-dating-fund-uni-left-student-reliant-sex-cash-10034610/

Lajmet e fundit nga