LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mediu thirrje ndërkombëtarëve/ "Ndaloni krimin elektoral"

24 Qershor 2019, 15:19, Aktualitet CNA
Mediu thirrje ndërkombëtarëve/ "Ndaloni krimin

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor i cili rrëzoi dekretin e Presidentit Meta, duke ligjëruar 30 qershorin, ka ardhur edhe reagimi nga opozita.

Në një dalje për mediat, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u ka bërë thirrje socialistëve dhe ndërkombëtarëve që të ndalojnë zgjedhjet në 30 qershor.

Ai u shpreh se Edi Rama ka po përdor Kolegjin Zgjedhor, dhe se po e çon vendin në konflikt civil me zgjedhjet që do të mbahen në fund të muajit.

?Në emër të Partisë Republikane, i bëj thirrje gjithë socialistëve që besojnë tek liria dhe demokracia, të bashkohen me të gjithë shqiptarët të shmangin konfliktin civil që po përgatit Edi Rama më 30 qershor.

Rama sot ka kapur dhe përdor politikisht Komisionin e Zgjedhjeve.

Procesi farsë dhe i dhunshëm që po organizon në 30 qershor, është instalimi përfundimtar i grushtit të shtetit

Shqiptarët dhe opozita kanë të drejtën kushtetuese që të mos lejojnë një proces të tillë dhe të jenë të bashkuar për të mbrojtur pluralizmin

I bëj thirrje faktorit ndërkombëtarë të ndalojnë këtë krim të Ramës që do të ketë pasoja jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon?./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga