Connect with Us

“Me Kuç e me maç, me gjyshe e me gjyshër”/ Perlat e Lali Erit në fushatë

Aktualitet

“Me Kuç e me maç, me gjyshe e me gjyshër”/ Perlat e Lali Erit në fushatë

Publikuar

-

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj

Aktivistja e njohur e Lëvizjes për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtarë, Elona Caslli, ka monitoruar nga ekrani fjalimet gjatë fushatës, të kandidatit të PS për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka veçuar shumë nga shprehjet e tij “filozofike” të përziera me fjalë të “mençura”. Të gjitha perla.

Më poshtë postimi i plotë:

“Epoka e gurit nuk mbaroi se mbaruan gurët, por se u civilizu robi”

“Si osht ajo shprehja- Kur t’vinë ment s’ti hanë as qentë. Kështu është edhe puna atyne. Do kthehen tek Partia Socialiste”

“Pse fëmijëve në shkollë u themi- Nëse ka një rrugaç tek klasa, ti të keqen mami, mos u bëj si ai. Nëse ai të bën keq shko tek mësuesja. Një rrugaç nuk mund të prishë klasën. Kështu është dhe puna e Zgjedhjeve.

Nuk lëmë një rrugaç të na i prishë Zgjedhjet”

“Nuk e kemi fiksim të bëhemi Partia më e madhe në Shqipëri, sepse ne jemi tashmë Partia më e madhe”

“Ka afat! Shembull: Një maturant ka provime dhe i shkrepet t’i thotë mësuesit- Shtyji provimet se dua të shkoj në plazh. Cfare do bëjmë ne?! Do ia shtyjmë provimet maturantit vetëm pse ai do të shkojë në plazh?! Kështu është puna e zgjedhjeve. Nuk shtyhen se ka afat”

“Mos ma prek parkun! Ç’është kjo mos ma prek parkun?! Mos ma prek Teatrin?! Gjyshja thoshte – S’preke gjë me dorë?! Domethënë kur nuk prek gjë më dorë turpërohesh. Ne jemi ata që i prekim gjërat me dorë, se punojmë”

“Shif içik si është puna e zgjedhjeve.Është isoj si t’kesh vu byrekun në furrë. Ti kur t’piqet do e heqësh nga furra se pastaj digjet. Kështu ishte dhe puna zgjedhjeve. Ka afat si byreku. Duhet t’bohen me 30 qershor”

“Shembull: Ka dy lojtarë dhe kanë një ndeshje. Njëri prej lojtarëve nuk paraqitet në ndeshje. Atëherë cfarë ndodh?! Fiton lojtari që është në fushë. Kështu është puna e zgjedhjeve”

“Ata që dalin në proteste ja bojnë – Skape Balo-. Duhet me i nda ata se zihen me njoni tjetrin”

“Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bo presidenta. Me thuaj ti mu pse s’të kam bo president ty si qytetar?!”

“Atyne të PD-ese duhet me i thonë- Car do me bo?! Do me mor valixhet e me ik në 1 korrik, apo do rrish me Lali Erin për ta bo Tiranen?!”

“Kur kjo punë t’mbaroj me 30 qershor unë do jem prapë ketu.Me 1 korrik do jem këtu, se do punoj”

LEXO EDHE:  Basha dhe Kryemadhi përplasen për protestën/ Secili në hallin dhe pazarin e vet

“Nuk më shifni si jam si shofer kamioni se nuk k bërë plazh”

“Siç është ajo shprehja – Me Kuç e me maç, me gjyshe e me gjyshër dhe bashkë me biçikletat do shkojmë në votime”

“Takuam njerëz dhe na thanë- Ore, ju jeni çmen?! Pse keni ardh ditë shtune me na taku?! Shkoni në plazh me familjet tuaja, se votat tona i keni. Por unë i thashë se kemi ardh me ju taku, se keto punë duhen bo?! A m’kupto?!”

“Kanë qenë 4 vite t’bukra në Bashkinë e Tiranës, Nëse do të kem kohë, të ulem dhe të shkruaj një libër për këto vite, veçse këngë do m”dilte nga zemra. Na votoni që 4 vitet e ardhshme ta mbushim Tiranën me dashuri, mirësi, punë, begati”

“Për fëmijët ju e dini që po e vura kasetën nuk ndaloj më, por është vapë”

“Fëmijët nuk votojnë dhe nuk kanë histori partie. Kur thonë më pëlqen me të vërtetë u pëlqen dhe kur thonë nuk më pëlqen me të vërtetë nuk u pëlqen”

“Duhet me e majt mirë me fëmijët se mund të na duhen një ditë”

“Në rregullimin e kopshteve patëm prindër që thanë- Unë do sjell perdet, unë do qëndis peshqirët, unë do montoj kondicionerin”

“Nuk e di a e mbani mend por në kopshtet e 4 viteve, lëpihej ajo jeshilja e ujrave të zeza nga muret”

“Fëmijët u kthyen në forcën politike më të madhe në vend! Kur fituam betejën për parkun fituam edhe betejën për Sheshin Skënderbej. Falë punës së fëmijëve që i thonin prindërve- Babi, mami sa u kënaqa tek Sheshi….”

“Për këndin e lodrave pata shumë kundërshtarë. Një nga ekipi më tha- O Lali Eri po çe do Parkun?! Lëre se ti ke bërë gjithë ato punë. Por unë iu përgjigja- Parku më kujton historinë e Rozafës, ne ndërtojmë ata prish. Por ne do ta ndërtojmë!”

“Të gjithë më pyesin; Ore c’e ke këtë fiksim me fëmijët ti?! Fëmijët as votojnë dhe as nuk punësohen. Dhe unë u përgjigjem- Ne punojmë për gjeneratën tjetër”

“Parqet janë hapësira demokratike, se të gjithë luajnë njësoj”

“Ta dinte Vojo Kushi, para se të hipte këmbëzbathur mbi tank, 20 e ca vjeç çun, që të ndalonte ofensivën gjermane që do të prishte të gjithë shtëpitë e tironsve tek Selvia…”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Korrupsioni i liderave politikë/ Berisha krahason Nanon dhe Ramën

Publikuar

-

Nga

Berisha i nxjerr videon Ramës/ Ja pse Shqipëria nuk i hap negociatat

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për korrupsionin në politikë i cili është kthyer në një shqetësim serioz në këto 30 vjet demokraci.

Në një interviste për “Zgjedhje 2021” Berisha ka akuzuar socialistët si personat të përfshirë në shumë afera, ndërsa ka hequr edhe një paralele mes Edi Ramës dhe Fatos Nanos.

Sipas tij, ky i fundit është një liliput i korrupsionit para Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Bufonët në krye të Bashkisë/ Vasili i “përvishet” Veliajt

LEXO EDHE:  Dy “Arditë” të tjerë humbën jetën dje në Tiranë

Afera të tilla siç janë ndjeksa, afera siç është Agon Channel, siç do të jetë porti i Durrësit nuk ka lënë Fatos Nano. Megjithatë Fatos Nano vendosi një akt së pari rrotacionin e pushtetit, ai dha dorëheqjen nga Partia Socialiste. Fatos Nano është një liliput i korrupsionit para Edi Ramës”, u shpreh Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çështja e detit me Greqinë/ Basha: Do ta çojmë në gjykatën ndërkombëtare

Publikuar

-

Nga

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar në lidhje me çështjen e detit me Greqinë duke u shprehur se qeveria duhet t’i drejtohet gjykatës ndërkombëtare.

Më tej, në një interviste për Report Tv ai shprehet se kjo çështje është një nga dështimet e qeverisë dhe se PD synon ta përmbyllë këtë proces në përputhje të plotë me ligjin.

“Propozimi ynë nëse do ishte bërë realitet  do ta kishte tejkaluar këtë problem. Pas vendimit të gjykatës kushtetuese mbetej vetëm një rrugë, ajo e drejtimit tek gjykatat ndërkombëtare.

Demilitimi i zonës ekskluzive ekonomike do të kishte ndodhur tashmë. Pati një zvarritje të negociatave, pati prapë ndërhyrje dhe personalizim. Ky është një nga dështimet e politikës së jashtme që  i shtohen dështimet e politikës së brendshme të këtyre 8 viteve. Pa diskutim që dërgimi drejt gjykatës ndërkombëtare duhet të kishte ndodhur dhe do të kishte ndodhur tashme, e demilitimi i zonës ekonomike ekskluzive. Dhe ne do të synojmë ta përmbyllim këtë proces në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtarë. Por duke patur parasysh edhe mos ndryshimin e rregullave në mënyrë, në mes të lojës.”, shprehet Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

OBSH: Pandemia në fazë kritike, trajektorja po rritet

Publikuar

-

Nga

OBSH: Pandemia është në fazë kritike

Pandemia COVID-19 është në një fazë kritike, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Pas rënies së rasteve dhe të vdekjeve në fillim të vitit, situata globale është duke u përkeqësuar në javët e fundit, tha OBSH-ja.

“Jemi në një fazë kritike të pandemisë. Trajektorja e saj po rritet. Është duke u rritur në mënyrë dramatike”, tha Maria van Kerkhove, epidemiologe në OBSH.

Koronavirusi ka vrarë mbi 2.9 milionë njerëz prejse është shfaqur për herë të parë në fund të vitit 2019.

Mbi 136 milionë vetë janë infektuar në total.

Në nivel global, “kemi parë shtatë javë rresht të rasteve në rritje dhe katër javë të vdekjeve në rritje”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Javën e kaluar është regjistruar “numri i katërt më i lartë i rasteve në një javë të vetme”, tha ai.

Rritja e rasteve vjen me gjithë shpërndarjen dhe administrimin e vaksinave në shumë vende të botës.

LEXO EDHE:  Bufonët në krye të Bashkisë/ Vasili i “përvishet” Veliajt

LEXO EDHE:  Bufonët në krye të Bashkisë/ Vasili i “përvishet” Veliajt

Deri më tash, rreth 780 milionë vaksina janë administruar globalisht, por autoritetet shëndetësore thonë se duhet të vazhdojë veshja e maskave, si dhe ruajtja e distancës fizike, për të përmbysur trajektoren.

“Ne gjithashtu duam të shohim rihapjen e shoqërive dhe ekonomive, si dhe rifillimin e udhëtimeve dhe të tregtisë”, tha Tedros.

“Por, tani, njësitë e kujdesit intensiv në shumë vende janë të tejmbushura dhe njerëzit po vdesin. Kjo mund të shmanget”, shtoi ai.

Sipas tij, pandemia është larg fundit, por “ka shumë arsye për optimizëm”.

”Rënia e rasteve dhe vdekjeve gjatë dy muajve të parë të vitit tregon se ky virus dhe variantet e tij mund të ndalen”, tha Tedros./rel

LEXO TE PLOTE