LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kukësi lë me gisht në gojë Partizanin, i "rrëmben" nga duart Azdren Llullakun

24 Qershor 2019, 13:14, Aktualitet CNA
Kukësi lë me gisht në gojë Partizanin, i

Kukësi nuk ia doli dot që ta mundë Partizanin në kampionat, por shpreson ta bëjë një gjë të tillë në? merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin e Kombëtares, Azdren Llullakun, për të cilin janë futur në bisedime për ta afruar dy ekipet shqiptare.

Burime të besueshme të ?Panorama Sport? pranë kampit kuksian, pohojnë se kërkojnë shërbimet e 31-vjeçarit dhe kanë nisur negociatat për ta bindur të firmosë me verilindorët për të paktën një sezon.

Për hir të së vërtetës, duket një operacion i vështirë, por jo i pamundur, për më tepër që kosovari e ka pranuar se mund të luajë në futbollin shqiptar, duke lënë të hapur çdo mundësi për të ardhmen e tij.

Nëse të kuqtë luajnë në Ligën e Kampionëve, kuksianët janë pjesë e Ligës së Europës, ndaj futbollistin e josh jo pak Europa dhe duket një armë plus për të dyja këto ekipe.

NGËRÇI

Burime të gazetës pohojnë se për momentin problem kryesor është ai i pagës së sulmuesit, e cila mund të bëjë që palët të mos arrijnë dot në një marrëveshje. Llullaku ka kërkuar një pagë prej 15 mijë eurosh në muaj, një shifër kjo e majme për futbollin shqiptar dhe vështirë se Kukësi mund t?ia plotësojë dëshirën.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Partizanin dhe skuadra që mund ta kënaqë ekonomikisht mund ta bëjë të vetin. Për momentin ky shihet si problemi i vetëm dhe vështirë se Llullaku mund të pranojë të afrohet për një shifër më të ulët. Megjithatë, në tavolinë është duke u diskutuar edhe një opsion tjetër, i cili mund të sjellë reduktimim e pagës, të paktën sa u përket nënkampionëve të Shqipërisë.

Nëse palët do të bien dakord për një kontratë dyvjeçare, atëherë mund të ulen edhe pretendimet ekonomike të mesfushorit kuqezi, pasi për të paktën dy sezone, do ta kishte të garantuar një skuadër cilësore. Mbetet për t?u parë nëse në skenë do të dalë ndonjë alternativë tjetër për të sjellë Llullakun në Kukës, por e rëndësishme është që palët janë ulur në bisedime serioze për të arritur në një marrëveshje.

Lajmet e fundit nga