LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kontrabandë në Doganën e Qafë-Thanës/ Arrestohet kandidati socialist

24 Qershor 2019, 15:04, Aktualitet CNA
Kontrabandë në Doganën e Qafë-Thanës/ Arrestohet

Ish kryeministri Sali Berisha, ka bërë publik denoncimin e një qytetari i cili shkruan se kandidati socialist për Pogradecin, Ilir Xhakolli, është kapur me kontrabandë para disa ditësh në doganën e Qafë-Thanës, por është liruar brenda 24 orëve me ndërhyrjen e Taulant Ballës.

Ndërsa ngjarja, sipas tij, është mbajtur e fshehur nga Policia me urdhër të Sandër Lleshaj.

Postimi i plotë:

Denoncohet fshehja e krimit nga policia!

Kapet ne flagrance me kontrabande kandidati per bashkine e Pogradecit.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Doktor,para disa ditesh ne doganen e Qaf Thanes eshte arrestuar kandidati i Partise Socialiste per Pogradecin Ilir Xhakolli!

Ai eshte kapur per kontrabande dhe me nderhyrjen e Taulant Balles eshte liruar brenda 24 oreve.

Kjo ngjarje eshte mbajtur e fshehte nga Policia e Sander Lleshit./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga