Connect with Us

Kolegji Zgjedhor vendos/ Zgjedhjet në 30 qershor janë legjitime

Aktualitet

Kolegji Zgjedhor vendos/ Zgjedhjet në 30 qershor janë legjitime

Publikuar

-

Në nëntor 2018, pra rreth 8 muaj më parë, presidenti i Republikës Ilir Meta, shpalli 30 qershorin, datën për mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor.

Dekreti me numër 10928 e cakton datën duke njohur se mandati i organeve të qeverisjes vendore, mbaron në të njëjtën datë, të të njëjtit muaj të vitit të katërt, pas datës së shpalljes me vendim të KQZ-së në shkallë vendi, të rezultateve të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Por, rreth dy muaj më vonë, vendi u përfshi në një krizë të thellë politike dhe opozita filloi protestat. Pas prostestës kombëtare të 16 shkurtit, opozita ndërmori edhe një tjetër hap ekstrem, duke djegur mandatet e deputetëve, si shenjë proteste kundër qeverisë, të cilën e akuzon se ka ardhur në pushtet me votat e blera me paratë e krimit.

Po ashtu, opozita jashtë parlamentit ka vendosur edhe  bojkotimin e zgjedhjeve lokale, duke kërkuar krijimin e një qeverie tranzitore pa kryeministrin Rama, dhe zgjedhje të parakoshme parlamentare.

Pas një sërë tensionesh dhe prostash nga ana e opozitës, ku shumë prej tyre janë shoqëruar edhe me incidente dhe akte dhune, në “lojë” hyri edhe presidenti Meta.

Në datën 8 qershor 2019, ndërkohë që opozita po protestonte para Kryeministrisë, presidenti Meta doli me një vendim të papritur, duke çdekretuar datën e zgjedhjeve.

Me justifikimin se vendi kërcënohej nga një konflikt civil, për shkak të situatës së tensionuar politike, Meta nxori një tjetër dekret, i cili shfuqizonte 30 qershorin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor.

Por, vendimi i Metës, në fakt solli të kundërten e atyre që pretendoi Presidenti. Pas këtij cdekretimi, nga përplasja mes opozitës dhe mazhorancës, fusha e “betejës” u transferua në një përplasje të fortë mes kreut të shtetit dhe mazhorancës.

Mazhoranca e ka cilësuar si antikushtetues cdekretin e presidentit, dhe ka nisur procedurat për shkarkimin e Metës.

Por, nga ana tjetër çdekretimi i datës së zgjedhjeve solli edhe përplasje dhe tensione të forta në KZAZ-të, në bashkitë që drejtohen nga e djathta,  përplasje të cilat çuan pas prangave dhjetëra demokratë.

Po ndërkohë që vendi zien nga kriza politike, fjala e fundit i takon njerëzve të drejtësisë.

Kolegji Zgjedhor është ai që sot i dha fund dilemës, duke rrëzuar kështu çdekretin e presidentit Meta.

Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e Idajet Beqirit, kreut të Partisë Uniteti Kombëtar, për t’u çregjistruar nga zgjedhjet, duke vendosur kështu përfundimisht se zhvillimi i zgjedhjeve do të bëhet më 30 qershor.

Rrjedhimisht dekreti i Presidentit Ilir Meta për anullimin e zgjedhjeve është i pavlefshëm dhe data që mbetet në fuqi për zgjedhjet lokale është pikërisht 30 qershori./ CNA.al

Aktualitet

Lojtari më i pafat në botë/ Ja çfarë i ka ndodhur brenda 12 minutave (video)

Publikuar

-

Marian Sarr, mbrojtësi i klubit gjerman të Carl Zeiss Jena (Bundesliga 3) përjetoi një ndër ndeshjet më të hidhura të karrierës së tij. Futbollisti 24-vjeçar i dha praktikisht fitoren ekipit kundërshtar duke realizuar dy autogola në 12 minuta.

Dy autogolat përmbysën rezultatin duke i dhënë avantazhin 2 – 1 vizitorëve të Ingolstatd (ish-ekipi i Mërgim Mavraj), të cilët në fund ia dolën të mbanin rezultatin e paprekur duke u larguar me tre pikë nga kjo transfertë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Goditje e fortë për kombin shqiptar”/ Shehu bën paralajmërimin e frikshëm

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me thirrjen e Ramush Haradinajt, në Hagë.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu shkruan se procesi ndaj Ramush Haradinajt është luftë për kufijtë.

Sipas ish-deputetit demokrat, në rast se Haradinaj del i pafajshëm, kombi shqiptar do të jetë më i fortë, ndërsa nëse ndodh e kundërta, iu jepet goditje kufijve të Kosovës dhe kombit shqiptar.

Postimi i Tritan Shehut:

Ne Hage fillon edhe “lufta per kufijte”.

Haradinaj per te treten here niset ne Hage si i pafajshem.

Shpresoj dhe uroj qe te kthehet edhe kesaj radhe prej andej si i tille; kjo vlen per ate, per qeverisjen e Kosoves, stabilitetin e saj, njohjet ndaj saj.

Ne fakt vlen shume me teper, vlen edhe per terresine teritoriale te Kosoves, per mareveshjen e Ahtisarit, per vendimin e gjykates se Hages mbi Kosoven, per aktet e rendesishme mbi te cilat qendron sovraniteti i saj.

Vlen edhe per stabilitetin rajonal, rrugen tone te perbashket te integrimit, vetem nepermjet se ciles ne pa ndryshuar kufijte tane, por duke i cvleresuar ata do te jemi neser te gjithe pa te tille, pjese e Familjes sone europiane.

Pa asnje dyshim procedimi, apo akoma me keq denimi i Haradinaj do te dobesonte qendresen ndaj atyre projekteve te vjetra te Serbise se Madhe nepermjet shkembimit te territoreve, rolit te saj te aspiruar si gardian ne Rajon, qe vecse fatkeqesi te reja do te sillte per te gjithe ne, perfshi dhe per serbet vete.

Haradinaj deri tashti ka qene ne Kosove zeri i pare ne kundervenie te atyre projekteve vuciciane, por qe fatkeqesisht te prezatuara ne shqip ne Prishtine e Tirane, te sheqerosura me nacionalizma arkaike dhe te inkurajuara nga ata Lindore, qe aspirojne ta kontrollojne Rajonin duke e mbajtur ate jashte BE, behen sot ekstremisht te rrezikeshme.

Pra ne Hage nuk zhvillohet vetem beteja e Haradinajt per pafajesi…./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Arti në zi/ Ndahet nga jeta ikona e muzikës blouse

Publikuar

-

Mbrëmjen e djeshme ikona muzikore e New Orleans, Art Neville  ka ndërruar jetë pasditen e së hënës dhe lajmin e hidhur e ka bërë publike për mediat dhe fansat e tij, menaxheri nëpërmjet një deklarate zyrtare.

Ai është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij pasditen e së hënës, ndërkohë që ende nuk është zbuluar shkaku.

Art Neville ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare dhe gjithmonë do të mbahet mend nëpërmjet artit që ka lënë pas.

Neville ka qenë pjesë e disa grupeve të njohura në ShBA si ‘The Meters’ dhe ‘The Neville Brothers’ ku me të dy grupet ka pasur shumë sukses.Neville ka fituar edhe çmimin Grammy Awards dhe ka marrë një çmim nga organizata ‘Lifetime Achievement Award’ në karrierën e tij artistike mbi 50 vjet.

 

LEXO TE PLOTE