Aktualitet
“Kam lënë treçerekun e jetës aty brenda”/ Patozi keqardhje për PD-në

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar edhe një herë vendimin e Parisë Demokratike për të mos hyrë në zgjedhje.
Patozi u shprehu se kjo nuk është hera e parë që kjo parti gjendet në një situatë të tillë prej gabimeve të veta, ndërsa risolli në kujtesë dhe disa raste të tjera kur PD në vend të përbaljes, ka zgjedhur tërheqjen.
“Unë kam lënë treçerekun e jetës aty brenda. Pse kam keqardhjen unë!
Nuk është hera e parë që ajo parti gjendet në këtë gjendje prej gabimeve të veta.
Në 98-ën ne nuk morëm pojesë në votimet e kushtetutës.
Në 2014 kur u bë reforma territoriale, ne nuk morëm pjes aty, bën gabim dhe çfarë ndodhi pas një viti! U futëm në zgjedhje dhe humbëm si derri nga ai vendim.
Gabimet kanë kosto!
Një situatë anormale para zgjedhjeve duhet të shërbente për ta mundur qverinë.
Përballja është zgjidhja, vetëm përballja.”-u shpreh Patozi në “RealStory”/ CNA.al