Connect with Us

“Doktori të del në ëndërr sa herë që pi mall”/ Lefter Maliqi i përvishet Ramës

Aktualitet

“Doktori të del në ëndërr sa herë që pi mall”/ Lefter Maliqi i përvishet Ramës

Publikuar

-

Deputeti i opozitës së re në Parlament, Lefter Maliqi në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, Rama harroi Gramozin në Tepelenë dhe kjo do të thotë që ka harruar përfundimisht PS-në.

Maliqi shkruan se Rama nuk ka miq besnikë sepse ata që e njohin po e lënë në vetminë e tij.

Deputeti ka ironizuar Ramën, kur shkruan se: “…sa herë pi mall Doktori të del në ëndërr”, duke nën kuptuar ish kryeministrin Sali Berisha.

Postimi i plotë:

“E harroj dhe Gramozin në Tepelenë kjo tregon që harroj PS perfundimisht kaloresi i Rilindjes se bandave,droges,krimit,korrupsionit,pasigurise etj Analize reale,Kalorësi ska miq besnik, pasi ata qe e njohin po e lënë në vetmin e tij në marrëzin,delirin qe e ka kap dhe për pushtet e karrige është i gatshëm te djeg vendin. Miqt e tij si ka më si Kocon,Tahirin,Dakon,Xhafën,Kacin,Zhejin etj,Ky i fundit habitet thote sështë Edi që njoha pa u bere Kalores i Rilindjes,eeeh cte bënë karrigia,pushteti te frynë pa mase. Rudinat i dhunoj,i goditi e fyeu,njera e nderuar ne Shqiperi,tjetra la mandatin e deputetes, prej të marrit e iku në vendin e lirise ne USA.Me familjen spo merrem se s’ështe pjesë e etikes dhe moralit tim pasi flet vet shkaterrimi qe i berë familjes së madhe PS duke i sherbyer familjes së Rindjes se kapur nga Oligarkët.

Se di cu bë me Dashin e Bab Myslimit se e ke pas shumë përzemer.Ndoken e Cuken i futi ne burg.Roshin e perdori,Ahmetajn e Gjiknurin i coj deputet te thjesht duke i futur shqelmin.Nashon e divorcoj pasi e donte shume.Lulin ne 2017 e beri qe ti besonte marrezive te tij por tani se bind dot më. Ilirin e doje shume per te fituar si kryebashkiak ne 2007 dhe per tu bere Kalores ne 2013, por Iliri tani po i del në ënderr se ska frikë nga dekreti per anullimin e zgjedhjeve por nga ndonje dekret qe do e coj atje ku e meriton nga pabesitë e tua.Mgjse perveç filmit vdekja e kalit,taulanti kerkon nje moter,gjeneral i ushtrise vdekur ty te ka pelqyer shume dhe filmi Udha e shkronjave me priftin.Por kujto shprehjen Tunxh o bir…

Moniken e kujton kur sheh filxhan gjermanisht dhe je në siklet se te del parashikimi keq.Doktori te del ne enderr sa here qe pi mall,sa here qe kalon ne rrugen e kombit,kur te dhemb beli dhe pikon ne pantallona.Keshillat e doktorit si degjon per testin e droges dhe vizite tek spitali 5.Shoket e bandave i fute ne burg ca nga halli ca nga pergjimet, ca nga akuzat e ish ambasadorit Amerikan. Mbahu trim se ke dhe tao taon,ciu ciun, mamicen,Balluken, Batonin e arsimit dhe te Gent Cakës,Llesh kimikun dhe Çucin e gjethes figut ,dhe keta skanë parë gjë akoma,dardha e ka bishtin prapa.Ëndrra të bukura po sheh o trim,mos u dorëzo dhe po dështove karrigen dhe pikturat merri me vete ne Surrel,ateher dhe une do te vij vizite se njeriu duhet jo vetem ne dite te mira por edhe ne të vështira.

LEXO EDHE:  Spiropali i habit të gjithë/Ëndrrën e Skënderbeut mund ta bëjë realitet vetëm ...! (Video)

Hidhe topin në kosh o basketbollist kampion, se me cpo shoh po te ngel ne dorë dhe lali i fiqeve po pret ta rrembej nga dora. Mos u mërzit nga kazani mediatik kalorës,vetem mos harro se nga kazanët ziente sera e llava dhe digjeshin ushtritë me kalorsa kur mendonin se kishin me vete 1 milion shuplaka me leke droge… Cdo mbjellësh do korresh kalorës.Mos harro jepi me portokalli ne cdo bashki se na gajase o aktor i madh po ja kalon dhe Petkinit e Çaplinit.Mbahu shoku komandant se perveç surrelit te do dhe Tepelena,se atje ke Tërmet se Gramozin e harrove eeh sa ke harruar,por mqse harrove Gramozin në Tepelenë perfundimisht ke harruar PS-në.Mos e vrit ke Rilindjen, çe do PS-në th,th,th😜😜😜.Kalorës kujdes me gjuhen kur thua të mundim fantazmat.

Populli i djathtë,Çam ,minoritar,lsi-stë e socialist të zhgënjyer nuk janë fantazma dhe si tremb dot as me burg as me papunesi as me ndalim per Europë as me kete qe po bene duke futur ne perplasje civile te majten me te djathten. Mbahu Komandant erdhi dt 30 do festosh ditlindjen tënde mbase te fundit si Kalorës i Rilindjes se pergjimeve të Bild.Suksese në jetë Romeo dhe Rilindja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Rama u drejtohet i lumtur socialistëve/Pse duhet të jeni krenar që nuk jemi si ata

LEXO EDHE:  Rama u drejtohet i lumtur socialistëve/Pse duhet të jeni krenar që nuk jemi si ata

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Kur do përgjigjet Monika për pyetjet që i bën çdo shqiptar

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Rama shpall fitoren

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: