Zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit

Publikuar

-

Pas një ankese të kreut të shtetit turk, Erdogan, zgjedhjet për postin e bashkisë së Stambollit u anuluan. Kandidati AKP, ish-kryeministri Yildirim dhe kandidati opozitar, Imamgolu kanë dalë edhe njëherë në garë të Dielën.

Presidenti turk, Erdogan dërgoi një kalibër të lartë për të fituar votimet për postin e kreut të bashkisë së Stambollit: Binali Yildirimin nga partia konservatore-islame, AKP. Yildirim konsiderohet mjaft besimtar, vjen nga provinca e Anadollit lindor, Erzincan, e krahas karrierës politike ai ka ngritur edhe një biznes për transportin me anije, të cilin e drejtojnë tani fëmijët e tij. Yildirim është politikan i vjetër e bashkë me ministrin e Financave, Berat Albayrak njëherësh edhe dhëndri i Erdoganit, janë bashkëudhëtarët më të rëndësishëm të presidentit, Erdogan.

Që nga vitet 90-të, këta dy burra të AKP i lidh një miqësi e fortë. Erdogan dhe Yildirim janë njohur në kohët, kur Erdogan drejtonte bashkinë e Stambollit. Atëherë Yildirim, një inxhinier anijesh drejtonte shërbimin e anijeve të qytetit, IDO. Kur Erdogan në vitin 2002 fitoi zgjedhjet parlamentare me AKP, e më vonë u zgjodh kryeministër, Yildirim u bë pjesë e rrethit të ngushtë të pushtetit.

Türkei Wahlen Wahlkampf (picture-alliance/dpa/E. Bilgin)Binali Yildirim

Presidenti Erdogan e emëroi Yildirim si kryeministër. Lidhjen e tij me presidentin turk e tregoi qartë referendumi për kushtetutën në vitin 2017. Yildirim u angazhua fort në fushatë për futjen e sistemit presidencial, megjithëse sistemi i ri qeverisës që ai mbronte do të thoshte edhe fshirje të vetë postit të tij. Erdogan donte ta mbante me të gjitha mënyrat metropolin e Bosforit, sepse ai e di sa i rëndësishëm është metropoli 15 milionësh për mbijetesën e tij politike. Prandaj ai dërgoi aty “më të mirin”. Madje u shpërndanë edhe pllakate me Yildirimin që falënderonte votuesit.

Imamoglusë i dështon festa e fitores

Por pala e AKP-së u gëzua shumë herët. Një njeri i nënvlerësuar nga Erdogani, socialdemokrati Ekrem Imamoglu ishte i panjohur për turqit përtej Stambollit para zgjedhjeve lokale. Në fund ai fitoi me pak vota para Yildirimit dhe mund të fillonte nga detyra. Por një ankesë e presidentit tek Komisioni Zgjedhor solli anulimin e zgjedhjeve në fund të marsit dhe nevojën për një votim të ri.

Imamoglu ka qenë për 5 vite kryetar i minibashkisë, Beylikdüzu në lindje të Stambollit. Babai i tre fëmijëve vjen nga një qytet konservator, Trabzon në Detin e Zi. Ai është rritur në një familje afaristësh ndërtimi. Kandidati rival i Yildirimit njihet si liberal dhe progresiv, ai thekson në fushatë, se i qëndron besnik “traditës kemaliste”. Vlerat e demokracisë, përparimit, laicizmit dhe barazisë, që lidhen me themeluesin e shtetit modern turk, Kemal Atatürk janë të rëndësishme për të. Ajo që e ndihmoi Imamoglunë në fushatë ishte edhe talenti për t’u treguar i afërt me popullin. Në një kohë që përfaqësuesit e partisë, CHP shpesh duke elitarë dhe të ngurtë, Imamoglu e flet gjuhën e njerëzve të thjeshtë.

Türkei Wahlen Wahlkampf (picture-alliance/dpa/L. Pitarakis)Ekrem Imamoglu

Kandidati i CHP-së u flet grupimeve të ndryshme

Megjithë orientimin e tij progresiv, Imamoglu perceptohet edhe si besimtar konservator. Gjatë fushatës në mars që qëlloi me muajin e Ramazanit ai fitoi pikë me agjërimin tek shtresa e besimtarëve. Imamoglu festonte ritualin e prishjes së agjërimit me familjet e Stambollit, e citonte sure të Kuranit.

Për shumë vetë Imamoglu është edhe një simbol i pajtimit. Në duelin televiziv me kandidatin Yildirim, ai theksoi, se do t’i japë fund polarizimit, dhe do të punojë për afrimin mes turqve. Këto fjalë  tingëllojnë mirë si balsam për shpirtin e shumë turqve. Atyre u pëlqen një kandidat që reflekton dhe një njeri miqësor. Megjithë përsëritjen e zgjedhjeve papritur dhe humbjen e hidhur, ai kërkon sërish fitoren. Shanset nuk janë të këqija. Sondazhet e nxjerrin atë para rivalit Yildirim, avantazhi kap 6%. Tek Imamoglu varen shumë shpresa. Madje shumë vetë shohin tek ai fillimet e Erdoganit. Edhe ai në fillim simbolizonte ndryshimin, pas një lufte zgjedhore u ngjit në postin e kryetarit të bashkisë dhe nga ky pozicion përgatiti marrjen e postit në Ankara./dw/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Meshkujt lënë “kokën” pas saj/ Supermodelja i mahnit të gjithë me pamjen

Publikuar

-

Instagramin e saj jemi mësuar ta shohim gjithnjë të mbushur me foto me bikini dhe provokative. Bëhet fjalë për supermodelen Demi Rose, e cila këtë herë ka ardhur ndryshe për fansat.

Demi Rose shfaqet super në formë, e veshur si gjithmonë provokuese, me një fustan ngjyrë kaf me shkëlqim, me një të çarë që e tregonte tejet sensuale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Më vjen keq, por nuk jam e interesuar”/ I riu “masakron” 18 vjeçaren

Publikuar

-

Një ngjarje shokuese ka ndodhur orët e para të mëngjesit në qendër të Manchesterit, ku një vajzë 18 vjeçare është dhunuar nga një grup djemsh.

Gabrielle së bashku me shoqen e saj po ktheheshin nga një parti, teksa djemtë i kanë ngacmuar. Gabrielle e ka refuzuar djalin duke i thënë që i vinte keq, por nuk ishte e interesuar.

Djali, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, nuk ka mundur të pranojë refuzimin dhe e ka goditur me grusht duke e lënë pa ndjenja.

Ndërkohë një student që është ndodhur aty pranë, ka ndërhyrë për t’i ndarë por si rezultat ka marrë një goditje të rëndë në fytyrë.

Policia ka hetuar ngjarjen dhe ka siguruar pamjet nga rruga ku ka ndodhur ngjarja e rëndë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Çunat problematikë” të Rilindjes/ Pas grabitjes Romeo Shehu drejton Hetimin Tatimor

Publikuar

-

By

Emërimi i personave të inkriminuar në administratë është kthyer në standart.

Njerëz më të kaluar të errët janë vendosur në pozicione dhe poste kyçe.

“Çunat problematikë” Rilindja nuk i do vetëm për zgjedhjet, por edhe në drejtimin e institucioneve.

Kështu në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës është emëruar, Romeo Shehu, një emër ky jo i panjohur për mediat dhe organet e drejtësisë.

Ai është emëruar në Maj të këtij viti, pavarësisht problemeve që ka pasur me drejtësinë.

CNA.al mëson nga burime të sigurta se ka qenë zëvendëskryeministri Erion Braçe që e ka dërguar në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës.

Romeo Shehu, i cili ndryshe njihet si i ish-dashuri i Çiljeta Xhilagës, në vitin 2012 është akuzuar për vjedhje në bashkëpunim.

Në atë kohë policia në një njoftim për mediat deklaroi se kishte arrestuar dy persona dhe kishte shpallur një të tretë (Romeo Shehun) në kërkim, pasi kishin vjedhur një magazinë.

Sipas të dhënave të Policisë në pranga kishin rënë  shtetasit E. G. 29 vjeç dhe G. F ,31 vjeç pasi në datën 26 janar të vitit 2012,  kishin vjedhur në bashkëpunim me Romeo Shehun, duke grabitur cigare me vlerë 250 milion lekë të vjetra.
Por, sot pas 7 vitesh, Shehu, ka depërtuar në administratën shtetërore dhe jo në ndonjë punë dosido, por tejet të rëndësishme.

Tashmë si mbetet veçse të mbledhë “gjobat” për shefat dhe planin e Rilindjes.

Megjithëse në kohën kur është realizuar grabitja nuk ka qenë funksionar i shtetit, sot Shehu ka shpërblime për merita të veçanta.

Vendi i punës të cilin, dyshohet se e ka zënë nëpërmjet Braçes, është e mjegullt dhe tashme do hetoje bizneset per hesap te Rilindjes por ka edhe te tjera te dhena qe akuzojne ushtarin e zv/kryeministrit. ./CNA.al

Romeo Shehu dhe Çiljeta Xhilaga

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending