Connect with Us

Kujdesu që TCH, të mos ketë fatin e “Librës”/ Berisha paralajmëron Vjollca Hoxhën

Aktualitet

Kujdesu që TCH, të mos ketë fatin e “Librës”/ Berisha paralajmëron Vjollca Hoxhën

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të Rënda ndaj Presidentes së Top Channel Vjollca Hoxha dhe drejtorit Ben Blushi.

Sipas tij, ata i ngritën kurth ish deputetit Bardh Spahia, që ta çonin në qeli.

“Në një akt të pashembullt në historinë e këtyre 3 dekadave, ish deputeti Bardh Spahia u arrestua me urdhër të Edi Ramës live nga narkobanditë me uniformë, të cilët i kishin zëne pusi tek shkonte në një debat televiziv në Open të gazetares Eni Vasili”, shkruan Berisha në rrjetet sociale..

Sipas tij, tani gjithçka bëhet më e qartë, se kurthi për të cilin TCH nuk bëri asnjë reagim ndaj këtij turpi që iu bë duke u përdorur si grackë për arrestimin e përfaqësuesit të opozitës është i organizuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë:

Nje pusi e pashembullt nga Tele Blushi!

Znj. Vjollca kujdesu qe TCH te mos kete fatin e Libres!

Te dashur miq, ne nje akt te pashembult ne historine e ketyre 3 dekadave, ish deputeti Bardh Spahia u arrestua me urdher te Edi Rames live nga narkobandite me uniforme, te cilet i kishin zene pusi tek shkonte ne nje debat televiziv ne Open te gazetares Eni Vasili.

Kaluan dy dite nga ky akt i felliqur qe Bardh Spahia mbahet ne qeli ose arrest shtepie si i burgosur politik vetem se ai u kishte kallur daten Edvin Kristaq Vjedhesit dhe Vasal Kimik Lleshit.

Por ajo qe po komentohet gjeresisht ne opinionin publik dhe mediatik eshte edhe heshtja prej hafieje e hijeksit qe nxori ne pusi Ish deputetin Bardh Spahia.

Tani gjithçka behet e qarte, se kurthi per te cilin TCH nuk beri asnje reagim ndaj ketij turpi qe iu be duke u perdorur si gracke per arrestimin e perfaqesuesit te opozites eshte i organizuar me urdher te Edvin Vjedhesit dhe gjeneral Kanabisit apo Vasal Kimikut ne bashkepunim direkt me asnjeri tjeter perveç Ben Blushit. Blushin e akuzojne jo vetem zinxhiri i pafund i ligesive dhe pabesive qe e shoqerojne ne çdo hap, por edhe urrejtja e tij per opoziten, per te cilen me median qe ka pushtuar dhe po e shkaterron me sukses ben gare me Gellcin e Zi se si ta censuroje ate dhe shpife e trilloje nga mengjesi ne darke kunder saj.

Shkaku i pusise qe i organizoi deputetit Spahia mund te jete edhe ndonje shperblim nen dore qe ai ka marre per kete akt pasi dihet mire dhe universalisht se Blushi vdes per shperblime, ne mos per sherbimet qe i ka qef.

Ne te vertete, te revoltuar nga perdorimi i TCH si pusi per te ftuarit e tij, gazetare dhe punonjes te tjere, madje flitet se edhe vet Zonja Hoxha, te cilen Blushi ne kundershtim flagrant me ligjet e ka emeruar presidente te Dixhitalbit, firmosen nje deklarate ku denonin shnderrimin ne telepusi te televizionit te tyre. Por urdheri i prere i Blushit, thuhet ne kete rast hjekesit te ish deputetit Spahia, ndaloi publikim e saj.

Me kete rast do ti them edhe dy fjale per Blushin dhe TCH!

Miq, TCH eshte nje televizion egersisht kunder meje. Drejtues, kryeredaktore, gazetare, redaktore, kronikane dhe humoriste e kloune te ketij televizioni kane ndertuar, vila, blere apartamente, marre poste te larta si shperblim per shpifjet, trllimet ndaj meje, PD dhe qeverise se saj. Por megjitheketo une ndjehem mire se pikerishte gjate qeverisjes se PD ju dha liçenca kombetare dhe nuk u mbajt peng per kete liçence, qe mendoj se e meritonte, siçbenin socialistet per te cilet punonte nga mengjesi ne darke.

Por ne kete kontekst e prita i dyzuar emerimin e Blushit ne krye te ketij rrjeti dhe kjo jo aspak per kimizmin tim ndaj tij. Por por pavaresisht nga vleresimet e mia pozitive qe kam per Blushin ish analist, apo dhe shkrimtar, perseri per mua Blushi ka diçka te perbashket nje fuqi magu me Oskarin e Gunter Grass, per te cilen jam ndalur gjeresisht ne nje shkrim tjeter kur filloi te imitoje Ciprosin e Greqise.

Mjerisht dyzimi im u faktua i drejte me emerimin e tij. Blushi si per inat profesional ndermori fshesen ndaj me te kualifikuareve te ketij televizioni. Perveç kesaj imponoi çensuren e papare me pare ndaj opozites me tezen se opozita nuk perben apo prodhon lajm.

Por nuk jane keto qe me shtyjne te shkruaj keto rrjeshta per Blushin. Por diçka me tronditese me shtyn mua te shpreh keto mendime por edhe te paralajmeroje znj Vjollca. Kjo diçka me e rendesishme qe e shoh se po feks ne horizont eshte se fati i Libres e pret ne nje te ardhme te afert edhe TCH e udhehequr nga Blush Hjekesi.

Duke denuar me forcen me te madhe burgosjen politike te ish deputetit Spahia, siguroj me kete rast Edvin Vjedhsin, Vasal Kimik Lleshin dhe Blush Hjekesin se do pergjigjen personalisht per çdo ore qe e mbajne te burgosur apo arrest shtepie ish deputetin Spahia! sb/CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ish-futbollisti austriak del bllof/ Zbulohet e vërteta e akuzave ndaj Takaj dhe Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha mediat ishin akuzat e Sanel Kuljiç, ish-futbollisti i kombëtares austriake, që pretendon se drejtuesit e Skënderbeut janë të përfshirë në trukime ndeshjesh në kampionatin austriak. Madje, ai shkon dhe më tutje ku thotë se i rrezikohet jeta.

Për këtë arsye, Gerhard Takaj, djali i presidentit Ardian Takaj, ka udhëtuar drejt Austrisë dhe ka dhënë për gazetën “Krone”, e cila publikoi intervistën e Kuljiç, provat se korçarët nuk kishin gisht në këtë mes.

Takaj, përmes ndërmjetësimi të Roland Luçit, ish-futbollist shqiptar që jeton në Austri prej 30 vitesh tregon se Kuljic e ka bërë gjithë këtë gjë për interesa dhe përftim personal.

“Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç. Kush e di se çfarë gjëje tjetër janë në gjendje të bëjnë njerëz si Kuljiç, me aludime të tilla? Ai akuzohet për zhvatje dhe shpifje”.

Kuljic, në tetor të vitit 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në Austri. Ai akuzua për mashtrime, zhvatje dhe për kërcënime. Në fund te hetimeve dhe gjykimit u dënua me 5 vite burg.

“Ai e di se ne ende po luftojmë kundër vendimit të UEFA-s, e di se çdo gjë që ku përmendemi negativisht është e keqe për ne. Ai dhe personat që e mbështetin deshën të përdorin këtë metodë për të na zhvatur para. Ndaj ne po flasim me avokatë në Austri, duam ta padisim për zhvatje dhe shpifje dhe prishje imazhi”, vazhdon Takaj.

Gjithashtu ai foli edhe për videon ku dukej Kjuliç në “Tropikal Resort”.

“Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është apsolutisht qesharake”, shprehet Takaj.

CNA.al publikon ekskluzivisht dy videot në fjalë, ku duket qartë që askush nuk i ka bërë presion apo kërcënuar siç pretendon ai.

Kjo nuk është hera e parë që ekipin e Skënderbeut dhe drejtuesit e tij mundohen t’i përbaltin sa më shumë brenda dhe jashtë vendin, për suksesin që arritën në Kupat e Europës duke bërë krenar gjithë shqiptarët, por duke zemëruar edhe disa të të tjerë. Nuk duhet shumë për të kuptuar që qëllimi i këtyre gazetave, mediave dhe personazheve të tyrë komikë është të zhvatin ku dhe sa të mundin para, pa pyetur për dëmin moral, monetar dhe jo vetëm mbi palët e përmendura në to. /CNA.al

https://sport.cna.al/2019/09/12/akuzat-per-kercenim-nga-austria-reagon-ardjan-takaj/

https://sport.cna.al/2019/09/12/skandali-i-trukimeve-media-austriake-permend-presidentin-e-skenderbeut/

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi: Drejtori makinën e shkollës ja ka dhënë gruas

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtorin e një shkolle në Durrës që sipas qytetarit dixhital makinën e shkollës ja ka dhënë gruas.

Postimi i plote i Berishes:

Drejtori i shkolles se mesme profesionale ben te lumtur nusen me nje makine te shkolles.
Akuzohet per vjedhje dhe shperdorime te tjera.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Zoti berisha pershendetje.jam nje mesues qe jap mesim ne shkollen profesionale beqir cela durres.doja te ndaja me ju dhe me publikun disa mangesi te qellimshme ne kete shkolle.kjo shkolle qe nxjerr nxenes profesionist qe i sherbejne tregut te punes ne shqiperi dhe jashte saj .ka 3 vite qe drejtohet nga nje drejtor z fatmir merkuri i cili eshte nje militant i partise socialiste qe nuk ka arsim perkates per kete fetyre ose me sakt nuk e ka mbaruar akoma shkollen e larte.eksperienca e tij ne arsim eshte 0.ai u vu ne detyre pasi sherbeu si ushtare i betuar i Vangjush Dakos .puna e tij e meparshme ka qene shiste kepuce ne tregun e durresit.keto vite ai e ka kthyer kete shkolle ne baze te partise socialiste.ku ka punesuar ne vende te mesuesve profesionist militante partie pa arsimin perkates dhe pa njohuri ne lenden qe ato japin mesim.kuptohet vet sa te pregatitur po dalin nxenesit keto vitet e fundit.nje tem tjeter eshte vjedhja e fondeve qe vijne per kete shkolle .posi asaj i duhet nje baze materiale e konsiderueshme per cdo vit shkollor.keto materiale qe blihe i ngarkohen mrsuesve te praktikes me 6 apo 8 fishin e vleres reale.domethene nje kif kamje makine nga 23.000 leke tereja vjen ne shkolle me nje vlere 90. 000 leke te reja .keto manipulime apo vjedhje sido qe te quhen.ai i kryen me magazijeten e shkolles dhe me ndrejtoren Z M Zh dhe keto te dyja militante ke partise socialiste.pervec ketyre te larte permendura drejtori i shkolles ka nxjerr n ga shkolla nje makine golf 5 dhe ja ka dhene ne perdorim nuses se tij.gje qe absolutishte nuk lejohet.nje sasi e konsiderueshme nafte dhe benzine duhet te vije ne shkolle.por tollonat shiten rruges .shume mesues te lidhur me drejtorine kryejne mit marrje nxenesve per te kaluar klasen.etj me respekte doktor dhe te lutem anonim .besoj ky mesazh nuk do bjeri ne vesh te shurdher.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE