Connect with Us

Horoskopi javor 24 qershor deri në 30 qershor/ Si do të jetë puna dhe financat për 12 shenjat e zodiakut

Aktualitet

Horoskopi javor 24 qershor deri në 30 qershor/ Si do të jetë puna dhe financat për 12 shenjat e zodiakut

Publikuar

-

Dashi

Situata financiare do ketë disa përmirësime, por nuk rekomandohen investime te pamenduara. Shëndeti do jete i ekuilibruar. Nuk do keni asnjë shqetësim apo dhimbje. Në punë Dielli do iu nxitë të tregoheni më ambicioze dhe të keni më shumë besim tek vetja. Do ndërmerrni rreziqe, por do ia dilni. Edhe familja do kalojë një javë të qetë.

Demi

Në planin financiar duhet të veproni me shumë maturi dhe kujdes, përndryshe do përballeni me probleme. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Planetët do iu bëjnë me energjike dhe me te forte. Ne pune nuk duhet te humbni kohen duke u marre me gjera te kota. Me pak mund dhe sakrifica do i arrini objektivat qe i kishit vene vetes. Jeta familjare nuk do jete aspak problematike.

Binjaket

Me financat  do keni goxha probleme prandaj bëni kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni. Verifikoni njëherë te ardhurat para se te hidhni çdo lloj hapi. Planetët do iu ndihmojnë te jeni te shëndetshëm dhe te jeni ne forme te mire fizike dhe mendore. Ne pune ka shume gjasa te keni një rritje te rrogës dhe kjo do iu shtyje te mundoheni me shume për te arritur sa me tepër sukses. Familja pa probleme.

Gaforrja

Financat do i menaxhoni me shume kujdes këtë jave dhe ky sektor nuk do jete aspak problematik. Edhe shëndeti do jete i mire. As ata qe kane pasur shqetësime kohet e  fundit nuk do kenë ankesa.  Ne pune do mbështeteni nga Plutoni dhe do i kaloni sa hap e mbyll sytë vështirësitë. Familja do jete e qete.

Luani

Financat do jene shume te mira, por ne vend qe te shpenzoni shifra marramendëse për diçka qe iu pëlqen, hiqni disa para mënjanë sepse do iu duhen. Për shëndetin do jete periudhe delikate. Do iu mungoje energjia dhe do ndiheni si te këputur, mbase edhe për shkak te vapës. Ne pune nuk do iu dale para asnjë pengese. Edhe marrëdhënia me familjaret do përmirësohet.

Virgjeresha

Ne planin financiar nuk rekomandohet marrja e rreziqeve ekstreme. Po u futet ne boten e problemeve do keni vështirësi te shumta. Për një shëndet me te mire duhet te kujdeseni pak me tepër për higjienën tuaj. Beni kujdes edhe nga dielli i forte. Ne planin profesional do hidhni goxha hapa para dhe shume shpejt do arrini suksesin e shumëpritur. Familjareve duhet t’i kushtoni me shume kohe.

Peshorja

Financat do jene te mira, por kjo nuk do te thotë qe ju mund te bëni çdo lloj çmendurie dhe ato te mbeten po njësoj. Shëndeti do jete shume i mire. Do keni rezistence fizike dhe imunitet te forte. Nuk do prekeni nga asnjë lloj virusi. Ne pune do mësoni një lajm shume te rëndësishëm qe do ua ndryshoje jetën. Familja do ketë disa probleme.

LEXO EDHE:  Horoskopi 2 korrik 2019/ Si do të jenë dashuria dhe financat sipas Paolo Fox për ditën e sotme

Akrepi

Ne planin financiar duhet te tregoheni te matur. Nuk mund te bëni ekonomi duke shpenzuar shifra marramendëse. Edhe me shëndetin duhet te tregoheni te arsyeshëm sepse nga momenti ne moment mund te lindin probleme me qarkullimin e gjakut. Ne pune do arrini atje ku dëshironi dhe do jeni krenare për veten. Jeta familjare do jete si gjithmonë.

Shigjetari

Ne planin financiar do iu mungoje serioziteti dhe rigoroziteti. Beni shume kujdes me shpenzimet sepse do keni problemet. Shëndeti nuk do jete shume problematik, por do keni ndonjë shqetësim te vogël dermatologjik. Ne pune do mbështeteni gjate gjithë kohës nga yjet dhe do e keni gjithçka me te lehte. Ne familje do keni disa probleme te cilat me vështirësi do i zgjidhni.

Bricjapi

Ne planin financiar do keni fat dhe do kryeni investime mjaft te rëndësishme. Ditët e fundit do jete me te mirat. Shëndeti nuk do jete fort i mire. Mund te keni luhatje te tensionit, dhimbje koke dhe probleme dermatologjike. Kujdes! Ne pune do iu duhet te merrni vendime te menjëhershme. Nëse tregoheni diplomate do keni arritje me te mëdha sesa keni menduar. Me familjaret tregohuni me te dashur.

Ujori

Me financat do tregoheni me te arsyeshëm dhe te kryeni me maturi çdo lloj transaksioni. Shëndeti do jete ne përgjithësi i mire. Nuk do keni me as probleme me aparatin tuaj tretës. Ne pune do keni ide te mira te cilat duhet t’ua propozoni shefave. Ata do iu dëgjojnë me shume interes dhe do iu përgëzojnë gjithë kohës. Ne familje ambienti do jete shume i ngrohte.

Peshqit

Financat do jene paksa te paqëndrueshme sepse do iu duhet te shpenzoni mjaft për faturat e shtëpisë. Investimet thjesht për t’ia plotësuar qejfin vetes duhet t’i lini për me vone. Për sa i përket shëndeti duhet thënë se ai do ketë disa probleme te vogla. Mos e lëshoni veten sepse do e keni me te vështirë te shëroheni. Ne pune duhet te mundoheni shume dhe te bëni sakrifica te mëdha ne mënyrë qe t’ia dilni. familja do jete pike mbështetëse./Burimi:noa.al

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Horoskopi mujor Korrik 2019/ Susane Miller tregon surprizat e këtij muaji për ju

LEXO EDHE:  Horoskopi 2 korrik 2019/ Si do të jenë dashuria dhe financat sipas Paolo Fox për ditën e sotme

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Këto shenja horoskopi nuk dinë të marrin vendime

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 9 dhjetor 2018

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: