Horoskopi javor 24 qershor deri në 30 qershor/ Si do të jetë dashuria për 12 shenjat e zodiakut – CNA
Connect with us

Aktualitet

Horoskopi javor 24 qershor deri në 30 qershor/ Si do të jetë dashuria për 12 shenjat e zodiakut

Publikuar

-

Dashi

Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë e ngrohtë gjatë kësaj jave. Do bëni çmos që t’i sqaroni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dhe të shihni me optimizëm drejt së ardhmes. Edhe për beqaret do jetë një javë pozitive. Do tregoheni shumë të hapur ndaj ftesave që do iu bëhen dhe do e bëni për vete dikë.

 

Demi

Do ndiheni të lënë pas dore këtë javë nga ai që keni në krah dhe kjo do iu mërzitë jashtë mase. Mundohuni të flisni me qetësi me të dhe të gjeni zgjidhjen më të mire për të dy. Beqarët do kalojnë ditë të bukura dhe të mbushura me emocione. Do vijë edhe takimi me personin e shumëpritur.

Binjaket

Do ngrini disa pikëpyetje mbi jetën tuaj gjatë kësaj jave dhe do e keni të vështirë të ruani një komunikim të mirë me të. Bëni kujdes! Beqaret do tregohen optimistë dhe do kërkojnë deri ditën e fundit dashurinë e madhe. Shpresa vdes e fundit.

 

Gaforrja

Projektet në çift do vazhdojnë edhe gjate kësaj jave. Ju te dy do jeni si një ekip i forte qe mund te zgjidhni çdo paqartësi apo çdo problem qe do iu dale. Një tjetër fakt i mire do jete se nuk do influencoheni aspak nga te tjerët. Beqaret nuk do jene te fiksuar te gjejnë një person me te cilin te ndajnë jetën sepse miqtë dhe familjaret nuk do i lënë për asnjë moment vetëm.

Luani

Do i jepni me shume rëndësi se kurrë jetës suaj ne çift këtë jave dhe gjithçka do e bëni me plan. Partneri do ndihet mire qe ju kujdeseni për te dhe nuk e lini pas dore. Beqaret do kenë një takim te veçante, por nuk duhet te nxitohen dhe te fillojnë menjëherë angazhime serioze. Ka kohe për çdo gjë.

 

Virgjeresha

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft i ngrohte këtë jave. Gjithçka qe keni ëndërruar do iu realizohet si me magji dhe ju do ndiheni shpesh si ne ëndërr. Beqaret do bëjnë për vete shume persona dhe do kenë mundësi te zgjedhin atë qe iu përshtatet me tepër.

 

Peshorja

Jave pozitive kjo për gjithë te dashuruarit. Do tregoheni shume te arsyeshëm për gjithçka dhe nuk do hidhni asnjë hap pa qene ne një mendje me partnerin. Ata qe kane pasur probleme do i zgjidhin sa hap e mbyll sytë. Ndikimi i yjeve do jete i favorshëm për beqaret. Mjafton ju te dëshironi diçka dhe ajo do iu realizohet.

Akrepi

Do jeni ne dispozicion te partnerit gjate kësaj jave dhe nuk do e lini atë për asnjë moment te mërzitet. Ai nga ana tjetër do mendoje t’iu beje një surpriza te mrekullueshme. Përgatituni për emocione te forta. Beqaret nuk do e kenë mendjen për te krijuar shpejt një lidhje, por personat qe do takojnë do i bëjnë te ndryshojnë mendim.

Shigjetari

Fati do iu buzëqeshë gjate kësaj jave ne planin sentimental. Çdo gjë do behet ashtu si thoni ju dhe mosmarrëveshjet nuk do bëjnë fare pjese ne jetën tuaj. Beqaret do kenë një takim shume interesant qe nuk duhet humbur për asnjë lloj arsyeje. Mos hezitoni ta shprehni pëlqimin.

Bricjapi

Me ne fund do mbizotërojë qëndrueshmëria ne jetën tuaj ne çift.  Do flisni qetësisht me partnerin dhe do merrni disa vendime. Beqaret nuk duhet te tregohen te paduruar sepse kjo do iu sillte me shume probleme sesa një jete te qëndrueshme.

 

Ujori

Gjate kësaj jave do ndiheni shume te lumtur ne krahët e te dashurit tuaj te zemrës. Lidhja juaj do thellohet edhe me tepër dhe do i lini pas te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur. Beqaret do jene te pavendosur për te bere një zgjedhje sepse ne fakt ata kërkojnë një person perfekt.

 

Peshqit

Do bëni projekte te përbashkëta se bashku me partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe kjo do iu afroje edhe me tepër me njeri-tjetrin. Beqaret do kenë një takim impresionues nga i cili mund te fillojnë një lidhje te qëndrueshme e afatgjate.

Aktualitet

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Publikuar

-

By

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Tempora”, duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ankohet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Meta, reformën në drejtësi e ka quajtur ramaforma në drejtësi.

Por, sipas Gjonajt, nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.

“Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj. Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga linja e gënjeshtrave të Qeverisë.

Madje ajo guxon të gënjejë, hapur teksa deklaron se reforma në drejtësi sot nuk pengohet nga politika.

“Nëse më përpara edhe pas miratimit, kishte rrezikshmëri që të pengohej nga politika, sot nuk ka asnjë pengesë nga politika. Sot merr kohën e saj që do ti duhet çdo sistemi që ndryshon nga fillimi, me një arkitekturë dhe institucione të reja të marri periudhën e saj tranzitore që i duhet për të ringritur sistemin e ri”, ka thënë Gjonaj në emisionin”Tempora”.

Faktet se politika i ka duart në drejtësi janë të shumta, duke nisur që nga emërimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, tek skandali që vitin e kaluar përfshiu Krimet e Rënda apo së fundi tek përzgjedhja e disa prokurorëve skandaloz për në SPAK./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Publikuar

-

By

Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Sot, gjatë ditës, Malaj reagoi, duke thënë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga kolegët e tij dhe drejtori gishtin ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dërvishi ka mohuar të ketë kërcënuar Malajn.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kanë kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnjë Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”, është shprehur Balla.

Më tej ai ka pranuar se ka faj, por e ka lidhur me propozimin që ai ka bërë për emërimin e zotit Malaj në bordin e BSH-së.

“Unë di vetëm që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi që kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, është shprehur Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending