Gara për Bashkinë e Stambollit/ Humb për të dytën herë i preferuari i Erdogan – CNA
Connect with us

Aktualitet

Gara për Bashkinë e Stambollit/ Humb për të dytën herë i preferuari i Erdogan

Publikuar

-

Kandidati i partisë në pushtet në zgjedhjet e përsëritura për Kryetar Bashkie në Stamboll, Binali Yildirim, pranoi humbjen ndaj kandidatit të opozitës, Ekrem Imamoglu.

Votimi i së dielës u mbajt pas anulimit të debatueshëm nga ana e zyrtarëve të zgjedhjeve të fitores së parë historike të zotit Imamoglu në Mars, për teknikalitete pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan e kundërshtoi humbjen e kandidatit të tij.

Autoritetet e zgjedhjeve i hodhën poshtë pretendimet e partisë AKP të zotit Erdogan për manipulime, por urdhëruan rivotimin me argumentimin se disa nga fletët e votimit ishin të palexueshme. Opozita e dënoi vendimin dhe tha se votimi i së dielës ishte më i rëndësishëm se sa thjesht për të përcaktuar se kush do ta udhëhiqte qytetin.

Votimi filloi herët dhe me ritme të shpejta në një qytet kur zakonisht banorët votojnë vonë. Pjesëmarrja ishte e lartë, raporton korespondenti i VOA. Sipas të cilit fitorja e Imamoglu pas 25 vitesh ia hoqi nga duart kontrollin e Stambollit partisë së presidentit Erdogan.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

International Champions Cup/ Fiton Manchesteri, Conte pëson humbjen e parë tek Interi (video)

Publikuar

-

Man United ka arritur të mundë Interin në ndeshjen e “International Champions Cup” me rezultatin e ngushtë 1-0, ku vendimtar ka qenë goli i shënuar nga Greenwood në pjesën e dytë të takimit. Pjesa e parë, u mbyll në barazim pa gola me dy skuadrat që kishin mundësi të bënin diçka por pa ia dalë.

Në 45 minutat e dyta, Solskjaer kreu edhe 10 zëvendësime duke bërë që lojtarët e sapo futur në lojë, të tregojnë vlerat e tyre. Në minutën e 75, arritën të gjenin golin e fitores ndërkohë që kanë rrezikuar edhe për të tjerë gola. Nga ana tjetër, Interi e kishte të pamundur të kundërpërgjigjej.

Interesant ishte edhe fakti që lidhet me Romelu Lukakun, duke qenë se belgu ka mbetur sërish jashtë dhe ka qenë Solskjaer ai që ka menduar për të mos e grumbulluar. Sulmuesi belg i cili kërkohet nga Interi, e ka ndjekur këtë takim nga tribuna ku luante skuadra e tij aktuale me skuadrën e tij të ardhshme me shumë gjasa.

Kjo ishte ndeshja e dytë e Interit nën drejtimin e Contes, dhe humbja e parë. Kuptohet, të dyja ndeshje miqësore.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Të dukesh “bombë” si Kylie Jenner! Miliarderja tregon koleksionin e rrobave të banjos

Publikuar

-

Ajo po pushon në ishujt e famshëm të Turks dhe Caicos. Duket se vera nuk po mbaron për Kylie Jenner,  e cila po ngre temperaturat me foto e saj me bikini.

Miliarderja shfaqet tejet seksi, ku përveç formave ekspozon dhe modelet e ndryshme të rrobave të banjos, pasi ajo ëhstë një nga njerëzit më të ndjekur në rrjetet sociale dhe miliona vajza frymëzohen nga veshjet e saj.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vjedhje e trafik droge/ Njëmbëdhjetë të arrestuar në Romë

Publikuar

-

Policia italiane ka arrestuar 11 persona gjatë ditës së sotme në Romë, për vjedhje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Katër vetë u arrestuan në flagrancë në stacionin Termini në Romë, nën akuzën e vjedhjes së rëndë. Hetuesit vunë re se 4 persona bënin veprime që ngjallnin dyshime dhe pas verifikimeve që kryen, arritën të dokumentojnë vjedhjet dhe arrestojnë përgjegjësit, shkruajnë mediat italiane.

Ndërkaq, arrestime u kryen edhe për tregti të drogës në Romë. Kështu, në pranga kanë përfunduar një 17-vjeçar italian nga Roma dhe 2 shqiptarë të moshave 20 dhe 21 vjeçe. Të arrestuarit dyshohet se shpërndanin lëndën narkotike në sheshet e Romës.

Karabinierët sekuestruan gjithashtu heroinë dhe kokainë. Në pranga pëfundoi edhe një grua italiane për evazion fiskal. Hetimet po vazhojnë për raste kriminale të ngjashme./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending