Fotoja simbol e trafikimit të votave/ “Një përshëndetje elektorale nga Lal Plehu!” – CNA
Connect with us

Aktualitet

Fotoja simbol e trafikimit të votave/ “Një përshëndetje elektorale nga Lal Plehu!”

Publikuar

-

erion veliaj kryetar bashkise tirane

Nuk ndalet së denoncuari trafikimin e blerjes së votave ish kryeministri Sali Berisha. Një dorë e zgjatur që mban zarfin me një kartmonedhë 5000 lekëshe është postimi më i fundit i Berishës.

Këtë foto simbol të aktit të shitblerjes së votave Berisha e ka postuar në faqen e vet në rrjetin social, duke e shoqëruar me frazën lapidare: “Nje pershendetje elektorale nga Lal Plehu! sb”./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

International Champions Cup/ Fiton Manchesteri, Conte pëson humbjen e parë tek Interi (video)

Publikuar

-

Man United ka arritur të mundë Interin në ndeshjen e “International Champions Cup” me rezultatin e ngushtë 1-0, ku vendimtar ka qenë goli i shënuar nga Greenwood në pjesën e dytë të takimit. Pjesa e parë, u mbyll në barazim pa gola me dy skuadrat që kishin mundësi të bënin diçka por pa ia dalë.

Në 45 minutat e dyta, Solskjaer kreu edhe 10 zëvendësime duke bërë që lojtarët e sapo futur në lojë, të tregojnë vlerat e tyre. Në minutën e 75, arritën të gjenin golin e fitores ndërkohë që kanë rrezikuar edhe për të tjerë gola. Nga ana tjetër, Interi e kishte të pamundur të kundërpërgjigjej.

Interesant ishte edhe fakti që lidhet me Romelu Lukakun, duke qenë se belgu ka mbetur sërish jashtë dhe ka qenë Solskjaer ai që ka menduar për të mos e grumbulluar. Sulmuesi belg i cili kërkohet nga Interi, e ka ndjekur këtë takim nga tribuna ku luante skuadra e tij aktuale me skuadrën e tij të ardhshme me shumë gjasa.

Kjo ishte ndeshja e dytë e Interit nën drejtimin e Contes, dhe humbja e parë. Kuptohet, të dyja ndeshje miqësore.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Të dukesh “bombë” si Kylie Jenner! Miliarderja tregon koleksionin e rrobave të banjos

Publikuar

-

Ajo po pushon në ishujt e famshëm të Turks dhe Caicos. Duket se vera nuk po mbaron për Kylie Jenner,  e cila po ngre temperaturat me foto e saj me bikini.

Miliarderja shfaqet tejet seksi, ku përveç formave ekspozon dhe modelet e ndryshme të rrobave të banjos, pasi ajo ëhstë një nga njerëzit më të ndjekur në rrjetet sociale dhe miliona vajza frymëzohen nga veshjet e saj.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vjedhje e trafik droge/ Njëmbëdhjetë të arrestuar në Romë

Publikuar

-

Policia italiane ka arrestuar 11 persona gjatë ditës së sotme në Romë, për vjedhje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Katër vetë u arrestuan në flagrancë në stacionin Termini në Romë, nën akuzën e vjedhjes së rëndë. Hetuesit vunë re se 4 persona bënin veprime që ngjallnin dyshime dhe pas verifikimeve që kryen, arritën të dokumentojnë vjedhjet dhe arrestojnë përgjegjësit, shkruajnë mediat italiane.

Ndërkaq, arrestime u kryen edhe për tregti të drogës në Romë. Kështu, në pranga kanë përfunduar një 17-vjeçar italian nga Roma dhe 2 shqiptarë të moshave 20 dhe 21 vjeçe. Të arrestuarit dyshohet se shpërndanin lëndën narkotike në sheshet e Romës.

Karabinierët sekuestruan gjithashtu heroinë dhe kokainë. Në pranga pëfundoi edhe një grua italiane për evazion fiskal. Hetimet po vazhojnë për raste kriminale të ngjashme./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending