Si mund të dalim nga kriza?/ Astrit Patozi ka një përgjigje për klasën politike – CNA
Connect with us

Aktualitet

Si mund të dalim nga kriza?/ Astrit Patozi ka një përgjigje për klasën politike

Publikuar

-

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, është shprehur se partia politike të cilën përfaqëson është një forcë e re, e cila ka si qëllim të bëjë diferencën.

I ftuar në RTSH Korça, Patozi tha se ky sistem i kalbur duhet të marrë fund një herë e mirë dhe kjo sipas tij është edhe një ndër parimet e Bindjes Demokratike.

“Bindja Demokratike është partia më e re, e cila ka dalë për të bërë diferencën më mënyrën e vjetër të të bërit politikë në Shqipëri. Ky sistem i kalbur duhet të marrë fund një herë e mirë. Është pikërisht ky sistem, i cili ka sjellë kriza të njëpasnjëshme, ku më e rënda është kjo e fundit, ku dy palët po përleshen jo për interesat e vendit, por është një lojë e pisët për pushtet”-tha Patozi.

LEXO EDHE:  Bindja Demokratike dërgon në Kolegj Zgjedhor ankimet për 30 qershorin

Sipas tij, kriza buron nga fakti se ky sistem favorizon “kryetarokracinë”, gjë e cila është burim konflikti.

“Ky sistem që kemi ne favorizon kryetarin e partisë, i cili më pas kur bëhet kryeministër kthehet në monstër apo bishë politike.  Ndërsa kur është kryetar i opozitës kthehet në një pengesë për zhvillimet demokratike dhe bëhet një barrierë e madhe për zhvillimin politik të të gjithë vendit.”-tha Patozi.

Gjithashtu ai theksoi se për të dalë nga kjo situatë, duhet që më parë ta dalim nga modeli që favorizon kryetarët.

“Ne besojmë se nëse dalim nga “kryetarokracia” do të kemi një qeveri më të mirë, institucione më të forta dhe zhvillim më të qëndrueshëm të vendit”-u shpreh Astrit Patozi./ CNA.al

Aktualitet

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Publikuar

-

By

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Tempora”, duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ankohet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Meta, reformën në drejtësi e ka quajtur ramaforma në drejtësi.

Por, sipas Gjonajt, nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.

LEXO EDHE:  Bindja Demokratike dërgon në Kolegj Zgjedhor ankimet për 30 qershorin

“Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj. Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga linja e gënjeshtrave të Qeverisë.

Madje ajo guxon të gënjejë, hapur teksa deklaron se reforma në drejtësi sot nuk pengohet nga politika.

“Nëse më përpara edhe pas miratimit, kishte rrezikshmëri që të pengohej nga politika, sot nuk ka asnjë pengesë nga politika. Sot merr kohën e saj që do ti duhet çdo sistemi që ndryshon nga fillimi, me një arkitekturë dhe institucione të reja të marri periudhën e saj tranzitore që i duhet për të ringritur sistemin e ri”, ka thënë Gjonaj në emisionin”Tempora”.

LEXO EDHE:  Bindja Demokratike dërgon në Kolegj Zgjedhor ankimet për 30 qershorin

Faktet se politika i ka duart në drejtësi janë të shumta, duke nisur që nga emërimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, tek skandali që vitin e kaluar përfshiu Krimet e Rënda apo së fundi tek përzgjedhja e disa prokurorëve skandaloz për në SPAK./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Publikuar

-

By

Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Sot, gjatë ditës, Malaj reagoi, duke thënë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga kolegët e tij dhe drejtori gishtin ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dërvishi ka mohuar të ketë kërcënuar Malajn.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kanë kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnjë Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”, është shprehur Balla.

LEXO EDHE:  Bindja Demokratike dërgon në Kolegj Zgjedhor ankimet për 30 qershorin

Më tej ai ka pranuar se ka faj, por e ka lidhur me propozimin që ai ka bërë për emërimin e zotit Malaj në bordin e BSH-së.

“Unë di vetëm që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi që kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, është shprehur Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending