Connect with Us

“Sheiku” i Komisionit të Vettingut me verë 6 000 euro/ Falsifikatori Lulzim Hamitaj tremb prokurorët 

Aktualitet

“Sheiku” i Komisionit të Vettingut me verë 6 000 euro/ Falsifikatori Lulzim Hamitaj tremb prokurorët 

Publikuar

-

Komisioneri i Vetingut, Lulzim Hamitaj i cili konsiderohet si “njeriu” i Ëngjëll Agaçit” nga kolegët e tij në Komsionin e Pavarur të Kualifikimit, rezulton super milioner.

Super-milioneri Hamitaj në fillim të këtij viti, është njoftuar se është vënë në hetim nga Prokuroria.

Hetimet ndaj ti kanë nisur, pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike se ai ka falsifikuar dokumentet e paraqitura për çertifikatën e anglishtes.

Në janar të këtij viti Prokuroria i ka dërguar një fletëthirrje anëtarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Lulzim Hamitaj. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më këto hetime, kur dihet se me kë kishte të bënte Prokuroria.

Lulzim Hamitaj, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK 

Por sipas të gjitha gjasave nuk ka guxyar asnjë prokuror të përballet me njeriune Engjëll Agaçit, i cili me kolegët e tij i ka në dorë, për rivlerësim.

Çertifikata e njohjes së gjuhës angleze në nivelin avancuar C1, sipas demokratëve, mban datën 6 prill 2015, ndërsa pretendohet që atë ditë Hamitaj, nuk ka qenë fare në Shqipëri.

Partia Demokratike i kërkoi publikisht Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të fillonte procedurat disiplinore për shkarkimin  Lulzim Hamitajt, mirëpo askush nuk lëvizi gishtin.

Sipas të dhënave të deklaruara në ILDKPKI, Hamitaj ka deklaruar një pasuri marremendëse.

Ai rezulton pronar i një apartamenti dhe garsoniere në Romë, që kanë kushtuar përkatësisht, 180.000 euro dhe 60.000 euro.

Gjithashtu ai ka deklaruar një Apartament në Vlorë që kushton 70.000 euro, një apartament në Tiranë që kushton 34.000 euro si dhe një shtëpi me truall, me oborr dhe bahçe me ullinj shekullor, në Vlorë, me sipërfaqe ndërtese 185 m2 dhe me tokë përreth 3.500 m2, me vlerë  30.000 euro.

Për arredimin e apartamenteve se ka shpenzuar  60 000 euro., ndërkohë që mbi 60 000 euro i ka në llogari të ndryshme bankare, pa llogaritur këtu, patundshmërinë që ka në Vlorë.

Hamitaj ka në pronëse dhe një automjet të tipit Jeep-Daimler Chrysler, që ka kushtuar 14 000 euro si dhe një motor i tipit BMË, që ka kushtuar 4500 euro.

Një koleksion librash të lashtë, siç deklaron ai dhe një verë e vjetër shkon në 6 000 euro.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga Lulzim Hamitaj.

Viti 2017 (Deklarimi fillestar)

Apartament me sipërfaqe 86 m2, i blerë në vitin 2004 me kursimet dhe me fitimet profesionale në Romë, në shumën  180.000 euro.

Dhomë me banjë dhe kënd guzhine, (garsonierë) me sipërfaqe rreth 22m2, kati përdhes,  i blerë në vitin 2012, 60.000 euro, blerë në vitin 2012, me të ardhurat profesionale si avokat, në Romë.

Apartament në Vlorë, me sipërfaqe113 m2. I blerë nga ndërtuesi në vitin 2010, 70.000 euro, akoma në proces rregjistrimi.

Shtëpi me truall, me oborr dhe bahçe me ullinj shekullor, në Vlore, me sipërfaqe ndërtese 185 m2 dhe me tokë përreth3.500 m2, me vlerë  30.000 euro, dhe e ndërtuar para vitit 1990 dhe trashëguar bashkë me tokën.

Apartament në Tiranë me sip. 67m2. Në proces regjistrimi, me vlerë 34.000 euro.

Tokë arë me sip 1920m2 Vlorë, e trashëguar.

Toke e tipit kullotë me sip 300m2, e trashëguar.

Tokë arë në Vlorë parcelat me siperfaqe 7.900 m2, e trashëguar.

Tokë arë Sip.33.000m2, Vlorë. Në proces të njohjes dhe të kthimit të pronës, nga agjencia përkatese dhe autoritetet e tjera kompetente, e trashëguar.

Tokë kullotë, Sip.300.000m2, (Vlore). Në proces të njohjes dhe të kthimit të pronës, nga agjencia përkatëse sipas rezultateve të A.Q.SH, e trashëguar.

Tokë pyll, Sip.22.000 m2 në Vlorë. Në proces të njohjes dhe të kthimit të pronës, nga agjencia përkatëse dhe autoritetet e tjera kompetente sipas rezultateve të A.Q.SH, e trashëguar.

Tokë truall, Sip.1.000m2, në (Vlorë). Në proces të njohjes dhe të kthimit të pronës, nga agjencia përkatëse dhe autoritetet e tjera kompetente, sipas rezultateve të A.Q.SH, e trashëguar.

Tokë kullote/pyll, Sip.870.000 m2, nëVlorë, e trashëguar.

Tokë kullote me sip. rreth 24hektarë në Vlorë), e trashëguar.

Tokë kullote dhe pyll, me sipërfaqe rreth 38 hektarë në malin e Dukatit (Vlorë-deri në detin Jon), e trashëguar.

Tokë truall me sip.800m2 si dhe kullotë Sip.15.000m2, në Vlorë), e trashëguar.

Makinë e tipit Jeep-Daimler Chrysler, cilindrata 2500. E blerë në datën 10/07/2014, në Romë, me të ardhurat e profesionit të zhvilluar atje, 14 000 euro.

Motor i tipit BMW, K100RT, me cilindrate 987, blerë në datën 01/12/2011, në Romë, me të ardhurat e profesionit të zhvilluar atje, 4500 euro.

Arredimi i apartamenteve te sipërcituara, të blera ndërvite me të ardhurat nga aktiviteti profesional si avokat në Itali. Duke bërë një vlerësim të përafërt dhe total në mënyrë përmbledhëse, duke mos patur (tani) çmimet e sakta, 60 000 euro.

Gjendje Cash, jashtë sistemit bankar, frut i kursimeve nga të ardhurat e fituara në sajë të ushtrimit të profesionit të avokatit në Itali prej shumë e shumë vitesh, 10 000 euro.

Llogari bankare 800 euro.

Llogari bankare rrjedhëse, me fitime nga emigracioni – profesioni shumëvjeçar si avokat në Itali 34.600 euro dhe 9.400 lekë.

Llogari bankare rrjedhëse, me fitime nga profesioni,  10.0006 euro.

Libreze kursimi  të fitimeve profesionale, 2.4006 euro.

Llogari bankare njedhëse nga të ardhura profesionale, 23.400 lekë.

Llogari bankare, rrjedhëse e përbashkët me një tjetër person, 1.056 euro dhe 31.000 Lekë.

Koleksion librash (edhe të lashtë) dhe verë (edhe të vjetëruar), të grumbulluara ndërvite dhe në mënyrë të vazhdueshme me të ardhurat profesionale të njezet viteve. Vlera e përafërt 6.000 euro.

Te ardhura nga aktiviteti profesional si avokat në Itali gjatë periudhes janar – qershor 2017, (por edhe si likuidim pagese te veprimtarise profesionale te zhvilluar në të kaluarën  edhe gjatë vitit 2017),  15.000 euro.

Të ardhura, gjatë periudhës janar – qershor 2017 nga kontrata e dhënies me qera të apartamentit, 4.800 euro.

Pagesa e këstit të fundit të një kontratë  premtimi shitblerje të një siperfaqe toke e ndodhur në proces regjistrimi, si dhe detyrimet e tjera te kontrata e sipërmarrjes që do të specifikohen më tej në detaje, mbas kalimit të pronësisë së tokes, pasi ajo varet/lidhet me shitblerjen e tokës në fjale, sipas parashikimeve te Kontratës së datës 16/09/2016, të bërë në Tiranë, 29 000 euro.

Pagesa e këstit të fundit të kontratës së premtimit të shitjes të apartamentit në Vlorë. Mospagesa e deritanishme e shumës së ngelur ka qenë pasojë e mosrregjistrimit të pasurisë nga ana e ndërtuesit, dhe si rrjedhojë ka sjellë mos trasferimin definitiv të pronës, deri më sot, të apartamentit në fjalë në emër te deklaruesit/premtues bleresit. Kontrata e datës 22/11/2005, e firmosur ne Vlorë,  300.000 Lekë.

Viti 2017 (DeklarataVjetore)

Shtim i sipërfaqes së tokës që fillimisht ishte objekt i kontratës së prenotimit të blerjes së sipërfaqes prej 700 m2. Është shtuar në 1000 m2, aneks kontratën e dt 12/07/2017, dhe për rrjedhojë është shtuar çmimi nga 49.000 euro në 70.000 euro. Është paguar kësti i dytë prej 30.000 euro me të ardhurat nga puna e mëparshme si avokat dhe nga qiratë e marra nga shtëpia në Romë, 30.000 euro.

Llogari bankare, 9.984,07 euro.

Llogari bankare, 814 euro.

Llogari bankare 18.450 euro dhe dhe 1.014.000 lekë.

Burimet e të ardhurave të mësiperme janë nga puna dhe nga pasuritë e paluajtshme të dhëna me qira, sipas specifikimeve të bëra në faqet në vijim.

Pagat si komisioner qershor — dhjetor 2017, 1.864552 lekë.

Fitime profesionale të shërbimeve, me të ardhurat si avokat në Itali, 23.000 euro.

Fitime nga dhënia me qira e shtëpisë, 10.200 euro.

Fitime nga dhënia me qira e garsonieres 3.000  euro periudhës korrik — dhjetor 2017.

Pagesa e këstit të fundit të kontratës së premtim shit-blerjes së tokës në, shlyer 30.000 euro dhe pa shlyer  20.000 euro.

Pagesa e këstit të fundit të kontrates së premtim shit-blerjes së apartamentit në Vlorë. Pa shlyer 300.000 Lekë.

Viti 2018

Llogari bankarë, nga të ardhurar e qiraja së pasurisë së paluajtshme në Romë, 12.677 euro.

Llogari bankare me të ardhura nga punësimi dhe kursime të mëparshme,  1.179.206 lekë dhe 18.432 euro.

Llogari bankare dhe kursime të mëparshme të deklaruar, 9.981 euro.

Të ardhura nga punësimi si komisioner, 3.536.564 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e apartamentit sipas kontratës, 9.600 euro.

Të ardhura nga dhënia me qirasë së garsonieres sipas kontratës se paraqitur, 6.000  euro.

Bashkëshortja: Shtëpi private, 70 m2 e ndërtuar përpara vitit 1990 plus oborr/truall rreth 300 m2, në  Vlorë, ku banojnë prindërit në bashkëpronesi me familjarët. Ndërtuar nga paraardhësit me kursimet familiare, përpara vitit 1990. E pa rivlerësuar.

Toke arë 22.090 m2 dhe 2.100 m2 vreshtë në Vlorë, në bashkëpronësi me familjarët. Të përfituara nga ligji 7501/1991.  E pa rivlerësuar.

Autoveturë Toyota Yaris, 1.2, viti i prodhimit 200, në shumën 1.300 euro.

Llogari bankare në gjendje 604.120 lekë.

Të ardhura nga puna dhe leja e lindjes, 457 819 lekë./CNA.al

“Falsifikuesi” Lulzim Hamitaj/ Si u ça rrjeta e Vettingut për njeriun e Engjëll Agaçit

Falsifikuesi i Komisionit të Vettingut/ Hamitaj thirret në Prokurori

Akuzohet për fasifikim/ Dëshmon anëtari i Komisionit të Vettingut

Skandal me Komisionin e Vettingut/ Tre anëtarë të akuzuar për korrupsion, mashtrim e falsifikim

Skandali në komisionin e Vettingut/ ONM nuk nis hetimin, prokuroria hesht

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teuta i ‘rrëmben’ Kukësit Stivi Frashërin

Publikuar

-

Nga

Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë largimi i radhës te skuadra e Kukësit. Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që titullari i portës verilindore nuk do të vijojë më bashkëpunimin me nënkampionët.

28-vjeçari korçar preferon të ndërrojë ambient në sezonin e ri dhe të njëjtat burime tregojnë se është arritur akordi me “Djemtë e Detit”. Pra, në edicionin e ri futbollistik ai do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Kujtojmë që “gardiani” i njohur është prej dy vitesh pjesë e Kukësit. Paraqitjet e tij me verilindorët kanë qenë relativisht pozitive, por shpesh herë nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe kritikave.

Ka një CV të pasur pasi ka kontribuar me skuadra me emër si Flamurtari, Tirana, ndërsa është formuar te ekipi i Bylisit. Tashmë pritet të shihet se si do të vijojë aventura e tij e re në portën e durrsakëve.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: