Connect with Us

Patozi “kryqëzon” forcat e vjetra politike/ “Janë në një ndeshje jetë a vdekje”

Aktualitet

Patozi “kryqëzon” forcat e vjetra politike/ “Janë në një ndeshje jetë a vdekje”

Publikuar

-

Koordinatori i BINDJES DEMOKRATIKE Z. Astrit Patozi dhe kandidati i kësaj partie për bashkinë e Korçës, Z. Leonard Olli, të shoqëruar nga deputeti i Bindjes, Z. Andi Përmeti, kanë zhvilluar sot një takim me qytetarët e këtij qyteti në një prezantim të programit elektoral ku kanë folur edhe për problematikat e Korçës por edhe për situatën politike në vend.

“Jemi mbledhur sot në Korçë për shkak se këtij qyteti, si forcë e re politike i kemi ofruar kandidaturën dhe modelin e duhur. Nardi Olli është një personalitet i jetës publike dhe nuk është emër i panjohur për Korçën, por qytetar i Korçës i cili nuk ka pritur kandidimin për të treguar se është i zoti, atdhetar, qytetar. Dhe ne mendojmë se Korça do reflektojë sepse nuk ka asnjë arsye të ekperimentojë prapë modelin e shëmtuar qe kemi përballë, pra modelin e rilindjes.

Korça nuk ka nevojë për dikë që i thonë është djalë i mirë por bën atë çka i thonë të tjerët, nuk ka nevojë qe ta qeverisë i njëjti njeri për 12 vjet, një herë me emrin e tij dhe një herë me emër tjetër. Korça ka nevojë për një personalitet i cili do të bëjë ndryshimin e madh por mbi të gjitha për një model të ri politik.

BINDJA DEMOKRATIKE është forca e re politike e perspektivës në Shqipëri, jemi themeluar në kulmin e një tensioni politik ku shqiptarët kanë parë se ku e kanë çuar vendin forcat e vjetra politike të cilat sot janë në një ndeshje jetë a vdekje duke treguar që ata jane shkaktarët e krizës së thellë që po përjeton vendi.” – tha Z. Patozi ndër të tjera gjatë fjalës së tij.

“Ne përpiqemi të ofrojmë një model të ri, model i cili nuk është fjalë dhe një retorike politike. Ju që jeni këtu dhe unë që jam para jush janë modeli i ri sepse secili nga ne është njëri prej jush. Jemi nga ata njerëz që nuk e kemi parë politikën si mjet përfitimi por si një mision për të ndihmuar në radhë të parë familjen tonë për një jetesë më të mirë.

Në mënyrë që fëmijët dhe të afërmit tanë të mos zgjedhin rrugën e kurbetit sepse kjo Korçë fatmirësisht ka dhënë shumë por fatkeqësisht ka dhe “lëndinën e lotëve” që askush nuk e përmend por që është aty më e fortë dhe më kokëfortë se kurrë sepse Korça është shuar dhe po shuhet çdo ditë.

Korçës po i ikin djemtë dhe vajzat më të mirë si në të gjithë Shqipërinë por Korça po e vuan më shumë se të gjithë, diktatura e urisë i ka bërë njerëzit të fshihen, sa korçarë vijnë në takimet tona? Sa pranojnë të dalin para kamerave? Kanë frikë të gjithë, çfarë prisni të ndodhë më? Te na marrin edhe ajrin? Të na heqin kurajon për të jetuar në këtë qytet? Ky është modeli që do jetojmë prapë?

Prandaj duhet forcë të reagojmë! Punëdhënësit e vërtetë të Raqit, Nikos, Ramës nuk janë bizesmenët por jemi ne, paguhen nga taksat e qytetarit. Nëse ne nuk e pranojmë këtë dhe vazhdojmë të jemi kokëulur si në diktaturë besoj se do të vazhdojme të vuajmë dhe më shumë.” – ishte apeli i Z. Leonard Olli për qytetarët e Korçës.

 

Aktualitet

Shpërthen presidenti Meta/ Rilindja destabilizuese, organizatë antikombëtare

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, gjatë intervistës në emisionin “Tempora” të mbëmjes së sotme ka deklaruar se jemi në situatën e nje “grushti te butë shteti” dhe se Rilindja nuk është vetëm organizatë shqiptare, por edhe një organizatë globale, një lloj Internacionale e re socialiste, që ka qëllime të caktuara, jo në përputhje me interesat kombëtare të Shqipërisë. Por  as të stabilitetit në rajonin tonë.

” Për fat të keq jemi në situatën ku edhe pa thonjëza mund të thuhet i një grushti të butë shteti, pra të asgjësimit të gjithë institucioneve, të izolimit edhe të Presidentit si të vetmit institucion – sepse këtu vetëm dy institucione janë që nuk i ka marrëmazhorancës, që janë Presidenti i FSHF-së dhe Presidenti i Republikës, sepse të gjithë të tjerat po ta shikoni i ka marrë, i ka uzurpuar – dhe në këto kushte unë bëj detyrën time për të ruajtur qetësinë, për të shmangur konfliktet dhe gjakderdhjen. Dhe për një gjë të paktën jam i qetë deri tani që e kemi shmangur këtë gjë, megjithëse përpjekjet do të vazhdojnë.

Sepse e kam thënë edhe më përpara dhe do e përsëri, kjo situatë në Shqipëri nuk është e rastësishme dhe duhet të kemi parasysh se Rilindja, pasi unë nuk kam asgjë me socialistët, jam vetë socialist si pikëpamje, si formim pra, Rilindja nuk është thjesht një organizatë shqiptare. Është edhe një organizatë globale, një lloj Internacionale e re socialiste, që ka qëllime të caktuara, që në vlerësimin tim nuk janë në përputhje me interesat kombëtare të Shqipërisë, por edhe të shqiptarëve dhe as të stabilitetit në rajonin tonë”, ka thenë presidenti Ilir Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi-14 vjeçe nuse!/ Fenomeni i martesave të minoreneve vazhdon

Publikuar

-

Nga

Historia e veçantë në Fiks Fare mbrëmjen e së martës tregoi edhe një herë se ende ka familje që i martojnë vajzat e tyre në moshë minorene, pa kuptuar se çfarë problematikash sociale mund të sjell më vonë një martesë e tillë.

 Eglantina ishte vetëm 14 vjeçe kur u martua nga babai i saj pasi nuk donte t’ia prishte qefin. Sot ajo është 17 vjeçe dhe e ve me një vajzë 7 muajshe. Bashkëshorti i saj u vetëvra para disa javësh në fshatin Plan Bardhë në Klos.

Eglantina tregon për Fiks Fare se si ishte jeta e saj pasi u martua 14 vjeçe. Me bashkëshortin 13 vjet më të madh kishin pasur vetëm mosmarrëveshje, pasi ai shpesh pinte dhe më pas e dhunonte. Pas një dite që babai i saj i kishte dhënë bekimin e martesës ishte mbytur aksidentalisht në lumë dhe në shtëpinë e saj të vajzërisë tashmë kishin mbetur vetëm nëna dhe 2 motrat.

Jeta e saj kishte ndryshuar totalisht dhe ishte vazhdimisht në dhunë fizike dhe psikologjike. Madje pjesë e tyre ishte bërë një herë edhe nëna e saj, ku te tre në makinë bashkë me vajzën e vogël, bashkëshorti i kishte nxjerrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do e vriste. Pas kësaj ngjarje nëna e kishte larguar dhëndrin nga shtëpia, duke mos e lënë më të bijën të vuante nga dhuna që ushtronte i shoqi. Aty fillojnë edhe problemet më të mëdha sociale, ku si pasojë pati një të vdekur.

Eglantina tregon tmerrin që ka përjetuar ditën e fundit të jetës së bashkëshortit të saj. Edhe pse para pak ditësh si pasojë e dhunës dhe kërcënimeve pa fund ishte pajisur me urdhër mbrojtje , kjo nuk e ka penguar 30 vjeçarin të shkonte me armë në dorë në shtëpinë e saj.

“Unë isha në shtëpi, me motrat e mia. Mami nuk ishte në shtëpi. Dy motrat ikën te bagëtia. Unë kisha gocën e vogël në krahë, 7 muajshe.

Burri i fut brenda me një automatik, e mbante në dorë, e mbylli derën me çelës dhe më tha se do të vrasë ty dhe veten. Nga të bërtiturat e mia erdhën edhe motrat e të treja po bërtisnim” tregon Eglantina.

Për 20 minuta ajo ka mbetur e vetme me bashkëshortin e saj në një dhomë pasi motrat e saj ai i mbylli në një dhomë tjetër. Nga të bërtiturat e vajzave komshinjtë dhe familjarët e tjerë kishin njoftuar policinë, por ai i kishte kërcënuar edhe ata.

Në gjendje të rënduar psikologjike 30 vjeçari më pas ishte larguar, ku dhe u gjet më vonë nga policia i pa jetë me një plumb në kokë./Top Channel

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kur është gati SPAK për të nisur “kryqëzatën”?/ Përgjigjet Gent Ibrahimi, kryetari i KLP

Publikuar

-

Nga

kreu i KLP

Shqipëria ka patur gjatë 28 viteve tranzicion 24 ministra Drejtësie, por nuk ka patur Drejtësi. Tre vjet pas ndryshimeve të thella kushtetuese që i hapën rrugën reformës në drejtësi- publiku pret ende të shohë ngritjen e institucioneve të reja dhe mbi të gjitha pret të shohë “dhëmbët” e drejtësisë së re.

Një nga emrat e rinj që është bërë pjesë fjalorit të gjuhës shqipe është SPAK- e thënë thjesht: Prokoruria e Posaçme.

Objekt i punës së këtij institucioni janë veprat penale të korrupisonit dhe krimit të organizuar. SPAK  nuk pritet t’i nxjerrë fundin “krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta”, por pritet të jetë fillimi i fundit të një epoke që për emërues të përbashkët ka patur fjalën: PANDëSHKUESHMëRI.

Prej vitesh në raportet vjetore të Komisionit Europian është kërkuar hetimi, gjykimi, dhe ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta. E njëjta fjali u vendos kusht në listën e detyrave të Këshillit Europian që Shqipëria të hapë negociatat.

Pyetja sot është: kur do të nisë punën SPAK dhe a ka dhëmbë për  të bluar një lloj “mishi” me të cilin nuk është mësuar të merret drejtësia shqiptare.

Drejtësi e vonuar, është drejtësi e mohuar – thotë një maksimë e njohur për të gjithë juristët.

Interesi, kurioziteti dhe pritshmëritë për SPAK – janë në rritje veçanërisht po të kihet parasysh se kë mund të hetojë institucioni i ri:

Presidentin e Republikës,

Kryetarin e Kuvendit.

Kryeministrin.

Ministrat, zv/ministrat.

Deputetët.

Kryetarët e bashkive.

Me një fjalë: piramidën e pushtetit.

Po a është gati SPAK për të nisur kryqëzatën?

Kësaj pyetjeje i ka dhenë përgjigje Gent Ibrahimi, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë(KLP), institucion që “veton” kandidatët për SPAK dhe që liston edhe kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës.

I ftuar në emisionin “Përballje”, Ibrahimi ka thenë

Sa i takon stadeve mund të flasim edhe me data të përafërta. Jemi në një fazë tani ku SPAK-U është vërtet mbrapa portës dhe pritet të hyjë nga çasti në çast. Procesi që kërkon kohë dhe punë tashmë është konsumuar. Ne kemi listën me 15 kandidatë, të cilët sipas nesh janë njerëz që kanë profesionalizmin e duhur dhe vendosmërinë e duhur për të shërbyer në këtë institucion, me ato detyra, me ato objektiva që përmendët ju,” ka shpjeguar Gent Ibrahimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE