Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria e Parlamenti – CNA
Connect with us

Aktualitet

Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria e Parlamenti

Publikuar

-

Opozita do të zhvillojë sonte në orën 20:00 protestën e nëntë kombëtare e përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama.

Për mbarëvjatjen e institucioneve dhe rendit publik policia ka hartuar një sërë masash.

Mësohet se do të jenë rreth 1700 forca policie pritet që të angazhohen pranë Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Në gadishmëri pranë godinës së kryeministrisë do të jenë edhe Garda e Republikës. Në rast se nga ana e protestuesve do të ketë tentativa për të hyrë në institucione apo të kërcënojnë shëndetin dhe jetën e punonjësve të policisë do të përdorë gaz lotsjellës.

Ndërsa në disa pika, policia ka shtuar edhe kamerat e sigurisë me rezolucion më te lartë. Kjo për të bërë të mundur identifikimin e protestuesve të dhunshëm.

LEXO EDHE:  Finalizohet një tjetër operacion/ Arrestohen dy persona, procedohen dy të tjerë

Po ashtu, masa të shtuara policie të FNSH do të ketë edhe përgjatë Parlamentit, ku përveç gardhit metalik është vendosur edhe ai me gjemba.

Kufizime për qarkullimin rrugor do të ketë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht Zhan Dark. Autobusat si herën e parë s’do lejohen në qytet. Të Veriut do të grumbullohen tek pallati i sportit “Asllan Rusi”, ndërsa te Jugut tek Fakulteti i Ekonomikut.

Mësohet se opozita ka kërkuar leje në Policinë e Tiranës për zhvillimin e protestës nga ora 20.00 deri në mesnatë, por policia i ka kthyer shkresë duke i dhënë leje për protestë deri në 22:00./CNA.al

 

Aktualitet

Pritjes i erdhi fundi/ Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Publikuar

-

Këngëtarja shumë e dashur rona nishliu është bërë nënë për herë të parë.

Sipas disa burimeve për “Prive.al”, këngëtarja është bërë mama e një vjaze, të cilën e ka quajtur Noa.

Gjtihashtu thuhet se Rona dhe vogëlushja gëzojnë shëndet të plotë dhe detaje të tjera pritet të dalin në orët në vazhdim.

Le të kujtojmë që Rona u martua vitin e kaluar, larg syrit të mediave, në një ceremony private me miq dhe familjarë.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fansja ofendon keq moderatoren/ Aulona Musta e zemëruar “shpërthen” me komentet

Publikuar

-

Moderatorja Aulona Musta është një nga personazhet më aktivë në rrjetet sociale, e cila njihet tashmë për replikat që bën me ndjekësit e saj.

Fotoja e fundit e Aulonës në Instagram është bërë një temë diskutimi për ndjekësit, të cilët kanë shpërthyer në komente ofenduese ndaj saj.

Aulona ka publikuar një foto ku shfaqet me bahskëshortin e saj dhe menjëherë kanë nisur reagimet nga më të ndryshmet.

“Ti veç femër nuk je … dhe mbi të gjitha nuk mund të them mami .. çfarë edukate do i japësh vajzës tiii .. tiii je për te semafori o lal,”, i shkruante fansja ndërkohë që Aulona ja ka mbyllur gojën me përgjigjen.

LEXO EDHE:  Video-Kapet “mat” nga kamerat duke vjedhur/ Arrestohet 36-vjeçari

“Fakti që ke ëndërruar gjithë jetën të punosh te semafori për vete, por u detyrove të martoheshe e lindje fëmijë në moshë të re dhe tani je e dëshpëruar, nuk do të thotë që të gjithë e kanë këtë dëshirë, o lal!

Imagjino që po rrit dy djem kjo qenia këtu…imagjino çfarë trajtimi do t’i bëjnë vajzave, duke patur shembullin e kësaj nëne! Kushedi të shkretën e ka rrahur burri ose vjehrra që në mëngjes dhe vjen më shfryhet mua…”, përfundon ajo.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ylli argjentinas hedh poshtë zërat e merkatos/ Kam folur me Conten, do qëndroj tek Inter

Publikuar

-

Pas disa paraqitjesh mjaft dinjitoze në Kupën e Amerikës me kombëtaren argjentinase, Lautaro Martinez tërhoqi vëmendjen e Barcelonës, teksa edhe agjenti i tij pranoi një interesim paraprak të katalanëve.

Megjithatë sulmuesi i Interit, i cili aktualisht po kalon ditët e fundit të pushimeve, para se t’u bashkohet zikaltërve, theksoi se është i përqendruar te skuadra e tij dhe se nuk do të dëgjojë për oferta të tjera.

LEXO EDHE:  Shfrytëzuan errësirën/ Hajdutët vjedhin dyqanin me elektro-shtëpiake

“Nuk kam folur me menaxherin tim për Barcelonën, pasi jam pjesë e Interit dhe do të vazhdoj të jem. Kam folur në telefon me Conten dhe mezi po pres t’i bashkohem skuadrës në përgatitje. Shpresoj të bëjmë një sezon mjaft të mirë si në aspektin personal, ashtu edhe atë të skuadrës”, tha Lautaro.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending