Connect with Us

Letra e një qytetari/ Kur do ta votoja Lulzim Bashën?!

Aktualitet

Letra e një qytetari/ Kur do ta votoja Lulzim Bashën?!

Publikuar

-

Kryetari i “Republikës së Re”, Lulzim Basha, është alternativa përballë Kryeministrit Edi Rama. Është njeriu që po kërkon mbështetjen e qytetarëve, që po përdor një mijë e një truke, kurthe dhe  lojëra politike për të thënë se përse duhet të votohet ai dhe pse duhet braktisur Kryeministri.

Ka filluar një aksion politik, po vazhdon në rrugën e tij, ku me krye e ku pa krye.

Por përtej aksionit që ai ka zgjedhur, mënyrës së të bërit politik, qëndrojnë qytetarët e thjeshtë, njerëzit pesimistë, apo dhjetra mijë të larguar nga PD. Ato 230 mijë vota më pak që Lulzim Basha i mori në zgjedhjet e 2017-ë apo diferenca prej mbi 300 mijë vota me Rilindjen dhe 600 mijë të tilla me të majtën e ndarë në disa copa.

Ende sot e kësaj dite nuk e kanë vënë dot gishtin në plagë edhe pse 6 vite në krye të PD ta shtojë këtë të fundit qoftë edhe me një votë, por vetëm e ka pakësuar. Nuk ka mundur dot që të bëhet një lider i fortë i PD dhe kjo për shumë arsye, nuk ka mundur që ta shërojë plagën e vjedhjes së votave të opozitës apo të ngrejë një parti më fyryrë e frymë perëndimore.

Ka njerëz që duan ta votojnë Partinë Demokratike, por nuk besojnë tek Lulzim Basha. Ka njerëz që janë lodhur me Partinë Demokratike, janë lodhur me Rilindjen, me Partinë Socialiste, më LSI e Ilir Metën, janë lodhur me kastën politike dhe nuk duan të votojnë më askënd.

Por lind një pyetje. Çfarë duhet të bënte Lulzim Basha dhe kur do ta votonte atë një qytetar i thjeshtë, një demokrat apo dhe një pa parti?

Sot ka më shumë se kurrë argumenta për të thënë se kur do të votohet Lulzim Basha.

Një pa parti ta votonte Lulzim Bashën kur të ndahej nga dy sektet simbol të blerjes së votës, të pazarit dhe korrupsionit politik  në Shqipëri. LSI e para si bandë elektorale, më pas dhe PDIU-ja, dy parti të cilat më shumë se sa moralin kanë korrupsionin politik dhe banditizmin elektoral. Pra, kur të ndahej nga këto dy sekte dhe ti denonconte ashtu si dhe Rilindjen, ndoshta do të ishte një arsye më shumë për ta votuar.

Kur të ndahej nga partitë e pavlera që skanë as një furgon me vota por duan minitsra dhe të krijonte në aleancë opozitare me qytetarët jo më kasapët e tyre mund të ketë një arsye më shumë për ta votuar.

Kur të drejtonte Lulzim Basha një lëvizje për bashkimin e së djathtës, një të djathtë të vërtetë me një platformë finale për ish të përndjekurit dhe pronarët e tradhëtuar disa here. Me një bashkim të plotë me partitë e djathta, të cilat kanë identitet historik, por edhe politik.

Ndoshta, demokratët apo shqiptarët do ta votonin më shumë Lulzim Bashën po të tërhiqej nga kryetari i PD-së dhe të rizgjidhej më pas duke udhëhequr bashkimin e të gjytha rrymave në PD por edhe forcave të djathta politike. Kjo do të ishte një platformë që do ta ndihmonte së tepërmi PD-në dhe vetë Lulzim Bashën.

Kur PD në bazë e qendër, prej Lulzim Bashës të ndërtohej mbi vlera dhe në degë e kryesi të zgjidheshin përfaqësuesit e qytetarëve, joklientela e tij dhe të atyre që ai do për të ruajtur karrigen si kryetar.

Më tej do ta votonin edhe më shumë Lulzim Bashën në qoftë se nuk do të shiste mandatet e deputetëve dhe do të vendoste mënyrën e qartë e statutore se si zgjidhej deputeti në PD, si përfaqësohet dega dhe cila ishte mënyra për ti dhënë vlerësimin çdo kandidati të mundshëm që do të përfaqësonte PD-në.

Më shumë vota e mbëeshtetës do kishte për Lulzim Bashën,  kur të kishte një platformë të qartë për biznesin, të kërkonte ndjesë publike për bashkëpunimin e tij me oligarkët dhe ata që gjoja i denoncon, të cilët i ka shërbetorë dhe i paguajnë qindra mijëra dollarë, përfshirë këtu edhe lobimet jashtë vendit.

Do ta votonin Lulzim Bashën kur ta ndahej nga kasta, e klienteleve të universiteteve private dhe korrupsionit të tyre, Henri Çilit me kompani, nga kasta e cila shkatërroi universitetin dhe arsimin e lartë shqiptar që e mbështeti reformën e Edi Ramës dhe që Lulzim Basha nuk e çoi kurrë ligjin në Gjykatën Kushtetuese sepse i ka përdorur shpesh si vasalë por edhe u është gjunjëzuar jo pak herë.

Pra, kur mos ti gënjejë më studentët, por të jetë i vërtetë përballë të tyre, të pranojë përgjegjësinë e tij dhe t’u thotë të vërtetën në sy.

Do votohej më shumë Lulzim Basha, kur të mos kishte më pazare me Edi Ramën kur të tregonte të vërtetën e marrëveshjes së tij apo për 16 milion eurot edhe të parave të dhëna nga Edi Rama, dhe të pazareve politike, të cilat nuk i tregojnë, por sot po i dalin ditë pas dite.

Lulzim Basha dhe do ta votonin kur të ndahej përfundimisht nga SOROS-i, dhe loja  me të. Kur të pranonte se kishte bashkëpunuar dhe t’u thoshtë të vërtetën në sy shqiptarëve, pse e ka pritur në selinë e PD-së, cila është lidhja e tij me Edi Ramën. Psë nuk është në krah të popullit por duke mbështetur Erion Veliajn në heshtje që të marrë drejtimin e PS.

Më shumë do ta votonin Lulzim Bashën kur Partinë Demokratike ta drejtonte vërtet ai dhe jo kunati apo familja, gruaja me pasaportë holandeze. Kur vendimet të merreshin aty në strukturat e PD-së, në institucionet e saj. Nuk do të mundet kurrë të jetë një lider Lulzim Basha në qoftë se partinë e menaxhon si një kioskë të familjes.

Do ta votonin më shumë Lulzim Bashën, kur të kërkojë arrestimin e Ilir Metës si kryekapobandën dhe kryehajdutin, i shitblerjes së votës dhe korrupsionit në Shqipëri, përfshirë këtu po të dojë edhe ish-ministrat përfshirë në skandalet e Gërdecit apo bëmat dhe gjëmat që i kanë ndodhur Shqipërisë edhe atë të 21 Janarit, përgjegjësit e vërtetë jo duke u fshehur me akuza dhe kundër akuza.

Do të votohej më shumë Lulzim Basha kur të akuzojë me emra dhe fakte të drejtpërdrejta pronarët e mediave dhe jo duke u lëpirë dhe fshehur pas trafikantëve të drogës me emra të ndryshuar, të cilat i quan media të lira për interesa klienteliste të momentit, ndërkohë që ata janë gjobaxhinjtë më të fëlliqur që qarkullojnë në tregun mediatik.

Jo duke u fshehur pas kapterëve, koçove, pasmaxhinjve me soj e sorollop, por duke u thënë të vërtetën shqiptarëve për secilin prej tyre, atëherë vërtet do ta besoni gjithçka thotë ai për median e lirë në Shqipëri.

Do ta votonin Lulzim Bashën kur të jetë vërtet transparent dhe duke treguar  tek demokratët dhe shqiptarët  se ku i gjeti 1 milion dollarët për lobimin në SHBA. Duke thënë këtë të vërtetë (se tre herë ka gënjyer) ndoshta do të qetësojë shumë shpirtra edhe për paratë ruse dhe për paratë e oligarkëve shqiptarë që kanë dhënë për këto lobime. Duhet ta pranojë njëherë e mirë të vërtetën dhe të marrin përgjegjësi ata që e kanë bërë veprimin qoftë edhe ai vetë, atëherë ai do të ishte më i besueshëm dhe më afër demokratëve. Nuk mjaftojnë disa falje të shtirura.

Luli do votohet edhe më shumë kur ta shpallë PD parti pro Amerikane dhe pro BE, të përjashtojë çdo individ që ka lidhje me Rusinë apo sekte të ndryshme politike me synime orientale për Shqipërinë.

Do ta votonin më shumë Lulzim Bashën atëherë kur të tregonte si pasuria dhe biznesit e kunatit të tij dhe familjarëve të tij u shtuan ndërkohë që biznesi në Shqipëri tkurrej. Si ka mundësi që Erion Isufi krijon 5-6 biznese gjatë kohës së Rilindjes dhe disa miliona dollarë xhiro, ndërkohë që bizneset e tjera në të njëjtat fusha falimentojnë dhe nuk kanë asnjë mundësi. Ai krijon mega kompani dhe zgjeron xhiron e tij, ndërkohë Lulzim Basha në konferenca shtypi na flet për falimentimin e bizneseve.

Cila është e vërteta dhe si qëndron ajo, kush është burimi i të ardhurave, kush janë pazaret me oligarkët dhe pse i shiti e tradhëtoi djemtë e Kukësit që protestuan në rrugën e Kombit, Lulzim Basha për kunatin?

Kur PD të mos e drejtojë Fahri Balliu apo ish spiunë të sigurimit të shtetit, fytyra të fëlliqura , rracë e sojit të tyre, atëherë Lulzim Basha do të votohej vërtet më shumë.

Kur të shpëtonte në fund të fundit edhe nga pollot, ennot e lolot që vijnë vërdallë në oborrin e PD-së, atëherë Lulzim Bashën do ta votonin shumë e më shumë.

Të mos harrojë kurrë se do ta votonin edhe më tepër, kur në PD të ktheheshin vlerat dhe parimet dhe jo në media të sokëllijnë palaçot e videove erotike e personazhe skandalesh me familjarë të dënuar për krime. Port ë përfaqësohet nga qytetaria, vlerat dhe kontributet.

Prandaj Lulzim Basha,  sot më shumë se kurrë duhet të dijë se kur do ta votojnë shqiptarët, për të mësuar se kur do të jetë lider  dhe kur mund të bëhet kryeministër.

Në rast se nuk do të reflektojë, nuk do t’i lexojë një nga një e të reagojë shumë nga këto pika që i shkruajtëm më lart dhe dhjetra e dhjetra të tjera që mund t’ia thonë demokratët e shqiptarët, kurrë nuk do të votohet në qoftë se nuk do ti kuptojë.

Edi Ramën, Ilir Metën, bandën e Rilindjes apo LSI se votojnë demokratët dhe nuk kanë për ta votuar kurrë. Dhe nuk e votojnë shumë shqiptarë, pasi pjesëmarrja në votime është më pak se gjysma e shqiptarëve që voton për të gjithë kastën politike, nga të cilat, gati 50 përqind i merr Rilindja.

Në total rreth 700-800 mijë shqiptarë vendosin fatin e katër milion prej tyre, që do të thotë se mbi tre milion të tjerë nuk shkojnë të votojnë, bojkotojnë braktisin kutinë e votimit.

Kur do ta votonte një demokrat i braktisur, një qytetar pa parti Lulzim Bashën, atëherë doishjte në rrugën e duhur, servilat dhe familja nuk mjaftojnë, me ata thjesht ngelet Lul i vocër.

Në qoftë se nuk i kupton po ka zgjedhur të vazhdo në të njëjtën jë të njëjtën rrugë do të ketë edhe më shumë bojkot, braktisje dhe Lulzim Basha kurrë nuk ka për t’u bërë as lideri i demokratëve dhe as kryeministri i shqiptarësë. DO ngelet thjesht në endrat e kunatit, Aurelës dhe disa servilëve dhe hajdutëve që presin pushtet me lugë në brez.

Mos harro më lart të kemi falur edhe shumë nga gabimet dhe fajet e tua që ti i përsërit pa ndalim. Ose vepro dhe ndrysho ose ik edhe ti bashkë me kastën e 30 viteve ku 15 ti i ke në pushtet./CNA.al

Këto janë rrjeshtat e një qytetari, të një demokrati, të një shqiptari që më shumë se partitë, Ramën, Metën, Rilindjen e kastën politike do Shqipërinë.

Aktualitet

14 centimetra dhe lëkurë me shkëlqim/ Zbulohet specia më e rrallë në botë

Publikuar

-

Një specie tepër e rrallë është zbuluar së fundmi në Meksikë i cili quhet ndryshe “Peshkaqeni me xhepa”. Ai  e ka marrë këtë emër pasi pas krahëve të tij ai ka dy xhepa dhe funksioni i tyre nuk është zbuluar ende.

Ai rritet deri në 14 centimetra dhe është klasifikuar si specia më e re. Veçoria e tij qëndron e gjitha tek ndriçimi që lëshon herë pas here.

Ai ndriçon për shkak të një lënde speciale e cila në kontakt me oksigjenin ose ujin e ngrohtë çliron dritë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ligji për median online/ OSBE i “tërheq veshin” Ramës

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesi i OSBE për Lirinë e Medias, Harlem Desir i ka drejtuar një kërkesë kryeministrit Edi Rama, në lidhje me ligjin për mediat online në Shqipëri.

Në kërkesën drejtuar Ramës,  Harlem Desir shprehet se ligji mbi mediat online, duhet rishikuar dhe duhen bërë disa përpmirësime, në përputhje me standardin ndërkombëtar.

“Unë e vlerësoj bashkëpunimin konstruktiv me autoritetet, edhe pse disa përmirësime në projektligje ende duhet të futen. Shpresoj që rekomandimet tona të merren parasysh dhe se modifikimet do të futen gjatë procesit parlamentar për të siguruar pajtueshmëri më të mirë të legjislacionit të ardhshëm me standardet ndërkombëtare mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.”-thuhet ndër të tjera në kërkesën e Harlem Desir.

Po ashtu, përfaqësuesi i OSBE, thekson se versioni i fundit i projektligjit për mediat audiovizuale përmban dispozita të reja që përcaktojnë më mirë dhe më saktësisht objektin dhe fushëveprimin e ligjit dhe përmend nevojën që AMA të respektojë standardet ndërkombëtare dhe rajonale kur të miratojë vendimet e saj.

“Është pozitive që dispozitat problematike në lidhje me regjistrimin e emrave të domenit dhe bllokimin e përmbajtjes në internet janë hequr dhe se propozimi përfshin një përshtatje specifike të së drejtës për t’u përgjigjur në mjedisin e ri të botimeve elektronike’, thekson Désir.

Në letrën e tij, Désir deklaron edhe disa çështje të mbetura që ende duhet të adresohen, të cilat ai rekomandon për të ndryshuar në procesin legjislativ.

Rishikimi ligjor propozon, në veçanti, të modifikojë nenin 132/1 që i jep AMA-s kompetencën për të detyruar ofruesit e shërbimeve të botimeve elektronike të publikojnë një kërkesë faljeje, të heqin përmbajtjen ose të futin një njoftim pop-up në rastet e shkeljeve të dispozitave në veçanti në neni i ri 33/1. Në këtë artikull, referimi ndaj ‘respektit të privatësisë dhe dinjitetit të qytetarëve’, i cili është i gjerë, i jep AMA-s fuqi të madhe të re që mund të ndikojë në lirinë e shprehjes.

‘AMA ose ndonjë organ administrativ apo rregullator nuk duhet të merret me çështjet e shpifjes, të cilat duhet të mbeten nën kompetencat e gjykatave’, tha Désir.

Analiza e plotë e bërë nga përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias Harlem Desir:

VIENË, 23 korrik 2019 – Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, i dërgoi Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama një rishikim ligjor mbi ndryshimet në Ligjin për Mediat Audiovizuale në Shqipëri, Ligjin për Komunikimet Elektronike, dhe dispozita të tjera përkatëse në lidhje me rregullimin e llojeve të caktuara të përmbajtjeve të ofruara përmes internetit.

Kjo analizë ligjore është pjesë e një procesi të gjatë konsultimi ndërmjet Zyrës së Përfaqësuesit dhe qeverisë gjatë hartimit të legjislacionit. “Unë e vlerësoj bashkëpunimin konstruktiv me autoritetet, edhe pse disa përmirësime në projektligje ende duhet të futen. Shpresoj që rekomandimet tona të merren parasysh dhe se modifikimet do të futen gjatë procesit parlamentar për të siguruar pajtueshmëri më të mirë të legjislacionin e ardhshëm me standardet ndërkombëtare mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias “, tha Përfaqësuesi i misionit.

Kërkesa është përgatitur nga Dr Joan Barata Mir, një ekspert i pavarur për lirinë e medias dhe është një version i zgjeruar dhe i përditësuar i analizës ligjore që ka bërë Zyra e Përfaqësuesit për Lirinë e Medias. “Vërej që ka pasur përmirësime të rëndësishme në krahasim me draftet e përgatitura më herët gjatë vitit. Versioni i fundit i projektligjit për mediat audiovizuele përmban dispozita të reja që përcaktojnë më mirë dhe më saktësisht objektin dhe fushëveprimin e ligjit dhe përmend nevojën që AMA të respektojë standardet ndërkombëtare dhe rajonale kur të miratojë vendimet e saj. Është pozitive që dispozitat problematike në lidhje me regjistrimin e emrave të domenit dhe bllokimin e përmbajtjes në internet janë hequr dhe se propozimi përfshin një përshtatje specifike të së drejtës për t’u përgjigjur në mjedisin e ri të botimeve elektronike “, tha Désir.

Përfaqësuesi pranoi që drafti nuk i jep kompetencë Komitetit të Pajtueshmërisë së AMA-s në lidhje me respektimin e normave morale, etike apo profesionale për ofruesit e shërbimeve elektronike të botimit. Për më tepër, drafti i tanishëm nuk përmban dispozitën e përgjithshme të përfshirë në versionet e mëparshme të cilat duket se i japin AMA-së kompetenca bllokuese të gjera dhe të pakufizuara në rastet e “shkeljeve të dispozitave të këtij ligji”, i cili do të kufizohet në rastet e veprave penale kundër fëmijëve si pornografi, nxitje të akteve terroriste ose shkelje të sigurisë kombëtare.

Në letrën e tij drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, Désir theksoi disa çështje të mbetura që ende duhet të adresohen, të cilat ai rekomandon për të ndryshuar në procesin legjislativ. Rishikimi ligjor propozon, në veçanti, të modifikojë nenin 132/1 që i jep AMA-s kompetencën për të detyruar ofruesit e shërbimeve të botimeve elektronike të publikojnë një kërkesë faljeje, të heqin përmbajtjen ose të futin një njoftim pop-up në rastet e shkeljeve të dispozitave në veçanti në nenin e ri 33/1. Në këtë artikull, referimi ndaj “respektit të privatësisë dhe dinjitetit të qytetarëve”, i cili është i gjerë, i jep AMA-s fuqi të madhe të re që mund të ndikojë në lirinë e shprehjes.

“AMA ose ndonjë organ administrativ apo rregullator nuk duhet të merret me çështjet e shpifjes, të cilat duhet të mbeten nën kompetencat e gjykatave”, tha Désir.

Analiza gjithashtu sugjeron një formulim të ri për paragrafin 3 të nenit 132, i cili përcakton mundësinë, në rastet kur shërbimet e medias elektronike “mund të favorizojnë” veprat penale të pornografisë së fëmijëve, inkurajimi i akteve terroriste ose shkelja e sigurisë kombëtare, “të bllokojnë qasjen në internet “. Formulimi i propozuar synon gjithashtu qartësimin e kompetencave të Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (NAECES), AMA dhe AKEP në këtë fushë.

Shqyrtimi ligjor ngre shqetësime rreth kompetencave të dhëna AKEP-it në propozimin për ndryshimin e Ligjit për komunikimet elektronike, lidhur me miratimin e masave për të mbrojtur një gamë të gjerë interesash, duke përfshirë interesat e vendit, sigurinë publike, të drejtat themelore dhe çdo dispozitë të përfshirë në sistemin ligjor shqiptar. Këto nocione janë shumë të definuara dhe mund të jenë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të sigurisë juridike, proporcionalitetit dhe domosdoshmërisë dhe nuk përfshijnë rregulla specifike për mënyrën e sigurimit të mbrojtjes së lirisë së shprehjes.

Për më tepër, neni 133 i projektligjit ende i referohet gjobave ekonomike shumë të larta që do të vendosen në rastet e shkeljeve.

“Shpresoj se analiza ligjore, që përfshin një numër rekomandimesh, do të jetë i dobishëm në diskutimet e mëtejshme. Zyra ime do të vazhdojë të jetë e angazhuar ngushtë në këtë proces, i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës për të gjithë aktorët relevantë deri në përfundimin e saj “, përfundoi Désir.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fansat më të zjarrtë në botë/ Luana merr suprizën e veçantë pas koncertit

Publikuar

-

Shpesh herë moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca poston në llogarinë e saj në Instagram surprizat e veçanta që ka marrë nga fansat e saj të zjarrtë.

Gjithashtu së fundmi ajo ka publikuar në Instagram një video ku tregon surprizën e këndshme që i kanë bërë fansat pas një koncerti të zjarrtë që ka mbajtur mbrëmjen e kaluar.

Mjaft e emocionuar Luana shfleton fletët që ata i kanë dhuruar dhe tek secila prej tyre ka nga një dedikim.

Ata kanë zgjedhur të printojnë foto të këngëtares dhe poshtë tyre shprehin admirimin që kanë për të.

Një fans duket se ka kaluar përtej fotove dhe Luana ka zbuluar se ai i ka bërë dhuratë një varëse.

Kjo dhuratë duket se i ka pëlqyer shumë moderatores dhe e ka vendosur menjëherë.

 

LEXO TE PLOTE