Viktimë e përgjimeve/ Jep dorëheqje ministri i Inovacionit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Viktimë e përgjimeve/ Jep dorëheqje ministri i Inovacionit

Publikuar

-

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, dha sot dorëheqje nga posti i tij.

Dorëheqja e tij, pasoi vendimin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pjesë e së cilës është edhe ministri Beqaj, për të liruar postet në institucionet e vendit nga të gjithë zyrtarët me aktakuza të ngritura për korrupsion, raporton VOA, që në kronikën e saj vijon:

Besim Beqaj, që është zyrtar i lartë në Partinë Demokratike, së bashku me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Agim Çeku dhe këshilltarin e Kadri Veselit, Njazi Kryeziu, janë pjesë e një procesi gjyqësor në një rast përgjimesh, që u bë i njohur si rasti “Pronto” për shkak të përdorimit të kësaj fjale gjatë bisedave të përgjuara.

Në një konferencë për gazetarë, tashmë ish ministri Besim Beqaj tha se ka vendosur të respektojë vendimin e partisë por hodhi poshtë akuzat ndaj tij.

“Jam i bindur që këto aktakuza janë të pabazuara në fakte dhe argumente ligjore dhe se drejtësia do të vërtetojë këtë. Unë besoj që drejtësia do ta vërtetojë pafajësinë time. Aktakuza që unë përballem ka një mal të metash që në fillim është aplikuar si një drejtësi selektive. Gjatë angazhimit tim politik jam udhëhequr nga dy ndarje themelore zbatimi i ligjit dhe profesionalizimi”, tha zoti Beqaj.

Vendimi i Partisë Demokratik për të larguar zyrtarët e saj me aktakuza është mirëpritur nga shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, e cila shkroi në rrjetet sociale se pret që “ky standard të zbatohet në të gjithë spektrin politik dhe nga të gjitha partitë në Kosovë”.

Kosova vazhdon të kritikohet për mungesë të vullnetit për të luftuar korrupsionin, ndërsa ambasadorët perëndimorë në Kosovë kanë shtuar kritikat kohëve të fundit ndaj institucioneve të vendit për emërimet e zyrtarëve të dënuar për krime lufte dhe me aktakuza të ngritura nëpër gjykata.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Më vjen keq, por nuk jam e interesuar”/ I riu “masakron” 18 vjeçaren

Publikuar

-

Një ngjarje shokuese ka ndodhur orët e para të mëngjesit në qendër të Manchesterit, ku një vajzë 18 vjeçare është dhunuar nga një grup djemsh.

Gabrielle së bashku me shoqen e saj po ktheheshin nga një parti, teksa djemtë i kanë ngacmuar. Gabrielle e ka refuzuar djalin duke i thënë që i vinte keq, por nuk ishte e interesuar.

Djali, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, nuk ka mundur të pranojë refuzimin dhe e ka goditur me grusht duke e lënë pa ndjenja.

Ndërkohë një student që është ndodhur aty pranë, ka ndërhyrë për t’i ndarë por si rezultat ka marrë një goditje të rëndë në fytyrë.

Policia ka hetuar ngjarjen dhe ka siguruar pamjet nga rruga ku ka ndodhur ngjarja e rëndë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Çunat problematikë” të Rilindjes/ Pas grabitjes Romeo Shehu drejton Hetimin Tatimor

Publikuar

-

By

Emërimi i personave të inkriminuar në administratë është kthyer në standart.

Njerëz më të kaluar të errët janë vendosur në pozicione dhe poste kyçe.

“Çunat problematikë” Rilindja nuk i do vetëm për zgjedhjet, por edhe në drejtimin e institucioneve.

Kështu në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës është emëruar, Romeo Shehu, një emër ky jo i panjohur për mediat dhe organet e drejtësisë.

Ai është emëruar në Maj të këtij viti, pavarësisht problemeve që ka pasur me drejtësinë.

CNA.al mëson nga burime të sigurta se ka qenë zëvendëskryeministri Erion Braçe që e ka dërguar në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës.

Romeo Shehu, i cili ndryshe njihet si i ish-dashuri i Çiljeta Xhilagës, në vitin 2012 është akuzuar për vjedhje në bashkëpunim.

Në atë kohë policia në një njoftim për mediat deklaroi se kishte arrestuar dy persona dhe kishte shpallur një të tretë (Romeo Shehun) në kërkim, pasi kishin vjedhur një magazinë.

Sipas të dhënave të Policisë në pranga kishin rënë  shtetasit E. G. 29 vjeç dhe G. F ,31 vjeç pasi në datën 26 janar të vitit 2012,  kishin vjedhur në bashkëpunim me Romeo Shehun, duke grabitur cigare me vlerë 250 milion lekë të vjetra.
Por, sot pas 7 vitesh, Shehu, ka depërtuar në administratën shtetërore dhe jo në ndonjë punë dosido, por tejet të rëndësishme.

Tashmë si mbetet veçse të mbledhë “gjobat” për shefat dhe planin e Rilindjes.

Megjithëse në kohën kur është realizuar grabitja nuk ka qenë funksionar i shtetit, sot Shehu ka shpërblime për merita të veçanta.

Vendi i punës të cilin, dyshohet se e ka zënë nëpërmjet Braçes, është e mjegullt dhe tashme do hetoje bizneset per hesap te Rilindjes por ka edhe te tjera te dhena qe akuzojne ushtarin e zv/kryeministrit. ./CNA.al

Romeo Shehu dhe Çiljeta Xhilaga

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lidhja e re e Dua Lipës/ Dy modelet “kërcënojnë” këngëtaren shqiptare

Publikuar

-

Dy modelet Gigi dhe Bella kanë “kërcënuar” këngëtaren shqiptare Dua Lipa. Kjo e fundit pas ndarjes nga 31-vjeçari Isaac Carew, ka nisur një lidhje të re dashurie me 20-vjeçarin Anëar Hadid, i cili është vëllai i vogël i supermodeleve.

Mediat rozë shkruajnë se dy motrat janë kundër kësaj lidhje. Një person i afërt me Gigi dhe Bella Hadid është shprehur se dy supermodelet kanë frikë se vëllai i tyre i vogël, vetëm 20 vjeç, do të lëndohet nga kjo lidhje me këngëtaren 23 vjeçare Dua Lipa.

“Anwar ka qenë gjithmonë i ndjeshëm, ndërsa Gigi dhe Bella e kanë mbrojtur gjithmonë atë”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending