Connect with Us

Trajneri i Debrecenit befason me deklaratën e tij për Kukësin

Aktualitet

Trajneri i Debrecenit befason me deklaratën e tij për Kukësin

Publikuar

-

Trajneri i Debrecenit “skanon” Kukësin. Pak orë pasi u hodh shorti, Andras Herczeg deklaroi se ka marrë informacionet e para për kundërshtarin e turit të parë të Ligës së Europës. Edhe pse të dhënat janë minimale, evidenton se kjo periudhë do t’i shërbejë për të zbuluar më shumë rreth stilit të lojës së verilindorëve.

“E dija se kundërshtarët që kishim në vazo kanë të gjithë potencial, por nuk është se kisha ndonjë dëshirë specifike për shortin. Di që Kukësi është fituesi i Kupës së Shqipërisë dhe e ka mbyllur kampionatin në vendin e dytë, si dhe 9 nga 25 lojtarë i ka të huaj”, tha fillimisht ai, duke llogaritur në këtë listë jo vetëm të larguarit, si Melo, Rexhinaldo e Dzaria, por edhe lojtarët me pasaportë kosovare dhe maqedonase.

“Do të na duhet që t’i studiojmë edhe më shumë dhe të mbledhim informacionet e domosdoshme. Duhet të shikojmë stilin apo perceptimin që ata kanë në lojë për të kaluar më tej. Është e qartë se ashtu si ne, edhe Kukësi do të dëshironte që të kualifikohej, ndaj secila do të mundohet që të bëjë më të mirë për t’ia dalë.

Për momentin, duhet që të përqendrohemi vetëm në dy takimet e Ligës së Europës dhe më pas të kthejmë vështrimin te kampionati hungarez, i cili ka shumë rëndësi për ne dhe fillon më 3 gusht. Kam besim se këto ndeshje do të kenë një ndikim pozitiv në përgatitjet tona”, u shpreh numri një i pankinës së Debrecenit.

LAJMI PARAARDHËS

"S'ka qendra votimi në 30 Qershor/ Voltana Ademi parathotë "mandatën"

LAJMI PASARDHËS

Zëri Amerikës: Përgjimet e publikuara nga gazeta Bild dhe reagimet e analistëve

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

FSHF bën njoftimin e rëndësishëm, kërkon të shesë emrin e stadiumit të ri

Publikuar

-

Nga

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar.

FSHF sqaron se e drejta për të qenë sponsor në impiantin modern që është duke u ndërtuar në kryeqytet përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe përfitime të tjera.

Çmimi dysheme i vendosur nga FSHF është 600 mijë euro në vit, teksa çdo kompani duhet të përmbushë disa kritere bazë.

NJOFTIMI I FSHF-së:

Federata Shqiptare Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. E drejta për të qënë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe perfitime të tjera.

Çdo kompani e interesuar duhet të permbush kriteret bazë që janë:

Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit
Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar
Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit.

Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi deri më datën 15 Gusht 2019.

Shfaqja e interesit do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij.

Procedurat e mëtejshme të zgjedhjes së kompanisë do ju njoftohen vetëm kompanive që do të shprehin interes, në një moment të dytë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Jetë të gjatë gjoksit të madh”/ Enca iu përgjigjet kritikave për ekspozimin e linjave

Publikuar

-

Enca është një nga vajzat më të komentuara të shtypit rozë. Shpesh herë ajo poston foto e video teksa ekspozon format e saj.

Së fundi Enca ka publikuar klipin e saj më të ri “Jealous”, ku mbizotërojnë vajzat seksi dhe festa të çmendura.

Kënëgtarja ka publikuar një video, teks akëndon një nga fragmentet e kënëgs më të re.

Ndërkohë që fansat kanë nisur menjëherë me komentet.

Njëra prej tyre i shkruan: “O Enca, do të bëj një pyetje. Pse në çdo video tënden e nxjerr gjoksin? Mos ma merr për keq, ti më pëlqen shumë por atë pyetje dua ta di.”- i shkruan fansja të cilës Enca ja ka kthyer:

“Le te themi qe gjoksi nuk eshte si qenushi qe e nxjerrim nga shpia kur te duam .Ne vajzat me gjoks te madh e kemi aty gjithe kohen dhe duam sduam bie gjithmone ne sy! Gjithashtu kjo ishte pjese e nje klipi ku xhiruam NE PLAZH me bikini. Une kam veshur fustan. Edhe nese do vishja dicka te mbyllur gjoksi im serish do te binte ne sy. Jete te gjate gjoksit te madh !”- është përgjigjur këngëtarja, e cila e ka postuar këtë koment edhe në Instastoryn e saj.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kultivonte drogë rreth shtëpisë/ Arrestohet 59-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, në fshatin Mallkeq të Vlorës, pasi akuzohet se kultivonte lëndë narkotike në pronën e tij.

Pas kontrollit të ushtruar përreth banesës u konstatuan të mbjella disa bimë narkotikë të dyshuara si cannabis sativa ç’ka ka çuar edhe në arrestimin e 59-vjeçarit me inicialet P.M.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë për “Kultimin e bimëve narkotike” shtetasi:

M., 59 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Selenicë pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas kultivonte bimë narkotike në pronën e tij, menjëherë pas kontrollit të ushtruar përreth banesës u konstatuan të mbjella disa bimë narkotikë të dyshuara si cannabis sattiva.

Në vijim të veprimeve Policia vuri në pranga 59 vjeçarin për veprën penale “Kultivimi i bimëve  narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE