Connect with Us

Takaj jep lajmin e madh: Do firmosin shumë lojtarë dhe do rikthehet Skënderbeu europian

Aktualitet

Takaj jep lajmin e madh: Do firmosin shumë lojtarë dhe do rikthehet Skënderbeu europian

Publikuar

-

Ardjan Takaj përpiqet të ruajë gjakftohtës inë, edhe pse heraherës KAS-i dhuron surpriza si ajo e djeshmja, kur komunikoi se është shtyrë data e vendimit final për gjyqin me UEFA-n.

Presidenti i Skënderbeut është i kujdesshëm në gjërat që thotë, por nëse qëmton mes rreshtave të deklaratës që jep ekskluzivisht për “Panorama Sport”, kupton se jo vetëm që shpresat janë të mëdha për ta fituar gjyqin, por i “shpëton” edhe fraza që i bën të ëndërrojnë tifozët korçarë:

“Skënderbeu nuk do të bëjë asnjë lëvizje në dalje pa marrë vendimin. Më pas do të afrohen shumë lojtarë dhe do të rikthehet Skënderbeu pretendent për Europë…”.

Natyrisht Takaj nuk kërkon ta kalojë masën me euforinë dhe është fare i sinqertë kur pohon se Skënderbeu i tij nuk ishte gati për Europë këtë sezon dhe në njëfarë mënyre, më mirë që u vulos mospjesëmarrja në kompeticionet europiane këtë sezon.

President, KAS shtyn vendimin për në 12 korrik. Keni ndonjë koment?

Janë ata që vendosin. Na njoftuan sot (dje) në lidhje me caktimin e datës së re. Këto janë afate që i kanë ata në dorë. Ne presim vetëm vendimin. Për ne rëndësi ka që të fitojmë pafajësinë. Përveç kësaj, nuk është se kemi ndonjë dëshirë tjetër.

Kjo do të thotë se edhe këtë sezon Skënderbeu mbetet pa Europë?

Të them të drejtën, më mirë që ndodhi kështu. Nuk ishim gati për Europën këtë sezon dhe kjo nuk është për t’u fshehur. Skënderbeu nuk kërkon thjesht pjesëmarrjen në Europë. Ne kërkojmë që të vijojmë paraqitjet e mira në këtë kompeticion, ashtu siç kemi bërë në dy vite kur u bëmë pjesë e grupeve.

Ne këtë vit nuk do të kishim mundësi që të ecnim në të njëjtat ritme për shkak se do gjendeshim të papërgatitur. Kështu që Europa për ne këtë sezon nuk është se na lë peng të madh. E përsëris, për Skënderbeun nuk ka rëndësi thjesht pjesëmarrja.

Pra, nga kjo shtyrje e vendimit varet edhe faza përgatitore?

Pa dyshim që po. Ne ishim përgatitur që në varësi të vendimit të dilnim edhe në fazë përgatitore. Në momentin që vendimi u shty, atëherë kemi kohë për të menduar për fazën. Do të presim fillimisht që të marrim përgjigjen e KAS dhe më pas do të veprojmë.

Edhe trajneri mbetet pezull. A është e vërtetë se keni komunikuar me Dajën?

Nuk dua të komentoj asgjë në lidhje me këtë pjesë. Trajneri është diçka që do të vendoset nga ne. Por më e rëndësishme për momentin mbetet që Skënderbeu të fitojë pafajësinë. Më pas do të shohim gjithçka. Nëse fitojmë pafajësinë, ne i kthejmë lavdinë Skënderbeut dhe vijojmë të kemi objektiva madhorë në Europë, siç ishte ai ekip që i bëri krenarë të gjithë shqiptarët.

Flitet për rikthimin e Gavazajt dhe afrime të tjera. Si mendon Takaj?

Unë them vetëm kaq: Skënderbeu nuk do të bëjë asnjë lëvizje në dalje pa marrë vendimin. Më pas do të afrohen shumë lojtarë dhe do të rikthehet Skënderbeu pretendent për Europë.

LAJMI PARAARDHËS

Shpërthen Neritan Ceka/ OSBE bashkëpunëtore e këtij aparati kriminal

LAJMI PASARDHËS

Saimir Kodra degjeneron Lulzim Bashën

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Pranohet kërkesa e PS/ Kolegji Zgjedhor çertifikon këshillin e parë bashkiak

Publikuar

-

Nga

Kolegji Zgjedhor ka çertifikuar Këshillin e parë bashkiak, duke i hapur rrugën betimit të kryetarit.

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për të certifikuar këshillin bashkiak të Urës Vajgurore.

PS-ja iu drejtua Kolegjit duke marrë certifikimin për bashkinë e parë, pasi KQZ nuk mund të të vendoste për këshillat.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të certifikonte këshillat bashkiakë, pasi nuk kishte 5 votat e mundshme që duheshin duke qenë se në cdo vendim që është marrë për 30 Qershorin, kryetari i KQZ-së Klement Zguri ka votuar kundër.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Surpriza e madhe e trajnerit Lerda, ja kë do fusë titullar ndaj Sherif Tiraspolit

Publikuar

-

Nga

Partizani pret të enjten në stadiumin “Selman Stërmasi” moldavët e Sherif Tiraspol. Kundërshtari megjithëse superior në buxhet mbetet i një niveli më të ulët se azerët e Karabak.

Trajneri Franko Lerda pritet ta rreshtojë ekipin në një skemë akoma dhe më sulmuese. Një ndër ndryshimet e shumta që italiani pritet të bëjë është hedhja në fushë nga minuta e parë e mesfushorit venezuelian Aristoteles Romero.

Futbollisti i huazuar nga Krotone nuk ka qenë në stol në dy ndeshjet me Karabak, por shansi i 23-vjeçarit për të treguar veten pritet të vijë ndaj ekipit moldav.

Aktivizimi i fundit i Romeros si titullar daton më 4 dhjetor të vitit të kaluar, në takimin e Kupës së Itali, ku Krotone u ndesh me Bolonjën.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Landi kujton mikun e tij të ndjerë / Publikon intervistën e Dr Florit dhe i “preku” të gjithë

Publikuar

-

Këngëtari i njohur i grupit West Side Family, Landi Hysi është bërë shumë nostaligjik, duke përkujtuar mikun e tij të ndjerë, Dr Florin.

Landi ka publikuar një video e cila tregon një nga intervistat e Dr Florit me Ardit Gjebrean. Gjatë kësaj interviste të bërë kohë më parë, Dr flori fliste për këngën e tij të preferuar “Mbi gjithçka”.

“Asnjë këngë nuk më emocionon kaq sa kjo. Edhe të tjerat më pëlqejnë, por kjo është ndryshe. Aty është bërë një magji e vërtetë”,-shprehet Dr. Flori duke pasur parasysh performancën në ‘Kënga Magjike’.

Për ata që e kanë ndjekur dhe dashur shumë kantautorin e njohur, me siguri kjo intervistë ju sjell nostalgji, ndërsa për miqtë e tij të ngushtë, kujtimet me të janë çdo moment aty dhe herë pas here shprehen në forma të tilla.

Kujtojmë se Dr. Flori u nda nga jeta në nëntor të 2014-ës në moshën 35-vjeçare.

LEXO TE PLOTE