Connect with Us

Rrugët e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor përmes medias satelite

Aktualitet

Rrugët e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor përmes medias satelite

Publikuar

-

Një studim i Fondit Marshall Gjerman në Shtetet e Bashkuara, vë në pah se zhgënjimi i përgjithshëm me Perëndimin në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka krijuar një truall për ndërtimin e suksesshëm të rrëfimit që u shërben interesave ruse.

Studimi orvatet të shpjegojë shtimin e “rrëfimeve” anti-perëndimore e pro-ruse në Ballkanin Perëndimor duke vrojtuar rolin e autoriteteve lokale, agjencive lokale të informacionit shtetëror dhe jo-shtetëror, që vullnetarisht promovojnë interesat e Rusisë në të gjithë rajonin. Në veçanti, studimi shqyrton rolin e tyre në tri zhvillimet e fundit politike: referendumin për ndryshimin e emrit në Maqedoninë e Veriut në vitin 2018, mosmarrëveshjet midis Serbisë dhe Kosovës dhe zgjedhjet e vitit 2018 në Bosnje dhe Hercegovinë…

Në studim thuhet se “konflikti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës shpesh është përkufizuar si arena kryesore e betejës së madhe gjeopolitike ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit”. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe është njohur nga mbi 110 vende të botës, por jo nga Serbia, Rusia dhe pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian. Aty përmendet edhe hedhja e ideve për shkëmbim territoresh ndërmjet të dyja vendeve, qëndrimet kundërshtuese të Gjermanisë ndaj kësaj ideje dhe qëndrimit amerikan për mbështetjen e “cdo zgjidhjeje paqësore”.

Rusia, thuhet në studim, është mbështetësja kryesore e Serbisë dhe po përpiqet të sigurojë një rol ndërmjetësues. Në këtë frymë shihet edhe takimi “aksidental” i presidenti rus Vladimir Putin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Paris gjatë manifestimeve me rastin e përvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore…

Rusia është një faktor i pashmangshëm për shkak të së drejtës së vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, thuhet në studim, në të cilin nënvizohet qëndrimi i saj kundërshtues ndaj ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999 dhe pavarësisë së Kosovës që i sheh si “një fyerje të drejtpërdrejtë ndaj fuqisë së Rusisë në sferën e saj tradicionale të ndikimit” në rajon…

Sipas studimit, të paktën 40 portale në Serbi mbajnë qëndrime pro ruse, posaçërisht kur flitet për Sirinë, Ukrainën dhe Kosovën

Ndërmjet janarit dhe dhjetorit të vitit 2018, Sputniku publikoi 2 mijë 705 artikuj për Kosovën. Më shumë se 80 për qind janë të përqendruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO me ngjyrime qartësisht negative, ndërsa Rusia paraqitet si partner i qëndrueshëm dhe mbështetëse e fuqishme e Serbisë.

Sipas studimit, mediet e kontrolluara nga shteti, qofshin publike e private, janë nxitëset më aktive të ndjesive pro ruse.

Rrjetet dezinformuese përdorin çështjen e Kosovës duke përdorur retoriken pro serbe. Rusia dhe mediet satelite arrijnë edhe tek audienca në mesin e komunitetit serb në vendet fqinje në Mal të Zi, Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë. Këto rrjete mes tjerash vënë theksin tek fuqia e armëve të Rusisë e cila furnizoi Serbinë edhe me avionë MiG29 por edhe mjete të tjera ushtarake…

Efektet e propagandës ruse dhe rrugët e kundërvënies

Sipas studimit, efektet e propagandës ruse bëjnë që të “nxitet përplasja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të shtohet frika nga një konflikt i afërt”. Shpërndarja e rrëfimit rus në opinionin publik serb, forcon qëndrimin ndaj Kosovës si një projekt anti serb të perëndimit. Ngritja e frikës nga “armiku”, ka çuar në forcimin e mbështetjes politike për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Po ashtu, kjo propagandë ushqen ndjesitë nacionaliste në Republikën Serbë në Bosnjë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa shton urrejtjen kundër shqiptarëve.

Në studim i bëhet thirrje Bashkimit Evropian që të jetë më aktiv në angazhimin rreth “çështjeve të hapura” në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht në marrëdhëniet Kosovë – Serbi. Roli i perëndimit në konfliktin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë ëstë një shembull pozitiv i përpjekjeve të tilla.

BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara duhet të bëhen të dukshme nëpërmjet nismave të bashkëpunimit rajonal dhe vizitave politike, nëse duan të tregojnë interesin e tyre për Ballkanin Perëndimor dhe të kundërshtojnë ambicien e Rusisë për të zgjeruar praninë e saj atje.

NATO duhet të jetë më aktive në shpjegimin e rolit të saj, duke u angazhuar në diskutime kritike me kundërshtarët politikë në gjithë rajonin, në përpjekje për të zvogëluar efektet e retorikës anti-NATO, e cila duket të jetë më e fortë dhe më e suksesshme në transmetimin e mesazheve politike.

Në studim i kërkohet BE-së një qasje me e fortë ndaj propagandës dhe fushatave dezinformuese duke e trajtuar këtë si një çështje të sigurisë, ndërsa gazetarëve u kërkohet ndërgjegjësim në përballjen me keqpërdorimin e medies, ndërsa atyre duhet t’u ofrohet mbështetje për të zbuluar “lajmet e rreme” dhe format tjera të informacioneve të pasakta.

Po ashtu studimi bën thirrje për investim në veprimtaritë e shoqërisë civile dhe hulumtimet akademike që do të rrisnin ndërgjegjësimin përballë rrëfimit të satelitëve të Rusisë./VOA/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: