Opozitë e emëruar/ Aleatët e Rilindjes në krah të Bashës – CNA
Connect with us

Aktualitet

Opozitë e emëruar/ Aleatët e Rilindjes në krah të Bashës

Publikuar

-

Basha dhe Rama pas marreveshjes se 18 Majit

Opozita e sotme rezulton të jetë një vasale e emëruar e Edi Ramës, megjithëse është në një betejë të cilën pretendon se e ka të fortë, përballë tij dhe Rilindjes.

Por ky konstatim nuk është thjeshtë një akuzë apo diversion, por është një fakt dhe ka shumë arsye se pse mund të themi se kemi një opozitë të emëruar.

Gjithçka le të fillojë me Lulzim Bashën, i cili pas marrëveshjes me Ramën në vitin 2017,  ringjitet në krye të PD-së, pasi ngriu. Pësoi një humbje, pranoi rezultatin, nuk bëri asnjë ankimim shkon drejt kapjes së partisë dhe më vonë, pas rreth një vit e gjysëm kujtohet se ka një problem, dhe ky problem qenka kryeministri.

Bojkoton parlamentin dhe në ditën e fundit të bojkotit, shkon atje, paraqitet në detyre dhe pas rreth një muaj e gjysëm djeg mandatet, duke dalë në një përplasje frontale.

Por, pasi Edi Rama i ka dhënë të gjithë aletatë që ka pasur dhe pasi kishte bërë një Pazar të fortë dhe të pistë dhe tepër të panjohur me “kapon” e Rilindjes.

Le ta fillojmë nga aleati i parë.

Aleati i parë është LSI-ja. Ai që flet është Petri Vasili, ish-ministër i Edi Ramës, ai që flet quhet Ylli Manjani, ish-ministër i Edi Ramës. Ata që protestojnë dhe flasin quhen Edmond Haxhinasto, ish-ministër i Edi Ramës. Ajo që flet quhet Monika Kryemadhi, bashkëshortja e presidentit Meta, njerëzit që mbështetën Edi Ramën për të sjellë Rilindjen në pushtet dhe kërkojnë ta kalojnë me një falje.

Por, është ajo Monika që në video dje fliste dhe thoshte që Edi Rama është një njeri i veçantë dhe se Rilindja duhet të vinte në pushtet. Ndërsa sot ulëret, bërtet dhe kërcënon.

Është Ilir Meta, aleati i ngjalave të Edi Ramës që solli Rilindjen në pushtet në vitin 2013, së bashku me bandat që kandidoi “kapo-banda” e Rilindjes, me emrin Edi Rama. U bë kryetar Kuvendi, u kap në skandal me skenar dhe tentativa vrasje deputetësh e përfundoi president i zgjedhur me votat e Rilindjes. Ndërkohë që opozita në atë kohë ndodhej në çadër.

Aleati i dytë i rëndësishëm është PDIU-ja e Shpëtim Idrizit. Tashmë aleate me PD-në, por më parë ka qënë deputet socialist i zgjedhur me Fatos Nanon, më pas me ardhjen e Rilindjes në pushtet ai i bashkangjitet Rilindjes së Edi Ramës. Në zgjedhjet e 2017-ës nuk është në koalicion me të, është i vetëm, por PDIU-ja humbet Tiranën, ndërsa Edi Rama fiton i vetëm 74 mandate dhe Idrizin nuk e merr Rilindja në pushtet. Dhe në atë moment, ai pasi kaloi pak kohë shkoi tek Lulzim Basha.

Pra, një aleat i Rilindjes, pas katër vitesh në pushtet me Edi Ramën, është tashmë në krah të Lulzim Bashës, ashtu si Monika.

Po të shkojmë më tej tek Vangjel Dule, njeriu që iku nga koalicioni me PD-në në 2009-ën, shkoi tek PS-ja. Ishte një nga partitë kryesore aleate në vitin 2013 për ardhjen e Rilindjes në pushtet, së bashku me LSI-në. U bë nënkryetar Kuvendi, iku nga detyra pasi të njëjtin post Rama iu ofroi edhe çamëve të PDIU-së.

LEXO EDHE:  Fotot-Fitore e madhe/ Pas 6 vitesh në pushtet, më në fund Rilindja mbylli një aks rrugor

Një tjetër aleat i Lulzim Bashës, që ka qënë bashkëpunëtor i Ramës dhe Rilindjes socialiste, dhe mjaft i rëndësishëm për opozitën është kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Duka, ish-sekretar për Bujqësinë, ish-ministër i Fatos Nanos, i cili pas një përplasje me Edi Ramën largohet, merr drejtimin e PAA-së, dhe qëndron në opozitë.

Më tej kemi Nard Ndokën, demokristian. Ish-ministër i Sali Berishës. Më pas në aleancë me Edi Ramën, në 21 Janar ishte në krah të tij, kur për bllokun e Ilir Metës u vranë katër shqiptarë, të cilët protestonin kundër kryeministrit Berisha. Dhe në atë kohë, ministër i Brendshëm, ishte pikërisht Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike sot dhe i Aleancës që proteston kundër Rilindjes.

Të gjithë bashkë ose kanë ngrënë nga një lugë “çorbë” me Rilindjen ose kanë qënë pjesë e tepsisë apo janë ngjyer tek çorba e Rilindjes.

Lulzim Basha në marrëveshje me Ramën, Ilir Meta i cili u kryeparlamentar dhe më pas president dhe që solli Rilindjen në pushtet së bashku me ministrat e tij hajdutë dhe bandë të korruptuarish.

Më tej tek PDIU-ja e Shpëtim Idrizit. Vangjel Dulja, i cili nuk mund të lihet mënjeanë, apo Nard Ndoka dhe Agron Duka.

Këto janë partitë aleate kryesore të Partisë Demokratike.

Këtu nuk po përfshijmë Dashamir Shehin apo Fatmir Mediun, të cilët kanë dy parti të vogla dhe qëndrojnë me logot e tyre, por qëndrojnë në krah të PD-së.

Të gjithë të tjerët, i gjithë koalicioni i Lulzim Bashës është opozita e emëruar nga Rilindja, është opozita e emëruar nga Edi Rama, pas marrëveshje që bëri me Lulin në 17 maj të 2017-ës. Dhe pasi i përzieu të gjithë në “çorbën” e tij, “kryekapoja” e Rilindjes i largoi, mori pushtetin i vetëm dhe i hodhi të gjithë tek Luli, a thua se nuk i duhen më askujt.

Ndoshta nuk i duhen as Lulit, dhe do ta ketë nesër mjaft të vështirë të bëjë një qeveri me ta. Por, gjithësesi sot i ka në krah. Aleatët e Ramës dje, janë sot aleatët e Lulzim Bashës.

Ata që sollën Rilindjen në pushtet. Ata që mbajtën Rilindjen në pushtet, ata që ndane, vodhën, grabitën dhe shqyen pasuritë e shqiptarëve me Edi Ramën në pushtet, sot janë aleatë të Lulzim Bashës, të cilët kërcënojnë të djegin Shqipërinë për të ardhur në pushtet. Këtë herë jo me Edin, jo me Rilindjen, por me Lulin dhe Republikën e re. Këta nuk janë opozitë kundër Ramës por të dëbuarit e tij tek Lulzim Basha./CNA.al

Aktualitet

Nga Andi BUSHATI/ Një kapak për të fikur ‘kazanin” e kritikave

Publikuar

-

By

samitti

Disa diplomatë, OSBE-ja, shoqatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit dhe ato shqiptare të të drejtave të njeriut, po reken më kot të ngrejnë zërin, kurndër ligjit drakonian që Edi Rama ka hartuar kundër mediave online.

Ky draft, i miratuar tashmë në Këshillin e Ministrave, parashikon gjoba marramendëse (mbi 8 mijë euro) që janë baraz me falimentimin e një mediaje me buxhet të ulët dhe me me financim fraxhil. Por, sikur kjo të mos mjaftonte, në ligj i jepet e drejta AMA-s (autoriteti shqiptar i mediave), të urdhërojë heqjen e lajmeve, të marrë paratë e gjobave pa pasur ende një vendim gjykate, në emër të luftës ndaj lajmeve të pavërteta.

Kjo në fakt nuk është një lëvizje surprizuese e Edi Ramës për të kontrolluar dhe mediat e reja, kryesisht të drejtuara nga gazetarë, ashtu sikurse kontrollon katër- pesë pronarët e vetëm të TV-ve në vend.

Në vitin 2015, ai u tërhoq pas presionit të fortë ndërkombëtar nga ideja për të rikthyer dënimin e shpifjes nga Kodi Penal, i cili parashikonte burg për gazetarët. Pak më pas ai hartoi një projekt ligj të ashpër për të përfshirë edhe aktivitetin mediatik në kuadër të tregëtisë së shitblerjeve online. Krahas sharjeve, fyerjeve dhe përbuzjes për gazetarët, ai shtoi, në mënyrë të fshehtë, në paketën fiskale fundvitin e shkuar, taksën mbi raklamën, vetëm për mediat online, duke e çuar nga zero (siç e kanë TV dhe gazetat) në 20%, për të alternuar masat represive me ato financiare.

Prej disa muajsh presioni është edhe më i madh. Përgjimet fundidit të botuara nga BILD, skandalet e tenderave me dokumenta fallco të zbuluara nga mediat, parlamenti i mbushur me karagjozët e një opozite fallco dhe organizimi i zgjedhjeve lokale monopartiake e kanë bërë edhe më akute shtypjen e çdo burimi informacioni të lirë dhe të pavarur.

Pikërisht, në këtë kuadër, pothuajse kanë përfunduar tratativat për të mbyllur emisionin “Të Paekspozuarit”, i cili vetëm sezonin e kaluar, transmetoi i pari përgjimet Dako – Avdylaj dhe tenderin e Unazës së re.

Presionit të butë nuk i ka shpëtuar as edhe një program shumë më neutral dhe i balancuar si “Opinion”. Vetë Edi Rama, shefi i tij i shtypit Endri Fuga dhe Engjëll Agaçi, kanë ushtruar presion gjatë një darke pas zgjedhjeve në restorant Padam, ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke i kërkuar më pak prezencë të opozitës, më pak jehonë për temat e saj dhe duke i kujtuar gjithashtu se kjo shkon në drejtim të kundërt me benefitet që mer pronari i televizionit.

LEXO EDHE:  Çlirim Gjata nxjerr emrat/ “Ja kush janë kriminelët që duan të shkarkojnë Metën”

Pikërisht, në këtë kuadër, u shpall dhe tentativa për të ringjallur paketën anti shpifje aq shumë të dashur nga Edi Rama, e cila kërkon të thajë edhe ato oaze të vogla lirie që lindën në peisazhin mediatik shqiptar vitet e fundit.

Ndaj kësaj tentative kanë ngritur menjëherë zërin, OSBE, Shoqatat ndërkombëtare të gazetarëve dhe ndonjë diplomat i lartë europian.

Por, qasja e tyre, po aq sa është e dobët, po aq duket edhe naïve.

Pasi problemi që Shqipëria ka sot, nuk është ai i një lideri autoritar që kërkon të luftojë fyerjen dhe shpifjen përmes një pakete drakoniane dhe me masa që janë në kufijtë e ligjshmërisë.

Problemi real është se ne po rëshkasin drejt një regjimi diktatorial, me parlament njëngjyrësh dhe me zgjedhjet ku voton dhe fiton një partie e vetme.

Në një situatë të tillë, kur gjithçka po rokulliset drejt monizmit është e pa imagjinueshme ecja paralel me një media të lirë dhe me një drejtësi të pavarur. E para është e dënuar të shkatërrojë edhe këto të fundit. Bota nuk njeh asnjë rast, kur pushteti personal, ndarja arbitrare e parave publike, grabitja e votave dhe e tenderave të kenë bashkëjetuar me një sistem drejtësie të ndershëm dhe me një media profesionale.

Prandaj, sado përkrahëse të duken, vërejtjet dhe protestat e mefshta që janë dëgjuar këto ditë kundër paketës “anti shpifje”, ato nuk përbëjnë një zgjidhje. Sepse, në situatën e re ku kemi mbëritur, në pyetje nuk është më dilema se si do zbutet dhuna e pushtetit ndaj medias së lirë, por nëse është e munduar të ekzistojë një e tillë, përkrah diktaturës që po tenton të instalohet. Pikërisht për këtë, pa ndarë qëndrimin për qorsokakun drejt të cilit po e gremis vendin Rilindja, është donkishoteske të shpresosh se mund ta arrish kompromisin e një kohabitacioni paqësor mes saj edhe shtypit./Lapsi.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Gojëmjaltë dhe zemërbehar”/ Muharrem Meko “ringjit” në skenë aktorin 92-vjeçar

Publikuar

-

Muharrem Meko, drejtor i RTSH Korça, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar ringjitjen në skenë të aktorit 92-vjeçar, Koço Qendro.

Ndoshta rast unikal në historinë e artit skenik, edhe pse 92 vjeç, s’i ndahet që s’i ndahet skenës. Ai  do të shkojë së shpejti në Gjirokastër me “Kopracin”, por edhe pjesmarrës në “Koko-Fest” , këtu në Korçë”-shkruan Meko.

Postimi i plotë

Gjithnje gojemjalt e zemer behar; si per te me zbutur kur une e qortoj se perse s’ me ben nje zile e t’i dergoj nje makine ta sjelle, me fut krahun e me terheq per nga kafja, nderkohe qe Tonin Frroku nis ta ” pershendes” me batutat e tij gjithe kolor ; – e si ka kene zotnia juj, o partizani i EAM-t…?

S’ rreshtin batutat mes tyre…Koçua folë e qesh me gjithe shpirt, duke na krijuar nje atmosfere aq gazmore …

LEXO EDHE:  Rama mbledh kryesinë e PS/ Asamble brenda korrikut

Ndoshta rast unikal ne historine e artit skenik, edhe pse 92 vjeç, ne skene e bashkebisedimm, çfaq tiparet e nje aktori ne moshen me vitale te tij; memorje, energji e logjike !
S’i ndahet qe s’i ndahet skenes- na tregon se së shpejti do te shkojne ne Gjirokaster me “Kopracin”, do te jete pjesmares ne “Koko-Fest” , ketu ne Korçe etj…si edhe per monografine e sapo perfunduar, kushtuar Dhimiter Trajçes…qe sipas tij, mbetet ikona dhe themeluesi i Teatrit te pare partizan ne shqiperi …por edhe atij korçar !

Ç te them tjeter per Koçon, pervecse vizitat e tij ne Rtsh Korca, jane evente e perjetohen me mbresa, prej te gjitheve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Socialistët kërkojnë shkarkimin nga BSH/ “Bombat” e Malajt kundër Veliajt

Publikuar

-

Ish ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj, dikur deputet i Partisë Socialiste, është shfaqur herë pas herë kundër politikave të mazhorancës në pushtet, e veçanerisht kryebashkiakut Erion Veliaj.

Mjafton “ti hedhësh një sy” postimeve të tij në rrjetet sociale, kundër Veliajt, për të kuptuar dhe arsyen e vërtetë të kërkesë të njëzetë e tetë deputetëve të Partisë Socialiste për shkarkimin e Malajt nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës të Shqipërisë.

CNA.al risjell në kujtesë disa pjesë nga postimet e Malajt përgjatë muajve të fundit, ku sulmon kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Tirana nuk e meriton te qeveriset nga arrogante, nga ata qe 46 muaj kane qeverisur me gjoba dhe arrogance dhe dy muaj perpara zgjedhjeve sterlodhen te paraqiten si engjej. Genjeshtrat i kane kembet e shkurtra , njerezit e thjeshte dhe taksapaguesit e kane ndjere cdo dite arrogancen dhe babezine.”

“Eshte e vertete qe tamaja e madhe te le pa gje? Ky rast duhet bashkuar me ate te milliona pemeve te mbjella 🙂 . Askush nuk duhet te gezoj qe trajton me kaq nenvleftesim dhe arrogance popullin e vendit te tij.
Shume shpejte do te mesohet se sa jane borxhet e papaguara te bashkite te cilat me ligj ndalohen te kene buxhet me deficit.”

“Nqs do te ishim strukur perballe arrogances se Veliajt residentet do te paguanin 218 milion leke per parkim diku tjeter, I hoqen gjobat per zgjedhjet apo Veliaj e kuptoi qe me shpifje nuk na trembi dot.?? Veliaj perbetohet se eshte evropian, por qeverise si Haxhi Qamili.”

LEXO EDHE:  PD vijon akuzat/ 3 arsyet pse shqiptarët braktisën Edi Ramën në 30 Qershor

“Cfare te mbjellesh do te korresh” kete shprehje te mencur te popullit shqiptare injoroi Veliaj kur shpifte kunder socialisteve, dhe kur padurimi per pushtet jo vetme politik e ka cuar ne kete standart te trishtueshem qeverisjes. Tiranes por edhe Shqiperise nuk i duhen kryetar bashkie thjeshte te kryetareve te partive.”

“Shpifja ka qene e vetma arme e suksesit te Veliajt. ajo e ngriti ne karriere dhe ajo do ta rrezoi. Veliaj hyri ne politike si kryetar i strukturave ”paramilitare shpifese kunder socialsiteve”. Goditi kedo qe nuk i pelqente shefit te tij. Shpifi pa pike turpi per kedo, fallsifikoj deklaratat e pasurive te deputeteve te PS.”

Kur ne vitim 2005 ne Harvard pashe disa lypesa qe diten kerkonin lemoshe dhe naten flinin ne hyrje te bibliotekes(COOP) apo ne cepa rrugesh, me mentalitetin shqiptare pyeta nje profesorin tim pse nuk i hiqni?

Pergjigjia e tij me vlen dhe sot. “Arben, studentet e Harvardit duhet ta njohin jeten ashtu sic eshte”.
I gjeta lypsat aty edhe ne 2019.”CNA.al

Akuzoi Veliajn/ Socialistët kërkojnë shkarkimin e Arben Malajt

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending